Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump sulmon Elon Musk: Pa subvencionet e qeverisë, do kthehej në Afrikën e Jugut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trump sulmon Elon Musk: Pa subvencionet e qeverisë, do kthehej në Afrikën e Jugut
BoteLajmi i fundit

Trump sulmon Elon Musk: Pa subvencionet e qeverisë, do kthehej në Afrikën e Jugut

Published: July 1, 2025
Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sulmuar ashpër Elon Muskun, duke e akuzuar se ka përfituar më shumë subvencione shtetërore se çdo individ tjetër në histori për aktivitetet e tij me makinat elektrike.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi: “Pa subvencione, Elon ndoshta do të duhej të mbyllte gjithçka dhe do të kthehej në Afrikën e Jugut.”

Kjo deklaratë vjen pasi Musk ka kritikuar publikisht projektligjin e ri të buxhetit që po diskutohet në Senatin amerikan, i njohur si “Big Beautiful Bill”.

“Ndaluam raketat, satelitët dhe prodhimin e makinave elektrike, dhe vendi ynë do të kursente një pasuri. Ndoshta duhet t’i kërkojmë Doge-it të analizojë këtë me kujdes?”, ironizoi Trump. “Shumë para për t’u kursyer!!!”, shtoi ai.

Presidenti Trump ka sugjeruar që Departamenti për Efiçencën Energjetike të hetojë subvencionet që kompanitë e Elon Musk, përfshirë Tesla dhe SpaceX, kanë përfituar ndër vite. SpaceX aktualisht ka kontrata federale në vlerë rreth 22 miliardë dollarë, ndërsa Starlink po zgjerohet me ritme të shpejta në të gjithë globin.

- Publicitet -

Në reagim, Musk shkroi në platformën e tij sociale X: “Po them fjalë për fjalë: priteni gjithçka. Menjëherë.”

Tensionet mes dy miliarderëve janë përshkallëzuar që në fillim të qershorit, kur nisën përplasjet publike për projektligjin e propozuar nga administrata Trump, i cili sipas analistëve të pavarur do të shtonte rreth 3,000 miliardë dollarë në borxhin publik amerikan.

Përplasjet me Trump kanë pasur ndikim të menjëhershëm edhe në tregjet financiare. Më 5 qershor, aksionet e Tesla-s ranë me 150 miliardë dollarë në vlerë tregu, rënia më e madhe ditore në historinë e kompanisë. Sot, aksionet e Tesla-s në bursën e Frankfurtit ranë me 5%.

Pas javësh heshtjeje, Musk e quajti paketën që po votohet në Senat si “tërësisht e çmendur dhe shkatërruese”, duke akuzuar ligjvënësit që e mbështetën për hipokrizi.

“Ata që premtojnë shkurtime në shpenzime dhe më pas votojnë për këtë ligj, duhet të ndihen të turpëruar. Dhe do të humbasin zgjedhjet paraprake vitin tjetër, edhe nëse kjo është gjëja e fundit që bëj në këtë planet,” shkroi ai.

Musk ka ripërsëritur thirrjen për krijimin e një partie të re politike, duke ironizuar se vendi po qeveriset nga “Partia Porky Pig”, në referencë ndaj shpenzimeve të tepruara buxhetore.

Miliarderi, i cili në të kaluarën ka kontribuar me rreth 300 milionë dollarë për fushatën e Trump dhe ka mbështetur iniciativën e tij për uljen e shpenzimeve DOGE, tashmë është kthyer në një kritik të hapur të administratës aktuale.

Nuk është ende e qartë sa ndikim do të kenë deklaratat e Muskut në Kongres, por brenda radhëve republikane është rritur shqetësimi se kjo përplasje publike mund të dëmtojë shanset për të ruajtur shumicën në zgjedhjet e mesmandatit në vitin 2026.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?