Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: TRE KONTRATA: Rreth 4 miliardë euro koncesione u firmosën ditët e fundit të vitit, kush i përfiton dhe si do funksionojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > TRE KONTRATA: Rreth 4 miliardë euro koncesione u firmosën ditët e fundit të vitit, kush i përfiton dhe si do funksionojnë
EkonomiLajmi i fundit

TRE KONTRATA: Rreth 4 miliardë euro koncesione u firmosën ditët e fundit të vitit, kush i përfiton dhe si do funksionojnë

Published: January 2, 2025
Shpërndaje

Qeveria zgjodhi ditët e fundit të vitit 2024 për të miratuar tre koncesionet e autostradës Shkodër-Fier. Përmes tre vendimeve të posaçme, Këshilli i Ministrave miratoi kontratat koncesionare segmenteve nga Miloti deri në Fier.

Vendimi i parë miraton kontratën e segmentit Miloti-Thumanë. Aksi me gjatësi 13.5 kilometra, i ndërtuar nga ish qeveria e Partisë Demokratike tashmë i jepet me koncesion për 35 vjet bashkimit të shoërive “Gener 2”, “Illyrian Consulting Engineers” dhe “I.D.K- Konstruksion”. Këto kompani do të investojnë 44.6 milionë euro për përmirësimin e rrugës dhe në këmbim do të arkëtojnë tarifën 0.67 euro për çdo automjet.

Kontrata e dytë e miratuar është ajo e segmentit nga Kashari deri në Lekaj. Rruga me gjatësi 26.6 kilometër do të ketë një kosto projektimi, ndërtimi dhe mirëmbajtje prej 474,8 milionë euro për 35 vitet e ardhshme. Ajo do të ndërtohet nga bashkimi i shoqërive “Gjoka Konstruksion” sh.a, “Junik” sh.p.k., “Cobial” sh.p.k, “Pepa Group” sh.p.k, “UDHA” sh.p.k., “Geoportal” sh.p.k. dhe “A&E Engineering” sh.p.k.

- Publicitet -

Kjo rrugë nuk ka asnjë gjurmë dhe do të ndërtohet e gjitha nga paratë e kompanive private të shpallura fituese. Në këmbim ato do të arkëtojnë për 35 vjet tarifën 3.8 euro për çdo automjet.

Kontrata e fundit e miratuar është ajo e segmentit nga Lekaj në Fier. Kjo rrugë me gjatësi 46 kilometra është pjesërisht e ndërtuar, por jo në kategorinë e autostradës. Gjurma e kësaj rruge fillon pranë zonës së Luzit të Vogël me mbarimin e aksit Kashar-Lekaj dhe përfundon në fillimin e Bypassit të Fierit pranë zonës së Mbrostarit. Kompanitë e shpallura fituese në këtë koncesion janë “Fusha”, “Agbes” “Construksion” “Albavia” “Kupa” “Ante-Group”, “Klodioda” “A.L.T.E.A. & Geostudio 2000” dhe “Sphaera”.

Këto kompani do të investojnë 320 milionë euro për shndërrimin e rrugës në autostradë, mirëmbajtjen e saj për 35 vjet dhe ndërtimin e rrugëve dytësore, pasi gjurma e kësaj autostrade kalon thuajse e gjitha në zona të banuara. Në këmbim kompanitë do të arkëtojnë tarifën 2.5 euro për automjet.

Të tre këto koncesione pritet të realizojnë një qarkullim nga 1 miliardë deri në 1.3 miliardë euro secila për gjithë periudhën 35 vjeçare – raporton faqja Kapital.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • capi says:
    January 2, 2025 at 5:09 pm

    Ja si per fund viti, qeveria i futi kollodokun shqiptareve per 35 vjet. Dhe jane aq esnaf, qe i projektojne gungat (kontratat), qe po e levize menderen te hyne me thelle, sic e beri me Bexhetin.

    Jam kurioz te dija do te kete preken rruge egzistuese pa pagese? Qofsha gabim por duket se do te perdoren dhe “investohet” ne rruget egzistuese. Nese eshte keshtu gjithe shqiptaret direkt ose indirekt do preken. Indirekt eshte se do te shtrenjtohen mallrat ne treg si pasoj e rritjes se kostos se transportit.

    Reply
  • EMIGRANTI says:
    January 2, 2025 at 6:07 pm

    O capi thuhet qe ato do te ndertojne rruge dytsore. Nefillim gjithje shprehni mos besimet.

