Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trazirat e Kongresit, ish-këshilltari i Trump paraqitet të kryejë dënimin me burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trazirat e Kongresit, ish-këshilltari i Trump paraqitet të kryejë dënimin me burg
BoteLajmi i fundit

Trazirat e Kongresit, ish-këshilltari i Trump paraqitet të kryejë dënimin me burg

Published: March 20, 2024
Shpërndaje

Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, u paraqit në burg të martën për të kryer një dënim prej katër muajsh. Ai u gjet fajtor për shpërfillje të Kongresit, duke u bërë zyrtari i parë i lartë që shërbeu gjatë administratës së Presidentit Trump që burgoset për një krim që ka lidhje me trazirat e 6 janarit 2021 në ndërtesën e Kongresit amerikan.

Navarro u dënua me katër muaj burg për kundërshtimin e një fletëthirrje për të dëshmuar dhe dorëzuar dokumente para një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi trazirat e vitit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump. Përpara se të dorëzohej në një burg federal në Majami, Navarro tha për gazetarët se dënimi i tij “tregonte shfrytëzimin e sistemit gjyqësor për qëllime politike”.

Ai ka mbajtur qëndrimin se nuk mund të bashkëpunonte me komisionin pasi ish Presidenti Trump kishte imunitetin e degës ekzekutive. Por gjykatat e kanë hedhur poshtë këtë argument, duke thënë se zoti Navarro nuk mund ta provonte pretendimin e tij.

- Publicitet -

“Kur të paraqitem sot në atë burg, sistemi i sotëm i drejtësisë do t’i ketë bërë një goditje gjymtuese ndarjes kushtetuese të pushteteve dhe privilegjit të ekzekutivit”, tha zoti Navarro për gazetarët. Pas votimit në Florida të martën,  Trump u pyet për rastin e zotit Navarro.

“Ai është një njeri i mirë. Ai u trajtua shumë padrejtësisht”, tha Trump, duke e quajtur atë një “patriot të madh” dhe vlerësuar punën e tij në negociatat tregtare me Kinën. “Administrata e Presidentit Biden e trajtoi atë shumë keq. Është e turpshme, por kështu është.”

Navarro, i cili shërbeu si këshilltar tregtar i Shtëpisë së Bardhë nën Presidentin Trump, u thirr për të dëshmuar nga një komision i Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me nxitjen e pretendimeve të rreme për manipulime në votimet e vitit 2020 në prag të trazirave në ndërtesën e Kongresit.

Navarro kishte kërkuar të qëndronte jashtë burgut, ndërsa ai apelon dënimin për t’u dhënë gjykatave kohë për të shqyrtuar sfidën e tij. Por gjykata federale e apelit në Uashington e mohoi kërkesën e tij, duke thënë se apeli nuk kishte gjasa ta ndryshonte vendimin për dënimin e tij.

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, John Roberts, refuzoi të hënën që të përfshihej në çështje, duke thënë në një deklaratë me shkrim se ai nuk kishte “ baza për të mos u pajtuar” me gjykatën e apelit. Zoti Roberts tha se kjo nuk ndikon në rezultatin përfundimtar të apelit të Navarro.

Navarro është ndihmësi i dytë i Trump i dënuar për shpërfillje ndaj Kongresit. Ish këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, u dënua më parë me katër muaj burg, por një gjykatës tjetër e lejoi atë të qëndronte i lirë në pritje të vendimit të apelit.

Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve zhvilloi hetime 18 mujore lidhur me trazirat në ndërtesën e Kongresit, duke intervistuar mbi 1 mijë dëshmitarë, zhvilluar 10 seanca dëgjimore dhe siguruar dokumente që tejkalojnë mbi 1 milion faqe.

Në raportin e tij përfundimtar, komisioni arriti në përfundimin se Trump u përfshi në mënyrë kriminale në një “komplot shumëpjesësh” për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve dhe dështoi të vepronte për të ndaluar mbështetësit e tij që të sulmonin Kapitolin.

Prokurori i posaçëm Jack Smith ka ngritur akuza ndaj Trump për komplot për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 përballë demokratit Joe Biden. Kjo çështje është në pritje ndërsa Gjykata e Lartë peshon pretendimin e zotit Trump se gëzon imunitet nga ndjekja penale. Gjykata e Lartë ka në plan të dëgjojë argumentet për këtë çështje muajin e ardhshëm.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    March 20, 2024 at 10:04 am

    VO:
    -Kur në SHBA në vëndin më demokratikë në botë ish Presidenti TRAP kur humbi zgjedhjet kërkoi të DESTABILIZOI e pushtoi KAPITOL me gjakderdhje..çmund të ndodhë në KREMLIN,KINË,K.VERIUT..Apo siç ka ndodhur në Shqipëri nga AVENTURIERI,TIRANI,HAJDUTI,VRASËSI Sb i dekumentuar NON GRATA nga QEVERIA TRAMP dhe i deklaruar nga Administrata BIDEN..!
    -Edhe drejtësia në Amerikë i zvarrit shumë çështjet dhe po e FAL Trampin si fatkeqsi e madhe për Amerikën & EUROPËN me deklaratat e tij ekstremiste.
    -Uroi që të fitoi Presidenti Aktual BIDEN.

    Reply
  • Arben says:
    March 20, 2024 at 6:02 pm

    votat e nxjerra nga kutite ne zgjedhjet e amerikes

    2008 = 129 milion = obama
    2012 = 127 milion = obama
    2016 = 129 milion = Trump
    2020 = 160 milion = bideja

    po keta qe vodhen votat, nuk kane faj fare, aman ere.

    Reply
    • Arben says:
      March 20, 2024 at 6:02 pm

      dmth qe mbushen kutite, se u ngaterrova

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Skenë lufte pranë Kryeministrisë, hidhen molotovë dhe ujë, protestuesit i vënë flakën një automjeti
  • VIDEO: Moment paqeje dhe përqafime mes protestuesve dhe policisë në Elbasan
  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
  • Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët
  • VIDEO: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij

Komentet e Fundit

  1. Detari on Dëshmia e një shtetasi amerikan në Ambasadë: Çfarë më ndodhi në Sheshin Skënderbej
  2. detto tra noi on VIDEO: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij
  3. Kris Pano on “Duart e huaja”
  4. Aldrin on Tensione në protestën për Muzeun Hebraik në Vlorë, protestuesit tentojnë të hyjnë brenda
  5. Aldrim on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?