Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Transformimi në pamje, përfaqësuesi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit tregon jetën e Metës në burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Transformimi në pamje, përfaqësuesi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit tregon jetën e Metës në burg
AktualitetKronike

Transformimi në pamje, përfaqësuesi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit tregon jetën e Metës në burg

Published: April 28, 2026
Shpërndaje

Ilir Meta prej 18 muajsh ndodhet në paraburgim dhe pamjet e fundit publike të tij ishin ato të arrestimit më 21 tetor 2024.

Por ish-kreu i shtetit në seancën e parë gjyqësore ndaj tij është shfaqur i transformuar. Në këto muaj në izolim ka rënë në peshë dhe ka pësuar një ndryshim në pamje.

Këtë të hënë në seancën e parë që u transmetua online, Meta u shfaq pas kafazit të xhamit, teksa pranë tij ishin ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi dhe avokati Kujtim Cakrani.

- Publicitet -

Përfaqësuesi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Zylyftar Bregu, ka treguar në ‘Top Story’ disa detaje rreth jetës pas hekurave të ish-presidentit të Shqipërisë, të cilat mendohen se lidhen me gjendjen shëndetësore të tij.

“Për shkak të një marrëveshjeje që kam me Komitetin Shqiptar të Helsinkit, nuk mund të zbardh shumë detaje. Disa gjëra, nisur edhe nga interesi i madh për shëndetin e tij, mund t’i them në një farë mënyre.

Transformimi i Ilir Metës, përfaqësuesi i Komitetit Shqiptar

Edhe unë u habita pak kur u ndesha me të për gjendjen e tij fizike. Gjatë bisedës me të, por edhe njohjes që kam, mund ta shpjegoj pak.

Ka të burgosur që e ndajnë qelinë bashkë. Këta njerëz që e quajnë njëri-tjetrin shok buke, bëjnë një kalendar që familjet t’i sjellin ushqimet në ditë të caktuara të javës, që të gjithë ata të hanë ushqim të freskët.

Z. Meta qëndron i vetëm në qeli dhe autoritetet e burgut zgjedhin të bëjnë një sjellje pak strikte, duke e lejuar familjen që t’i sjellin ushqimin e freskët vetëm një herë në javë.

Z. Meta refuzon të hajë atë që quhet ‘ushqimi i komandës’, ai zgjedh të hajë 7 ditë të javës atë ushqim që i vjen një herë në javë. Ka kufizim kilogram për ushqimin, por struktura nuk e njeh këtë kufizim, vetëm kur duan ta respektojnë rigorozisht rregulloren.

Z. Meta u ankua që nuk bënte kohën e duhur të ajrimit. Ajo gjendje tregon edhe mungesën e rrezeve të diellit të një njeriu që ka 1.5 vite në paraburgim. Dilte vetëm një herë në ditë dhe nuk e bënte kohën e nevojshme prej dy orësh, siç është në pretendimin e tij.

Jetonte i vetëm në një qeli, edhe për shkak të një plani masash të posaçme që drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka bërë për sigurinë e tij”, tha ndër të tjera Bregu.

TCH

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?