Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tritoli në banesën e deputetit dyshohet se u vendos nga i njëjti person që i vendosi lëndën plasëse lokalit në Kamëz
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Tritoli në banesën e deputetit dyshohet se u vendos nga i njëjti person që i vendosi lëndën plasëse lokalit në Kamëz
KronikeLajmi i fundit

Tritoli në banesën e deputetit dyshohet se u vendos nga i njëjti person që i vendosi lëndën plasëse lokalit në Kamëz

Published: November 24, 2025
Shpërndaje

Personi që shikohet në këtë foto është autori i vendosjes së tritolit në banesën e deputetit të PD Xhelal Mziu. Janë kamerat e banesave në afërsi të Mziut që kanë fiksuar lëvizjet e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ka dyshime se i njëjti person është autor dhe i tritolit në lokalin në Kamëz.

Jo vetëm kaq, por ky person dyshohet se fshihet pas të paktën 6 tritolëve të shënuara gjatë vitit të fundit, jo vetëm në Kamëz, por edhe në zona të tjera të Tiranës.

Sipas burimeve, ka dyshime të forta se këto ngjarje kanë ndodhur nga e njëjta dorë. Kamerat e sigurisë tek të gjitha këto ngjarje fiksojnë të njëjtat lëvizje, autori maskohet si punëtor ose me rroba të errëta dhe me biçikletë largohet nga vendi i ngjarjes.

- Publicitet -

Detaje të reja zbardhen edhe për tritolin tek lokali, ku për këtë ngjarje u kapen tre persona, Jeton Lami,  Florin Domi dhe Flogert Mzhika.

Sipas burimeve, disa ditë përpara ngjarjes, Florin Domi, i cili ka një biznes në afërsi të lokalit, ka thirrur pronarin Saimir Sina duke i thënë se po e kërkon Jeton Lami. Sina ka shkuar dhe e ka takuar Lamin ku ky i fundit i ka thënë që pse na kundërshton. Sina i ka thënë që nuk i njihte fare.

Pas kësaj Lami i ka thënë meqë nuk na njeh do na japësh 500 mijë euro, ose do e shikonte se çfarë do pësonte. Sina ka kundërshtuar duke thënë se nuk do u jepte asnjë lekë. Disa ditë pas kësaj Sina është larguar drejt Italisë ku dhe jeton.

Ndërkohë, Flogert Mzhika ka shkuar dhe ka takuar dy kunetërit që e kishin marrë me qira biznesin ku u ka thënë se nuk do t’a gëzojnë dot. Autori i tritolit dyshohet të jetë anëtar i këtij grupi, ende i paidentifikuar nga policia, por që sipas burimeve dyshohet se është i njëjti person i vendosjes së lëndës shpërthyese te Mziu dhe në disa raste të tjera.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?