Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në rrugën “Nikolla Lena” në Tiranë.
Bëhet me dije se eksplozivi i ishte vendosur mjetit të avokatit, Idajet Beqiri.
Mjeti tip ‘Benz’ ishte parkuar pranë Gjykatës Civile në Tiranë dhe si pasojë e shpërthimit ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e pasme. Por fatmirësisht nga shpërthimi i lëndës plasëse janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Konkretisht, mjeti ishte në pronësi të bashkëshortes së avokatit, Nexhi Beqiri dhe po ashtu me profesion avokate.
Ndërsa, vetë Idajet Beqiri rezulton të ketë qenë në Bruskel. Ai pritej të mbërrinte mbrëmë në Tiranë, por iu anulua fluturimi.
Sa i përket autorëve, ata ende nuk dihen, por Policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Po ashtu, pritet të këqyren kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Megjithatë, nuk përjashtohet pista që shpërthimi të ketë ndodhur si një mesazh kërcënues për shkak të detyrës si avokat, apo edhe për denoncimet e shumta që avokati Beqiri ka ngritur herë pas here.

j.l./ dita

Avokatit? E keni gabim, ajo license Avokati i eshte hequr me vendim gjykate nga padite per mashtrim klienteve ndaj tij.
VO:
-KUDO KU KA DENONCIME PËR KORTUPSION E URDHËR/VRASJE PËR BERISËT ËSHTË BANDA E TIJ 36 VJEÇARE QË TERRORIZON PERSONA DHE INSTITUCIONE..
-AVUKAT BEQIEI KA BËRË MBI 1000 DENONCIME NGA 1991 PËR S.BERISHËN QË MBROHET NGA BANDA MALOKARE E DREJTËSISË 1992 FATKTKEQSI KOMBI DYFISH(SALI+DREJTËSI)!
-KA 36 VITE QË BANDA E PD,SILIUT USHTRON TERROR SI NË PUSHTET DHE OPOZITË.
FLM DITA
Avokat B qiri nga fshati i Ethem idiotit, hajdut dhe mashtrues . Duhet te jete ceshtje origjine kerci kuqesh.
Goja ham e kurizi bam.kur denoncimet jane pa baza keshtu te gjen. Por jo kur makinen e ka patur gruaja. Gruaja nuk preket ,eshte tradite shqiptare.
Avokat Idajet Beqiri ka bërë detyrën si njeri dhe shqiptar kur ka denoncuar kriminelët e koruptuar. Akti i sotshëm ndaj ti eshtë dëshmi se shteti nuk e ka akoma në kontroll sigurinë nga bandat e Sali Serbit dhe Ilir floririt. Ky eshtë kërcënim i rendë ndaj ndërgjegjes shoqërore e cila kërkon e lufton per siguri të jetës e moral të lart civil.
Ti e njeh kush eshte Idajeti apo thjeshte e ke pare ne TV?