Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tregu nuk është zgjidhje për çdo gjë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Tregu nuk është zgjidhje për çdo gjë
Ekonomi

Tregu nuk është zgjidhje për çdo gjë

Published: October 7, 2023
Shpërndaje

Pabarazia është fjala kyç e të ardhmes së afërt të kapitalizmit, i cili për shumëkënd ka mbërritur në fundin e vet ashtu siç është njohur. Megjithatë kapitalizmi për disa ka ende rezerva për të bërë korrigjime dhe për të rikthyer besimin te sistemi, por edhe për të mobilizuar forca dhe energji që tashmë janë margjinalizuar. Në një intervistë për “The Guardian”, nobelisti i ekonomisë, Angus Deaton vë në dukje se pabarazia është një dukuri strukturore që është konsideruar si çështje jashtë studimeve të vërteta ekonomike, bazuar “mbi këtë besimin e fortë libertarian se…edhe nëse shqetësohesh me pabarazinë do të ishte më mirë të heshtje”.

Me të dhënat e tanishme çështja nuk mund të kalohet më vetëm si studim i sociologjisë. Që nga vitet ’80 pagat kanë mbetur në vend, kurse prodhimi është dyfishuar, 10% e familjeve më të pasura amerikane zotërojnë 76% të pasurisë. 50% më i varfër vetëm 1%. Diçka nuk funksionon dhe kjo është shumë serioze. Një problem është edhe matja e varfërisë të cilin Deaton e quan “budallallëku statistikor” që sipas tij ka sjellë që “lufta kundër varfërisë të bëhet në një luftë ndaj të varfërve”.

Administrata Trump bëri diçka tjetër: e uli kufirin e varfërisë aq sa shumë pak mund të binin poshtë saj. Por ky është vetëm një truk statistikor.

- Publicitet -

Një nga gjërat që kam mësuar është se format më të thella të pabarazisë kanë ato personazhe ku jo çdokujt i jepet e njëjta vlerë si qenie njerëzore. Kjo është një lloj pabarazie kaq shqetësuese në Amerikën e sotme. Që të kesh një status të lartë, të kesh akses në punë të mira, që të njihesh si anëtar me vlerë i shoqërisë, duhet të kesh një diplomë kolegji katër vjeçare. Nëse jo, nuk ka sesi të jesh pjesë e klasës drejtuese. Nuk merr pjesë në Kongres, nuk ke punë të mirë, je i përjashtuar nga qytetet kryesore dhe ty të ndodhin të gjitha llojet e gjërave të këqija – shprehet ai.

Ky është efekt kumulativ i dekadave të një sistemi që ka ndërtuar një hierarki e cila po krijon avantazhe përherë e më shumë vetëm për një pakicë të ngushtë. Çfarë duhet bërë?

Me politkat e duhura ka një shanc që demokracia kapitaliste të funksionojë më mirë për këdo, jo vetëm për të pasurit. Nuk ka pse të abrogojmë kapitalizmin apo të shtetëzojmë në mënyrë selektive mjetet e prodhimit. Por ne duhet të rikthejmë fuqinë e konkurencës në shërbim të klasës së mesme dhe asaj punëtore. Ka rreziqe të tmerrshme përpara nëse ne vazhdojmë të drejtojmë një ekonomi që organizohet në mënyrë të tillë që një pakicë të ketë si pre shumicën – vijon ai.

Shpresa për të ndërmarrë një reformë të tillë, për të rikthyer shpirtin e kapitalizmit qëndron edhe në faktin se ka shumë ekonomi që po e shohin atë si tipar kryesor në ndërhyrje. Sipas tij popullariteti i librit të Thomas Piketty, “Kapitali në shekullin e 21-të” që trajton pikërisht këtë çështje dëshmon se diçka po lëviz në këtë drejtim dhe se ideja se “tregu rregullon çdo gjë” është një ndër mënyrat për t’i parë gjërat, jo e vetmja.

 

p.c. /dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?