Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tre eksodet që hapën dyert e Shqipërisë drejt Perëndimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Tre eksodet që hapën dyert e Shqipërisë drejt Perëndimit
AnalizaHistoriLajmi i fundit

Tre eksodet që hapën dyert e Shqipërisë drejt Perëndimit

Published: August 30, 2026
Shpërndaje

Nga Gëzim Kabashi

Ndërsa qyteti i Barit përkujton 35-vjetorin e mbërritjes së anijes “Vlora”, dëshmitë e emigrantëve risjellin në vëmendje dy eksodet që i paraprinë dhe historinë e harruar të largimit masiv të shqiptarëve drejt Perëndimit.

Tre javë më parë, Bashkia e Barit organizoi një ceremoni për 35-vjetorin e mbërritjes së anijes “Vlora”, e cila më 8 gusht 1991 zbarkoi në qytetin italian rreth 20 mijë shqiptarë të nisur nga Durrësi. Mediat italiane që përcollën ceremoninë cituan kryebashkiakun Vito Leccese, i cili kujtoi pritjen që qytetarët e Barit u rezervuan shqiptarëve, duke e cilësuar atë si një dëshmi të “solidaritetit dhe humanizmit të komunitetit”. Mbërritja e “Vlorës” në Bari është një prej episodeve më të njohura të eksodit shqiptar pas rënies së komunizmit, kryesisht falë fotografive të Luca Turit. Pamjet e shqiptarëve të drobitur që hidheshin në ujë nga bordi i anijes bënë xhiron e botës, ndërsa fotografët e ATSH-së dokumentuan në Durrës nisjen kaotike të saj. Me kalimin e viteve, këto imazhe e kthyen “Vlorën” në simbolin kryesor të eksodit shqiptar drejt Italisë. Por historia e emigracionit masiv me anije nga Shqipëria kishte nisur më herët dhe ajo e “Vlorës” përfundoi shumë më keq nga sa sugjeron sot kujtesa e ceremonive përkujtimore. Shumica e shqiptarëve që zbarkuan më 8 gusht në Bari u mbyllën në stadiumin e vjetër të qytetit, në kushte të vështira. Përplasjet mes autoriteteve lokale dhe qeverisë italiane për fatin e tyre përfunduan me vendimin për t’i kthyer në Shqipëri. Brenda pak ditësh, rreth 75 për qind e tyre u riatdhesuan me avionë drejt Tiranës. Megjithatë, “Vlora” ka mbetur në kujtesën kolektive si simboli kryesor i largimit masiv të shqiptarëve drejt Italisë, duke lënë në hije dy eksode të tjera që i paraprinë. Nga korriku 1990 deri në gusht 1991, në tre momente të ndryshme dhe në rrethana politike që ndryshonin me shpejtësi, mijëra shqiptarë kaluan Adriatikun me anije. Eksodet dëshmuan krizën e thellë të regjimit komunist dhe më pas të tranzicionit, por edhe aspiratën e shqiptarëve për liri dhe një jetë më të mirë në Perëndim. Udhëtimi i parë drejt lirisë Porti i Durrësit u bë për herë të parë pikënisje e një largimi masiv në korrik 1990, pas krizës së ambasadave në Tiranë. Mijëra shqiptarë hynë në ambasadat e Gjermanisë Perëndimore, Italisë, Francës dhe vendeve të tjera, duke kërkuar azil politik. Pas disa ditësh të kaluara në oborret e mbipopulluara të përfaqësive diplomatike, regjimi komunist pranoi largimin e tyre. Refugjatët u nisën natën me autobusë drejt Durrësit, nën mbikëqyrjen e policisë dhe ushtrisë. Fatmir Lazo, një prej shqiptarëve që kishte hyrë në ambasadën franceze, e kujton edhe sot udhëtimin. “Autobusi i pestë, pikërisht autobusi ku ndodhesha unë, pësoi defekt dhe u shkëput nga pjesa tjetër e autokolonës,” tha ai për BIRN. Ndarja nga autobusët e tjerë dhe prania e forcave të sigurisë krijuan menjëherë frikë mes pasagjerëve. “Në atë errësirë, me autobusët e tjerë të distancuar nga ne dhe me policinë e ushtrinë përreth, dikush tha: ‘Na kanë zënë pritë, do të na vrasin, na kanë rrethuar’,” kujton Lazo. Për ditë me radhë, ambasada kishte qenë për ta