Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump kthen në ligj politikat e veta, firmos projektligjin gjithëpërfshirës për taksat dhe shpenzimet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trump kthen në ligj politikat e veta, firmos projektligjin gjithëpërfshirës për taksat dhe shpenzimet
BoteLajmi i fundit

Trump kthen në ligj politikat e veta, firmos projektligjin gjithëpërfshirës për taksat dhe shpenzimet

Published: July 5, 2025
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkura të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar projektligjin e tij historik për politikat, vetëm një ditë pasi u miratua me një diferencë të ngushtë nga Kongresi.

Ngjarja e nënshkrimit, zbaton pjesë kyçe të axhendës së Trump, duke përfshirë uljen e taksave, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe goditjen ndaj imigracionit.

Trump u tha mbështetësve të tij se kjo do të nxisë rritjen ekonomike, por tani ai duhet të bindë amerikanët skeptikë, pasi sondazhet tregojnë se shumë prej tyre nuk e miratojnë projektligjin, raporton BBC.

- Publicitet -

Disa anëtarë të partisë së tij republikane, ishin kundër për shkak të ndikimit në rritjen e borxhit të SHBA-ve dhe demokratët paralajmëruan se projektligji do të shpërblente të pasurit dhe do të ndëshkonte të varfërit.

Projektligji prej 870 faqesh përfshin:

-zgjatjen e uljeve të taksave të vitit 2017 të mandatit të parë të Trump

-shkurtime të mëdha në shpenzimet e Medicaid, skema e kujdesit shëndetësor e ofruar nga shteti për ata me të ardhura të ulëta dhe personat me aftësi të kufizuara

-lehtësime të reja tatimore për të ardhurat me bakshish, orët shtesë dhe Sigurimet Shoqërore

-një rritje të buxhetit prej 150 miliardë dollarësh për mbrojtjen

-një ulje të kredive tatimore për energjinë e pastër të epokës së Bidenit

-100 miliardë dollarë për Imigracionin dhe Doganat (ICE)

Në një fjalim nga ballkoni i Shtëpisë së Bardhë përballë South Lawn, Trump falënderoi ligjvënësit republikanë që ndihmuan në sjelljen e projektligjit në tavolinën e tij. Ai vlerësoi uljet e taksave në projektligj, duke lënë mënjanë kritikat për ndikimin në programet sociale si ndihma ushqimore dhe Medicaid.

“Shkurtimi më i madh i shpenzimeve, megjithatë, as nuk do ta vini re”, tha ai për projektligjin. “Njerëzit janë të lumtur.”

Për më tepër, Trump vlerësoi burimet shtesë që po i jepen zbatimit të ligjit kufitar dhe të imigracionit dhe heqjen e taksave mbi bakshishet, orët shtesë dhe sigurimet shoqërore për të moshuarit, të cilat ai thotë se do të përmbushen me projektligj.

Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, e quajti projektligjin një “sulm të jashtëzakonshëm ndaj kujdesit shëndetësor të popullit amerikan” dhe citoi dëshmi nga individë të shqetësuar për ndikimin e tij.

Sipas Qendrës së Politikave Tatimore, ndryshimet tatimore në projektligj do t’u sillnin më shumë dobi amerikanëve më të pasur sesa atyre me të ardhura më të ulëta. Analiza e saj zbuloi se rreth 60% e përfitimeve do t’u shkonin atyre që fitojnë mbi 217,000 dollarë (158,000 £).

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lindja e populizmit të shëndetshëm
  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  • Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e Kim Philby
  • Vrasje në Shkodër: Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën vrau për një borxh dhe “çështje nderi”
  • (no title)

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Një demonstrim i pastër cinizmi dhe arrogance kundër publikes që përfaqëson
  2. Ethem Lalaj on Një demonstrim i pastër cinizmi dhe arrogance kundër publikes që përfaqëson
  3. Jeta on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Ptuptu on Një demonstrim i pastër cinizmi dhe arrogance kundër publikes që përfaqëson

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?