Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tre miliardë dollarë armatime për Izraelin! DASH miraton shitjen e bombave e pajisjeve për shkatërrimin e eksplozivëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Tre miliardë dollarë armatime për Izraelin! DASH miraton shitjen e bombave e pajisjeve për shkatërrimin e eksplozivëve
BoteLajmi i fundit

Tre miliardë dollarë armatime për Izraelin! DASH miraton shitjen e bombave e pajisjeve për shkatërrimin e eksplozivëve

Published: March 1, 2025
Shpërndaje

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të bombave, pajisjeve për shkatërrimin e eksplozivit dhe armatimeve të tjera në vlerë gati 3 miliardë dollarë për Izraelin, u mësua nga një njoftim i Pentagonit të premten.

Shitjet e mundshme të armëve iu njoftuan Kongresit të premten pasdite me procedurë urgjente.

Ky proces anashkalon një praktikë të gjatë për t’u dhënë kryetarëve dhe anëtarëve të Komisioneve të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit mundësinë për të rishikuar shitjen dhe për të kërkuar më shumë informacion përpara se të bëhet një njoftim zyrtar në Kongres.

- Publicitet -

Shitjet përfshinin 35,529 bomba me qëllime të përgjithshme dhe për shkatërrimin e bunkerëve, të prodhuara nga kompania General Dynamics. Ndërsa Pentagoni tha se dërgesat do të fillonin në vitin 2026, tha edhe se “ekziston mundësia që një pjesë e këtij prokurimi të vijë nga rezervat e Shteteve të Bashkuara”, gjë që mund të nënkuptojë dërgim të menjëhershëm për disa nga këto armë.

Një paketë e dytë, me vlerë 675 milionë dollarë, përbëhej nga pesë mijë bomba dhe komplete përkatëse për të ndihmuar në drejtimin e bombave “jointeligjente”. Dërgimi për këtë paketë është vlerësuar se do të bëhet në vitin 2028.

Një njoftim i tretë bënte fjalë për furnizimin me buldozerët Caterpillar D9 me vlerë 295 milionë dollarë.

Njoftimet e së premtes shënuan herën e dytë këtë muaj që administrata e Presidentit Trump ka shpallur një emergjencë për të miratuar me shpejtësi shitjet e armëve në Izrael. Administrata e ish-Presidentit Biden përdori gjithashtu kompetencat e emergjencës për të miratuar shitjen e armëve Izraelit pa shqyrtim nga Kongresi.

Të hënën, administrata e Presidentit Trump anuloi një urdhër të epokës Biden që i kërkonte asaj të raportonte shkelje të mundshme të ligjit ndërkombëtar, përfshirë për armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara për aleatët, ndër ta edhe Izraelin. Administrata ka eliminuar tashmë shumicën e ndihmave humanitare për vendet e tjera.

Një marrëveshje armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit muajin e kaluar ndali 15 muaj luftime dhe hapi rrugën për bisedime për përfundimin e luftës, duke mundësuar gjithashtu lirimin e 44 pengjeve izraelite të mbajtur në Gazë dhe rreth 2,000 të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli.

Megjithatë, Izraeli dhe Hamasi kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit, duke hedhur dyshime mbi fazën e dytë të marrëveshjes që synon të përfshijë lirimin e pengjeve dhe të burgosurve shtesë, si dhe hapat drejt përfundimit të plotë të luftës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën
  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  • Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

Komentet e Fundit

  1. 1 on K.E – BELA MAFIA
  2. nastradini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. nastradini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. RITA KOKAJ on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Detari on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?