një strehë nga regjimi. Dalja prej saj, megjithëse i çonte drejt Perëndimit, nuk u dha menjëherë ndjesinë e lirisë. “Për ditë të tëra kishim jetuar pas kangjellave të ambasadës, në një vend që nga jashtë dukej si burg, por që për ne kishte qenë strehë dhe mbrojtje,” tha Lazo. “Brenda atyre kangjellave ndiheshim të sigurt. Tani po dilnim prej tyre dhe, në vend që të ndienim lirinë, kishim përsëri ndjesinë sikur po hynim në një burg tjetër, vetëm se kësaj here nuk kishte kangjella. Kishte errësirë, policë, ushtarë dhe një rrugë të zbrazët që nuk dinim ku do të na çonte.” Nga Durrësi, anijet u nisën drejt Brindizit dhe refugjatët shqiptarë u shpërndanë më pas në vendet që kishin pranuar t’i strehonin. Lazo jeton prej asaj kohe në Francë, ku ka shkruar dhe përkthyer disa vepra. Por korrikun e vitit 1990, që më vonë do të përshkruhej edhe si “rënia e Murit të Berlinit” për shqiptarët, vazhdon ta kujtojë në hollësi. Sipas tij, përjetimet e atyre që ikën rrezikojnë të mbulohen nga harresa, ndërsa historia e këtyre ngjarjeve mund të deformohet me kalimin e kohës. Brindizi, porti i shpresës Vetëm shtatë muaj më vonë, në fillim të marsit 1991, mijëra shqiptarë iu drejtuan përsëri portit të Durrësit. Këtë herë rrethanat politike ishin të ndryshme. Zgjedhjet e para pluraliste nuk ishin zhvilluar ende, por regjimi komunist kishte humbur kontrollin që kishte pasur vetëm pak muaj më parë. Burra, gra dhe fëmijë hynë në port dhe hipën në çdo anije që mund t’i çonte përtej Adriatikut. Brenda pak ditësh, 24 anije me afro 20 mijë shqiptarë mbërritën në Brindizi. Motopeshkatorja “26 Marsi” kishte në bord vetëm 15 persona, ndërsa anije të tjera transportuan nga 3 mijë deri në 5 mijë vetë. Më shumë se 5 mijë shqiptarë u nisën nga Durrësi me anijen “Legend”, sipas të dhënave të botuara në librin-album “Brindisi, il porto della speranza”, të Mario Adda Editore. Mediat italiane e cilësuan atë si “eksodin biblik të shqiptarëve”, duke sjellë në kujtesë edhe largimin e arbëreshëve drejt Italisë pas vdekjes së Skënderbeut në shekullin XV. Përballë mbërritjes së papritur të mijëra njerëzve, banorët e Brindizit hapën shtëpitë, shpërndanë ushqime dhe veshje dhe ndihmuan në strehimin e tyre. Alban Ikonomi ishte një prej shqiptarëve që mbërriti atë mars në qytetin italian. Ai kujton se një grua e moshuar italiane e mori atë dhe dy bashkëmoshatarë dhe i çoi në vilën e familjes së saj në bregdet. “Na ofroi të laheshim dhe të hanim dhe më pas na tregoi se ku jetonte në qytet,” kujton Ikonomi. Ata qëndruan disa muaj në Brindizi, ndërsa më pas shumica e shqiptarëve u nisën drejt qyteteve të veriut të Italisë në kërkim të punës. Ikonomi ndodhej ende në Brindizi në gusht 1991, kur anija “Vlora” mbërriti në Bari. Ai e ndoqi ngjarjen nga televizioni. “E përjetuam keq atë që pamë në TV,” tha ai. Tridhjetë e pesë vjet më vonë, Bari vazhdon të përkujtojë mbërritjen e “Vlorës” dhe solidaritetin e treguar ndaj shqiptarëve. Por historia e atyre që mbërritën në Brindizi pesë muaj më parë ka marrë shumë më pak vëmendje. Edhe në Shqipëri, tre eksodet që shoqëruan rënien e regjimit komunist dhe fillimin e tranzicionit kujtohen rrallë në mënyrë të organizuar. Ndërsa fotografitë e anijes “Vlora” vazhdojnë të riprodhohen si simbol i emigracionit shqiptar, dëshmitë e njerëzve që kaluan Adriatikun në korrik 1990 dhe mars 1991 tregojnë një histori më komplekse – atë të tre eksodeve që brenda 13 muajsh shënuan fundin e izolimit të Shqipërisë dhe fillimin e emigracionit masiv drejt Perëndimit.  

