Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se pas një bisede me presidentin rus Vladimir Putin është rënë dakord që Rusia të furnizojë tregun amerikan dhe atë ndërkombëtar me sasi të mëdha nafte dizel.
Në një deklaratë të publikuar prej tij, Trump pretendon se Rusia do të dërgojë menjëherë mbi 300 mijë tonë naftë dizel, ndërsa 500 mijë tonë të tjera pritet të furnizohen gjatë muajit nëntor.
Sipas njoftimit, pas kësaj do të vijojë një furnizim tjetër prej 1 milion tonësh, i ndjekur nga deri në 3 milionë tonë shtesë brenda një periudhe të shkurtër, në varësi të gjendjes së rafinerive ruse.
Trump argumenton se furnizimet ruse, së bashku me atë që ai e përshkruan si kontroll të plotë amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit, do të ndikojnë në uljen e çmimeve të karburanteve.
“Çmimet e naftës dizel për amerikanët dhe, në të vërtetë, për të gjithë botën, do të bien me ritme rekord dhe shumë shpejt”, deklaroi Trump, duke theksuar se ulja e kostove për fermerët, blegtorët dhe transportuesit amerikanë është një nga prioritetet e tij kryesore.
Në të njëjtën deklaratë, presidenti amerikan përsëriti se Irani nuk do të lejohet të zotërojë armë bërthamore.
Megjithatë, detajet e marrëveshjes së pretenduar, përfshirë kushtet e furnizimit, afatet e dërgesave dhe ndikimin konkret në tregjet ndërkombëtare, mbeten për t’u konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Po ashtu, ulja e çmimeve nuk mund të konsiderohet e garantuar, pasi ato varen edhe nga kërkesa globale, kapacitetet e rafinimit, kostot e transportit dhe zhvillimet gjeopolitike.
j.l./ dita

Kjo marrveshje e zotit president Trap me carin Putin bëhet në kuadrin e masave ndërmar nga zoti Trap në koordinim me Makruanët e Europës për izolimin ekonomik të Rusis që të mos jetë në gjëndje të vazhdoj luftën në Ukrain për të cilën presidenti koubojs i paparashikushëm në improvizimet e tij në politikën botërore deklaronte që, “unë që ditën e par kur të ulem në fronin e presidentit do të vendoste paqen midis Ukrainës dhe Rusis” dhe e pati seriozisht këtë premtim si burr i vërtet shteti që nuk flet broçkulla aq më tepër president i SHBA madhështore.
Besoj që kjo marrveshje do të festohet nga Rusia me dërgimin në Ukrainë në shënjë përshëndetjeje për popullin vëlla ukrainas me qindra dronë dhe të famshmit Oreshnikët e llahtarshëm me të cilat mburret Vermahti rus që ja kalojn nga shpejtësia 15 herë raketave Vertlung të babajt shpirteror të tovarish Putinit , herr Adolf Hitlerit.
U shtoft miqsia midis presidentit Trap të SHBA madhështore që për paqen në botë do të kthej ime Vermahtin e tij popullin e Iranit në epokën e gurit dhe ngushticën e Hormuzit do ta bëj pjes të ligjshme të SHBA në përputhje me ligjet e mardhënjeve ndërkombëtar që shpërthejn në mëndjen e tij her pas here dhe
carit Putin të Rajhut të tretë rus që me Vermahtin e tij, mbasi të pushtoj vëllezrit sllav të Ukrainës ka ca llogari të vjetra me Europën, për këtë po pregatitet seriozisht me Carnaja bombat që psh ishullin Britanik, dmth popullin e Britanis e zhduk për 30 sekonda , ai nuk është si Hitleri që e kërcënoj Britanin për ta pushtuar dhe nuk ja doli dhe mendoj ta shkatrronte fare me raketat Vertlung dhe përsëri nuk arriti ta bënte , jooooo…….
Hitleri i nazizmit ishte një hiç në krahasim me zotin Trapi dhe car Putinin që po punojnë seriozisht për paqen në botë, mbasi të ven në lëvizje edhe raketat me mbushje termo bërthamore të sojit carnaja bomba dhe
në planetin Tokë të sistemit djellor nuk do të ketë më fare luftra, vetëm paqe se…….do të kthehet si planeti i kuq Mars që thuhet se ka qën si Toka i banuar nga një qytetrim humanoid por siç duket Hitlerët, Trapat, Putinët pse jo edhe deformimet njerzore antihumane të sojit Rama të këtij qytetrimi e kthyen, sikurse është sot, në planet të kuq pa luftra por të pagëzuar ndoshta jo rastësisht nga ne humanoidët e planetit Tokë me emrin Mars të perëndis së luftës adhuruar dhe që i falen edhe sot Hitlerët e rinjë që kan bir si farë e keqe jo vetëm në vëndet më të fuqishme të globit por edhe në vënde si fqinji jon Serbia Millosheviçjane.