Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump trondit botën me videon për Gazën: Valltare, statuja e artë dhe Musk që shfrenohet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trump trondit botën me videon për Gazën: Valltare, statuja e artë dhe Musk që shfrenohet
BoteLajmi i fundit

Trump trondit botën me videon për Gazën: Valltare, statuja e artë dhe Musk që shfrenohet

Published: February 26, 2025
Shpërndaje

Në kulmin e debateve mbi planin e tij për të zhvendosur banorët e Gazës, Presidenti amerikan Donald Trump përmes një video të postuar në rrjetet sociale ka ofruar një vizion se si mund të duket plani i tij “Riviera e Lindjes së Mesme” për rindërtimin e Rripit të Gazës kur lufta midis Izraelit dhe Hamasit të ketë përfunduar.

“SHBA do të marrë Rripin e Gazës dhe ne do të bëjmë një punë të mirë me të”, deklaroi Trump në një konferencë për shtyp me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në fillim të këtij muaji.

Natën e së martës vonë, Trump u kujdes t’i tregonte botës një vështrim të parë se si do të duket ajo punë, duke postuar videon 35 sekonda në llogarinë e tij në Truth Social, teksa shkruan: “Gaza 2025: Çfarë vjen më pas?”.

- Publicitet -

Sipas videos, Gaza do të kthehet në një vendpushim ekzotik me fëmijë dhe të rritur që vrapojnë dhe luajnë përgjatë vijës bregdetare dhe hotele të bukura të ndërtuara mbi rrënoja.

Videoja, e cila duket se është krijuar duke përdorur AI, tregon Elon Musk duke shijuar plazhin dhe muzikën, ndërsa u hedh para para vizitorëve dhe fëmijëve.

Në një moment të çuditshëm, një grup kërcimtarësh me barkun jashtë, me mjekër, flokë të gjatë dhe tipare femërore performojnë në rërë ndërsa në sfond luhet një këngë me tekstin:

“Donald po vjen për t’ju çliruar, duke sjellë dritën për të gjithë, jo më tunele, jo më frikë, Trump Gaza është më në fund këtu, e ardhmja e ndritshme, e artë e Trump Gazës, një dritë krejt e re, festë dhe valle, marrëveshja u krye, Trump Gaza numër një.”

Diku tjetër, një fëmijë shihet duke mbajtur një tullumbace të madhe, të artë me kokën e Trump. Më vonë, presidenti shihet duke shijuar shoqërinë e një kërcimtareje në një restorant dhe nga fundi, shihet sheshi i ndërtesës më të madhe të rajonit të rindërtuar, që e ka emërtuar: “TRUMP GAZA“.

Në qendër të zonës nuk mungon as një statujë gjigande, me ngjyrë të artë e presidentit.

Në fund të videos, Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu shfaqen të shtrirë në plazh, topless, duke shijuar koktejin që mbajnë në dorë.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2025/02/Snapinst.app_video_AQOCsWdMDq9WNYYDyU3mhxCX4t6Pbid3adJx9o4Z66KDsILNHNc3qteobtddiQT40085HqdqdAUherGreYXCtoVUPKfPQuIoWgnp6J0.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Alban says:
    February 26, 2025 at 11:37 am

    Bravo per gjithe rrotat e k.rit qe zgjodhen nje Trap per president.

    Reply
  • ILIR says:
    February 26, 2025 at 12:06 pm

    Ky eshte TRAPI dhe jo TRAMPI,tamam si te ishte vellai i atij TRAPIT tone.

    Reply
  • Labi says:
    February 26, 2025 at 12:50 pm

    Ky eshte playboys, qe nuk e zgjodhipopulli por hakerat rus

    Reply
  • demo says:
    February 26, 2025 at 8:14 pm

    Bota po shkon mbrapsh.Ne presim nga Amerika,Amerika zgjedh nje SULLTAN.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?