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • c says:
    August 31, 2026 at 12:42 am

    Fjalia e meposhtme ne fund te artikullit nga zoti Kabashi tingellon makabre sot (citoj)
    tre eksodet(korrik 1990-mars 1991) brenda 13 muajsh shënuan
    -fundin e izolimit të Shqipërisë dhe
    -fillimin e emigracionit masiv drejt Perëndimit. (fund citimi)
    Shume here me i zi se kete 3 eksodet eshte ai i vitit 1997 qe solli deri dhe VRASJEN E SHTETIT SHQIPTAR…
    -Kam lexuar nje liberth te ambasadorit te pare gjerman WR me titull” Shqiperia midis Kryqit dhe gjysem henes” 1987-1990 i cili paturpesisht me ambasadorin Kakabasi te Greqise mburreshin se kishin menaxhuar krizen e ambasadave per te shembur “reçimin kamanist”…
    –
    Do vije nje kohe qe”shembja kufomes se reçimit kamanist”…nga anglo amerikanet do te vlersohet me e rende se shembja e Arberise ne shekullin e 15 nga perandoria osmane…..
    –
    Jo vetem qe Perendimi menaxhoi ne vitet 90 me Banden e Tropojes rrezimin artificial te nje sistemi kufome komuniste me komunistet me te zinj te asaj kohe por..kriminalisht nuk rekomandoi ndonje Pajtim Kombetar apo ndonje plan Mini Marshall.
    –
    Turp per kete artikull si kenge dasme ne Varreza.

    Reply
  • E says:
    August 31, 2026 at 4:54 am

    Populli Italian meriton nje falenderim te madh. Na hapen dyert kur vendi yne nuk na mbante me buke.
    Jane te vetmit komshinj qe na kane pritur gjithmone dhe jane perpjekur sa here e kemi dhjere te na stabilizojne. Mbas kaq vitesh ja ku jemi , te ikur, nostalgjike , falenderues , te mireqene ne krahasim me ato vite eksodi dhe me Shqiperine drejt EU . Fat te jesh ne Europe.

    Reply
    • Shqiptari realist . says:
      August 31, 2026 at 12:50 pm

      Shqipëria nuk ka mik më të sinqertë e më pa interes se Italia . Krenarë , që e kemi fqinje këtë vënd e popull mik .

      Reply
  • Nuk ndjehem fare krenar says:
    August 31, 2026 at 5:52 pm

    Nuk e di por unë nuk ndjehem mirë kur kujtoj ato largime biblike të shqiptarëve nga vendi i tyre. Nuk u vë faj, por më duket sikur e tepruam ca. Kam një ndjenjë faji dhe turpi. Si arriti puna deri këtu?! Edhe në vende që janë bombarduar nuk ka pasur ikje të tilla të papara! Mos vallë ne shqiptarët nuk jemi atdhetarë?! Apo duam shtete gati, si puna e vezëve të qyqes?!

    Reply
  • Ramo Mezini says:
    August 31, 2026 at 10:07 pm

    PER KOMENTUSIN ME INICIALIN, E. KEJO FOTO TREGON SAKTESISH NDERGJEGJEN E ULET DHE PA AFTESIN E ENVERIT DHE BANDES TIJ TE VETQUAJTUR DIKTATOR TE PROLETEARIATIT. ATA SHKELEN MBI GJAKUN E ATYRE DJEMVE E VAJZAVE QE DHANE JETEN NE LULE TE RINIS PER BARAZI SHOQERORE DHE MIREQENIEN E POPULLIT DHE JO TE BENIN JET PASHALLARESH NJE GRUPI NJEREZ NE QEVERRISJE DHE POPULLI TE PRIVOHEJ NGA CDO E DREJT E CDO LIRI. KEJO FOTO MUA ME BEN TE NDIHEM MIRE PER DY TENTATIVA ARRATISJE NGA SHQIPERIA PARA VITIT 1980. NDONSE AS PAK I VLERESUAR PER ATO SAKRIFICA EKSTREME, POR JAM I KENAQUR SE ARMIQT E POPULLIT I PASH ME SYT E MI ATJE KU ATA MERITONIN TE ISHIN.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 24 shtator 2026
  • Filip Çakuli: Urgjenca e SPAK-ut për ta bërë publik arrestimin e kreut të SHISH fsheh një hall të madh
  • SHBA-ja dhe Kina negociojnë, fuqitë e mesme pozicionohen
  • VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  • Hosteni.com, rikthimi i një legjende! Satira e mprehtë e shkollës Çakuli sfidon kohën

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  2. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  3. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Kohë on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?