    Reply
  • Alex says:
    January 2, 2025 at 7:33 pm

    Kollodokun ka kohe ky popull po e ha qe kur pranoi Demokracine ! po prit se me e keqja ska ardhur ,
    Shpejt do ta merni vesh

    Reply
  • Sultan Edvini says:
    January 2, 2025 at 8:00 pm

    Per 27 kilometra 3.8 euro? Ali Baba e 40 hajdute.

    Reply
  • Gjek says:
    January 2, 2025 at 8:46 pm

    Rruget dytesore jane rruge anash autostrades per hyrje/dalje e per banoret e bizneset perreth. Nuk do te thote qe do ndertohet autostrade, po do zgjerohet ajo ekzistuesja e do kthehet ne autostrade… 🙁

    Reply
  • spaku pordhacaku says:
    January 2, 2025 at 11:10 pm

    Per 13,5 kilometra do investojne 44,6 meleone…!;!he te keqen e lavatrices…rruga e dyte 26,6km me kosto 474,8 meleon …ndersa e fundit,46km,cmimi eshte 320 meleon investim….gezuar 2025

    Reply
  • demo says:
    January 3, 2025 at 12:20 am

    Ata te Beratit qe qeluan me bresheri,po u shkoi huq,,i nxirrni prape,derisa te mesojne Vije shenjimi,se nuk kane bere ushtrine.

    Reply
  • Mali says:
    January 3, 2025 at 12:32 am

    MBAROI UNAZA E MADHE
    CRENDESI KA SA KUSHTOI
    NGAZELLEN QEVERIA
    NE MESNATE E INAGUROI

    GJE E BUKUR NATYRISHT
    PER ATA QE SDINE SA KANE
    PSHERETIN MILETI VARFER
    QE SAHANIN BOSH JA LANE

    Reply
  • KOHA E DELEVE says:
    January 3, 2025 at 12:45 am

    AFERIM KESAJ QEVERIE
    QE CFILITET PER MILETIN
    TIRANEN E ZBUKUROI
    NE JUG DERDHI GJITHE BUXHETIN

    SI KALAJA E ROZAFES
    RRUGA E ARBERIT TASH SA MOT
    GELLTIT FONDE SI LUBI
    FUNDIN NUK JA SHOHIM DOT

    ANES VJOSES ANES DETIT
    BUKURI ME E PA ME SY
    ANES DRINIT ANES BUNES
    GJADRI PRET VITIN E TI

    Reply
  • KOHA E DELEVE says:
    January 3, 2025 at 12:45 am

    AFERIM KESAJ QEVERIE
    QE CFILITET PER MILETIN
    TIRANEN E ZBUKUROI
    NE JUG DERDHI GJITHE BUXHETIN

    SI KALAJA E ROZAFES
    RRUGA E ARBERIT TASH SA MOT
    GELLTIT FONDE SI LUBI
    FUNDIN NUK JA SHOHIM DOT

    ANES VJOSES ANES DETIT
    BUKURI ME E PA ME SY
    ANES DRINIT ANES BUNES
    GJADRI PRET VITIN E TI

    Reply
  • Mihal emigranti says:
    January 3, 2025 at 7:42 pm

    Po.Do ta ndertoje kompania me parat e tyre(pa nxjer asnje lek nga buxheti i shtetit),ta mirmbaje për 35 vjet kush nuk e kupton nuk ka faj qeveria.!Mir mbajtja për 35 vjet e detyron ndertusin te bej pune cilsore se për ndryshe do te harxhoje nga paret e veta.Për këtë do të vendoset edhe tarifa e përdorimit të ruges.Kush nuk do ka rugen alternative.
    Kjo do të bëj që ruget te ndërtohen tani dhe buxheti t’i ja kthej privatit ngadalë.Kjo do të bëj që ruget të përdoren pa u paguar parat.!? Ku është e futura?Është një lloj si dyqani shet me kontrat për ta paguar një mall jo me para ne dorë por parat do ti paguaj për 1-2 ose sipas kontrates.dmth kosumatori mer paisjet elekroshtepiake me njëher dhe paguan avash avash,puntoret punojnë marin roga ekonomia rritet,dhe buxheti paguan më ngadal.(shemell ruga e Arberit me gjithë se ka patur probleme tek tuneli i murrizit por është i kalushëm me nje zgjetim reth 30 min.Vitin e shkuar kam kaluar vet.Tuneli do ta shkurtoj reth 30 min.Buxti i shtetit nuk ka dhen asnje shtes që ne lek qe prtendon një komentues.
    Shteti shqiptar do ti përdoroj shumë vepra me PPP para se buxhti te bëj paret.Shteti shqipëtar është i fituar.
    Anadollaket bëjn sikur nuk e kuptjn sepse bechen më shumë vepra para kohe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  2. 1 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Ethem Lalaj on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Bravo DITA !!! on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  5. oikoi on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?