Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tritol me dron në ballkon në Tiranë, apartamenti frekuentohej nga i “forti’ i Vlorës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Tritol me dron në ballkon në Tiranë, apartamenti frekuentohej nga i “forti’ i Vlorës
KronikeLajmi i fundit

Tritol me dron në ballkon në Tiranë, apartamenti frekuentohej nga i “forti’ i Vlorës

Published: December 22, 2024
Shpërndaje

Një sasi tritoli shpërtheu në ballkonin e katit të 9 të një apartamenti në Tiranë në mësnatë që frekuentohej nga i “forti” i Vlorës, Bernard Sinomati.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar ndërsa hetuesit dyshojnë se lënda eksplozive është hedhur me anë të një droni.

“Një shpërthim i fuqishëm alarmoi Policinë e Tiranës mesnatën e së shtunës. Në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të të një pallati, rreth orës 23:45 minuta, në ballkonin e një apartamenti të marrë me qira nga një shtetase, shpërtheu një sasi eksplozivi.

- Publicitet -

Me ndihmën e forcave zjarrëfikëse, shërbimet e Policisë hapën me forcë derën pasi në banesë nuk kishte njeri dhe konstatuan të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, nga lënda plasëse.

Nisur nga rrethanat e ngjarjes dhe informacionet e grumbulluara, ku tritoli ka shpërthyer në katin e 9, hetuesit kanë ngritur dyshime se për hedhjen e eksplozivit në ballkon është përdorur një dron”, njofton Policia.

Dyshimet janë shtuar edhe më shumë pasi policia ka mësuar se banesa frekuentohej nga Bernard Sinomati, një emër i njohur për policinë i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe i dënuar në Belgjikë. Bernard Sinomati është vëllai i Sokol Sinamatit, ish anëtarit të bandës së “Gaxhait ”, dhe xhaxhai i Gëzim Sinomatit, 22 vjeçarit që u ekzekutua me snajper në janar të këtij viti në lagjen “Hajro Çakerri” në Vlorë.

Po ashtu në janar të vitit 2022 atij i është vendosur eksploziv në automjetin e tij të parkuar në qytetin bregdetar.

Hetuesit po ashtu po hetojnë edhe pistën nëse sasia e tritolit që shpërtheu mund të jetë poseduar nga personat që frekuentonin apartamentin dhe ka shpërthyer aksidentalisht ose është inskenuar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Arben Tashko says:
    December 22, 2024 at 4:51 pm

    Kjo qe ka ndodhur Po krijon nje precedent dhe
    mund te perseritet nga kushdo qe ka mundesine,
    te perdoret nje dron.

    Kerkohet qe te gjithe individet qe zoterojne drone
    ti rregjistrojne, e te kene nje licence per perdorimin
    e tyre.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    December 22, 2024 at 5:40 pm

    Kjo arme eshte me pasoja te renda . Ne vend qe te neutralizohen keto ngjarje, keto sa vijne dhe po shtohen.
    Ky eshte nje rrezik i madh se merret ne qafe edhe te pafajshemit !

    Reply
  • lenie says:
    December 22, 2024 at 5:46 pm

    Mendoj qe cdo dron duhet te jete i rregjistruar me licens !

    Reply
  • Tori says:
    December 23, 2024 at 5:58 am

    Dronet Jan ber per popull evropian,qe filmojne netyre,bejn foto, dhe eksplorojne vende te ndryshme ,,nuk Jan bere per prehistoriket shqipe qe i perdorin per te vrar dhe per trafiqe,,,duhen ndaluar,,urgjent,,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?