Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump: Anëtarët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trump: Anëtarët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së
BoteLajmi i fundit

Trump: Anëtarët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së

Published: January 8, 2025
Shpërndaje

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që anëtarët e NATO-s të rrisin nivelin e shpenzimeve për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Ata të gjithë mund ta përballojnë, duhet të jetë pesë për qind dhe jo dy për qind,” tha Trump gjatë një deklarate për mediat nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago.

Trump ka qenë prej kohësh kritik ndaj NATO-s, aleancës transatlantike që ka shërbyer si themeli i sigurisë evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai ka përsëritur disa herë kërcënimin për largimin e SHBA-së nga aleanca nëse anëtarët e saj nuk arrijnë të përmbushin angazhimet financiare.

- Publicitet -

Gjatë fushatës zgjedhore, republikani i kërcënoi vendet anëtare të NATO-s të cilat nuk paguajnë kontributin, se nuk do t’i mbështeste në rast të një sulmi nga Rusia.

Në vitin 2023, NATO caktoi nivelin minimal të shpenzimeve për mbrojtjen në 2% të PBB-së. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka intensifikuar përpjekjet për forcimin e krahut lindor të aleancës dhe për rritjen e investimeve në mbrojtje.

Trump nuk është i vetmi që ka bërë thirrje për një rritje të shpenzimeve. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, muajin e kaluar deklaroi se “do të na duhen më shumë se dy për qind”.

Trump sugjeroi se qëndrimi i Presidentit Joe Biden për anëtarësimin e Ukrainës në NATO ka kontribuar në përshkallëzimin e konfliktit me Rusinë. “Diku përgjatë vijës, Biden tha, jo, ata duhet të jenë në gjendje të bashkohen me NATO-n. Epo, Rusia ka dikë në pragun e tyre dhe unë mund ta kuptoj ndjenjën e tyre për këtë,” tha Trump.

Në fakt, vendimi për t’i hapur dyert Ukrainës për anëtarësim në NATO u mor që në vitin 2008, gjatë administratës së presidentit George W. Bush. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kohët e fundit kanë kundërshtuar një anëtarësim të shpejtë për të shmangur një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Trump është zotuar të ndërmjetësojë një marrëveshje të shpejtë paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen e ndihmës ushtarake amerikane për Kievin. Ai deklaroi se konflikti “nuk duhet të kishte filluar kurrë” dhe shtoi: “Ju garantoj, nëse do të isha president, lufta nuk do të kishte ndodhur kurrë”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Hymoristi says:
    January 8, 2025 at 10:47 am

    Trap asht i cmendur!Pa filluar pune kerkon:Te fshije Kanadane.2.Kerorkin te bleje Greinlanden n ga Danezet.3.kerkon te pushtije kanalin e Panamase!?!?Keto idjorsira e tregojne qarte se nuk merret me nongrata e Ballkanit!

    Reply
  • Arben Tashko says:
    January 9, 2025 at 2:07 am

    ______________________________________________
    Interesat e Shqiperise jane te lidhura me
    zonen Euro Atlantike, Me Ameriken, qe na
    siguron mbrojtjen e kombit tone.
    ______________________________________________

    Trumpi deshiron ta forcoje hemisferen e veriut
    nga pikpamja ushtarake per te mbrojtur interesat
    e civilizimit Euro Atlantik nga kercenimet qe
    qe mund te ndodhin ne te ardhmen nga
    fuqi te medha qe duan ta fusin Europen ne sferen
    e tyre te influences e te shfrytezojne burimet e
    naftes, gazit dhe minerale te rralla dhe rruget e kalimit
    ne oqeanin e ngrire te Arktikut, qe ka filluar te shkrije.
    ATO duan te investojne e te ngulen ne Grinlande,
    megjithe se jane shume larg Poli i veriut.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    January 9, 2025 at 2:31 am

    Kerkesat per te rritur shpenzimet e mbrojtjen deri ne
    5% te ardhurave kombetare te secilit shtet tregon se
    Europa nuk mund te mbrohet ushtarakisht po nuk
    investojne per mbrojtjen e saje.

    Pas krijimit te Natos, Amerika ka investuar vit pas viti
    80% te fondeve per mbrojtjen e Europes, se kontinenti
    jone ishte demtuar rende nga L2B. Tani Europa e ka
    GDP pothuaj sa te Amerikes dhe AJO duhet te jape
    kontributin e saj.

    Ndersa ne Amerike studentet studjone ne Kolegje
    e Universitete me paret e tyre dhe e paguajne
    inshurancen per mjeksine, ne Europe ATO jane
    pothuaj se falas.
    Kjo tregon se ka ardhur momenti qe Europa ta
    paguajne vetem inshurancen per mbrojtjen e
    kontinentit nga ATO qe duan ta duan ta shndrojne
    ATE ne nje sfere te tyre te influences.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    January 9, 2025 at 2:39 am

    Kanale I Panamase u ndertua nga Amerika dhe pas shume
    vitesh, ne kohen e Presidentit Karter ju dhurua Panamase.
    Me kalimine kohes Panamaja nuk mund ta mirembante
    kanalin dhe ju dha ne perdorim Kines.

    Tani qe Kina po mundohet te perhapet ne te gjithe boten,
    bile edhe ne Grinlande, kuptohet se ky kanal duhet te jete
    nen kontrrollin e Amerikes, per te forcuar sigurin e SAJE.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    January 9, 2025 at 3:11 am

    Ka mendime qe PERENDIA
    ndihmon,
    ATO qe e perpiqen e bejne maksimumin
    te ndihmoje veten dhe familjet e tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Besnikëria, mbi meritën
  • Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë
  • Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  • Sheshi, Rama dhe Berisha
  • Rimbushen vaskat e ujërave termale në Bënjë, Kumbaro: Jemi në fazë testimi

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama për median italiane: Sillni prova për akuzat ndaj projektit në Zvërnec, nuk kemi firmosur asnjë marrëveshje
  2. Partizani on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. Astrit on Drejtimi dhe Drejtuesi
  4. Partizani on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Partizani on Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?