Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump njofton tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trump njofton tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së
AktualitetBote

Trump njofton tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së

Published: May 5, 2025
Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën se po fillon menjëherë procesin e vendosjes së tarifave doganore 100% për filmat e shpërndarë në kinematë amerikane që janë prodhuar jashtë vendit.

“Industria amerikane e filmit po vdes shumë shpejt (…) Hollywoodi dhe shumë zona të tjera në SHBA po shkatërrohen”, pohoi Trump nëpërmjet Truth Social.

Ai u shpreh se vende të tjera po ofrojnë të gjitha llojet e stimujve për të joshur regjisorët dhe kompanitë amerikane. Sipas tij, kjo është një përpjekje e koordinuar nga vendet e tjera që përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane.

- Publicitet -

Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, republikani ka urdhëruar hetime të shumta mbi “implikimet e sigurisë kombëtare” të importeve të të gjitha llojeve, nga gjysmëpërçuesit te metalet e rralla. Çdo hetim i kësaj natyre është hapi i parë i nevojshëm në mënyrë që presidenti amerikan të mund të vazhdojë me nënshkrimin e urdhrave ekzekutivë që vendosin tarifa për produktet e importuara me arsyetimin se sasia e tyre që hyn në vend kërcënon sektorët përkatës amerikanë.

Megjithatë, ai nuk dha asnjë detaj mbi termat dhe kushtet për vendosjen e tarifave shtesë doganore për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së. Ky veprim përbën një përshkallëzim të ri të luftës tregtare që presidenti amerikan ka nisur kundër praktikisht të gjithë partnerëve të vendit të tij.

Kina, e cila është veçanërisht e shënjestruar nga Presidenti Trump në këtë fushë, njoftoi në fillim të prillit se do të zvogëlonte, “në mënyrë të matur”, numrin e filmave amerikanë të shpërndarë në kinematë në territorin e saj, si pjesë e reagimit të saj ndaj vendosjes së tarifave ndëshkuese amerikane – shpesh penguese – për produktet e saj të eksportuara në tregun amerikan.

Pekini tashmë kufizon, duke përdorur një sistem kuotash, numrin e filmave të huaj të shpërndarë në kinematë në territorin kinez. Çdo reduktim i mëtejshëm i aksesit në këtë treg të veçantë kinez – i dyti më i madh në botë, pas SHBA-së, për sa i përket xhiros – do të godiste rëndë të ardhurat e studiove të Hollivudit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Masivitet nga MAGA dhe mesazhe të papritura, CNN: Fjalimet e Trumpit në fushatën e mes-mandatit po duken si tur lamtumire
  • Gjermani, protestat e rinisë për krizën e kostos së jetesës shpërthejnë në dhunë
  • Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti thyen rekordin botëror, hyn në librin Guinness
  • Ka ekzistuar vend me emrin Dogerland?
  • Tedi Blushi dhe Belind Këlliçi përplasen me policinë

Komentet e Fundit

  1. Sivi on VIDEO: Ministri i Jashtëm rus Lavrov mbërrin në SHBA me veshje të pazakontë pas 20 orësh fluturim
  2. Miri on VIDEO: Ministri i Jashtëm rus Lavrov mbërrin në SHBA me veshje të pazakontë pas 20 orësh fluturim
  3. Ana on VIDEO: Ministri i Jashtëm rus Lavrov mbërrin në SHBA me veshje të pazakontë pas 20 orësh fluturim
  4. Felix on VIDEO: Ministri i Jashtëm rus Lavrov mbërrin në SHBA me veshje të pazakontë pas 20 orësh fluturim
  5. Kokpalari 21 janarit on PD fut militantët në protestë, të rinjtë i rrethojnë me kordon: Nuk ju duam këtu, Berisha në burg

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?