Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trazirat në Francë pas vrasjes së adoleshentit nga policia, vihen në pranga 150 persona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trazirat në Francë pas vrasjes së adoleshentit nga policia, vihen në pranga 150 persona
AktualitetBote

Trazirat në Francë pas vrasjes së adoleshentit nga policia, vihen në pranga 150 persona

Published: June 29, 2023
Shpërndaje

Forcat e sigurisë në Francë kanë arrestuar 150 persona në natën e dytë të trazirave që u nxitën pas vrasjes së një adoleshenti nga policia, bëri të ditur ministri i Brendshëm.

Ministri Gerald Darmanin i përshkroi trazirat si “të patolerueshme”.

“Një natë e patolerueshme e dhunës kundër simboleve të Republikës, me ndërtesat komunale, shkollat dhe stacionet policore të djegura ose të sulmuara”, shkroi Darmanin në Twitter, duke shprehur mbështetjen për policinë.

- Publicitet -

“Turp për ata që nuk bën thirrje për qetësi”, shtoi ai.

Nahel M., 17 vjeç, u qëllua me armë zjarri në gjoks mëngjesin e së martës. Ky incident ka nxitur debatin në Francë lidhur me taktikat që përdor policia, e të cilat për një kohë të gjatë janë kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut lidhur me trajtimin e njerëzve me të ardhura të ulëta, veçmas të pakicave etnike.

Nëna e adoleshentit bëri thirrje për një marsh të enjten, në nderim të djalit të saj të vetëm.

Përveç në Paris, përleshje mes policisë dhe protestuesve të mërkurën mbrëma ka pasur edhe në Tuluz, Lion dhe Dizhon.

Afër 2.000 policë u dislokuan në Paris, teksa protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe gjësende të tjera në drejtim të zyrtarëve policorë.

“Jemi ngopur duke na trajtuar kështu. Kjo është Nahelin, ne jemi Naheli”, thanë dy të rinj teksa po protestonin në rrugët e Parisit.

Nahel M. Ishte ndaluar nga policia rrugore, derisa ai po ngiste një makinë të llojit Mercedes. Policia fillimisht kishte thënë se kishte qëlluar adoleshentin, pasi ai ishte nisur me makinë drejt tyre, por këto deklarata janë në kontradiktë me disa video që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

Në videot e publikuara shfaqen dy policë duke qëndruar pranë makinës së tyre të parkuar, teksa njëri prej zyrtarëve i drejton armën shoferit. Më pas dëgjohet një e shtënë, teksa makina që po ngiste adoleshenti, lëvizë për një kohë të shkurtër dhe më pas përplaset.

Më 2005, në Francë kishin shpërthyer trazira të mëdha pas vdekjes së dy djemve me ngjyrë gjatë një ndjekjeje policore. Ato protesta rezultuan me rreth 6.000 të arrestuar.

Më 2017, Franca ndryshoi ligjet duke u dhënë më shumë të drejta policëve sa i përket përdorimit të armëve të tyre. Vitin e kaluar, 13 persona u vranë pasi refuzuan të ndalonin për kontrolle në trafik. / REL

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Horoskopi 28 Tetor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
  • Kush fitoi në Izrael: Ja pse sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë
  • 28 tetor 2026
  • Zgjedhjet në Izrael, të dhënat e para flasin për rezultat të ngushtë pa fitues të qartë

Komentet e Fundit

  1. Dursakja on Lehtëson apo shtrenjton
  2. Vlora 97 on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë
  3. Nalu on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  4. Ana on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  5. nastradini on Lehtëson apo shtrenjton

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?