Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë është botimi “The Albanian Files”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Çfarë është botimi “The Albanian Files”
KryesorePolitike

Çfarë është botimi “The Albanian Files”

Published: July 1, 2026
Shpërndaje

Nga Johana Lubonja 

Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë janë mbledhur përpara Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Qëllimi i këtij tubimi është dorëzimi zyrtar i librit “The Albanian Files”, i shoqëruar nga një peticion me firmat e mbledhura në shesh nga qytetarët.

Aktivisti Edison Lika, gjatë fjalës së tij në protestë, e cilësoi këtë vëllim si një “armë krimi” që dokumenton hapur planet korruptive të qeverisë.

- Publicitet -

​“Në orën 10:00 jemi te SPAK për armën e krimit Albanian Files. Jeni të lutur ta firmosni nga ky shesh se ajo armë krimi mban firmën e secilit prej jush. Ajo armë krimi do sigurojë burgosjen e kryeministrit të vendit, Edi Rama. Ju erdhi fundi”, – u shpreh Lika duke iu drejtuar protestuesve.

Çfarë është “Albanian Files” dhe pse po ngjall revoltë?

“Albanian Files” është një libër voluminoz prej rreth 800 faqesh, i botuar nga shtëpia ndërkombëtare Lars Müller Publishers. Libri përmbledh punët, skicat dhe planet e 60 studiove më të njohura të arkitekturës në botë, të cilat kanë projektuar kulla, rezorte dhe transformimin urban të Shqipërisë.

Ajo që e ka shndërruar këtë botim luksoz në një kauzë të fortë revolte është zbulimi i asaj që fshihet pas faqeve të tij, një projektim 100-vjeçar në fshehtësi të plotë. Libri shpërfaq si është planifikuar ndarja e tokave në bregdetin shqiptar, ndërtimi i kullave dhe tjetërsimi i vendit për një shekull në vazhdim.

Ky planifikim afatgjatë është kopsitur privatisht mes arkitektëve të huaj dhe kryeministrit shqiptar, pa asnjë lloj transparence publike. ​

Revolta e qytetarëve dhe aktivistëve buron nga fakti se fati i pronave të vendit, i hapësirave publike dhe i qyteteve ku jetojnë, është vendosur në prapaskenë. Ndërsa projektet e mbyllura qarkullonin nëpër zyra ndërkombëtare, shqiptarët nuk dinin asgjë dhe u përballën me këtë realitet vetëm së fundmi, kur libri u zbulua në web dhe nisi të qarkullojë gjatë protestës.

Për kallzuesit sot në SPAK, ky është një skandal i paprecedent ku një popull i tërë mbahet në errësirë për të ardhmen e territorit të vet. Pikërisht për këtë arsye, ky botim zyrtar arkitekture po trajtohet si prova kryesore e një abuzimi galopant me pasurinë publike.

Si ka reaguar Rama

Kryeministri Rama reagoi zyrtarisht për këtë çështje të dielën e kaluar (28 qershor 2026), duke ia kushtuar të gjithë episodin e podkastit të tij “Flasim” pikërisht librit The Albanian Files dhe debateve që po zhvillohen në shesh.

​”Nuk është libri im, kam shkruar vetëm parathënien”- deklaroi Rama. Sipas tij ky nuk është një botim qeveritar apo i kontrolluar prej tij. Ai theksoi se libri është projekt “tërësisht i pavarur”, i konceptuar dhe kuruar nga studiuesja Anneke Abhelakh, dhe se ai thjesht u ftua të shkruante hyrjen si kryeministër, gjë për të cilën ndihet krenar.

Tubimi përpara SPAK-ut vjen në vazhdën e qëndresës qytetare në kryeqytet. Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 32-të radhazi.

j.l. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
41 Comments
  • X says:
    July 1, 2026 at 7:49 am

    Jevgut të Shurrelit i pëlqen veetëm mendja e vet.

    Kujton se Shqiperine ia ka lën me tapi Kristaqi

    Mrrreni mor zvarrë bythmutin

    Reply
  • Ppp says:
    July 1, 2026 at 7:50 am

    Mund te shpjegohet vetem me nje fraze
    NE VENDET E TJERA SHTETET KANE MAFIE , NE VENDIN TONE MAFIA KA SHTET

    Reply
    • Halit sula says:
      July 2, 2026 at 1:25 pm

      Un jam pro proteste dhe edi rama duhet fut ne burk dhe ti sekuestrohet komplet pasuria jam dakort me protestanti rama ne burk berisha ne burk

      Reply
  • Detari says:
    July 1, 2026 at 7:52 am

    Spakun ta rrethoni dhe mos ti lini te dalin jashte deri sa te arrestojne Ramen, ndryshe SPAKu mbetet fajtori kryesor.

    Sa me e madhe eshte fuqia e spakut aq me e madhe duhet te jete pergjegjesia e tyre, nese nuk bejne punen e tyre duhet te dorehiqen ose futur ne burg per bashkepunim me krimin e organizuar qeveritar.

    Reply
    • Anonymous says:
      July 1, 2026 at 8:14 am

      Si tha z,kryeminister?
      Botim I pavarur nga studiuese e huaj ?
      Sic duket kjo studiuese e ka nga dashuria e madhe per Shqiperine dhe territorin e saj.Me sa duket kjo eshte “toka e premtuar”

      Reply
      • Anonymous says:
        July 2, 2026 at 11:42 am

        8

        Reply
  • E says:
    July 1, 2026 at 8:01 am

    Aman se na lodhet, skane ngulur nje gozhde duan dhe te shkojne ne SPAK. Mund te na thone keto demostruesit si e shohin te ardhmen??
    Apo cka qene nje film ( njesiti guerril me duket)
    Ku thote njeri, e dua pa shfrytezues etj ….
    Dhe na u bo nona 45 vjet.
    Keshtu me duken dhe keta qe bertasin, harrojne qe ne kapitalizem duhet te punosh se nuk te fal kush gje. gje. Kete sistem deshem , keto Shqiptare jemi, perfundim cdo gje do kohe. Mos ju duket jugu i Italise me mire se tek ne??

    Reply
    • K R says:
      July 1, 2026 at 8:03 am

      Ky lloj komenti i ketij me nofkln “E” si ramziu është mishërimi i asaj mendësie që e ka lënë Shqipërinë në këtë gjendje: një përzierje fatalizmi, cinizmi ndaj çdo lloj proteste dhe një keqkuptim total i asaj se çfarë është kapitalizmi dhe demokracia e vërtetë.

      I bëj thirrje moderatorit të Ditës të mos miratojë sumfllaqexhinjtë

      Reply
      • Vjedhja nuk eshte pune says:
        July 1, 2026 at 9:42 am

        ”E”e drejte duhet te punosh dhe te fitosh ne kapitalizem dhe jo te fitosh duke vjedhur.Nuk e di nese ti vjedhjen e quan pune dhe protestat kunder vjedhjes u quan antikapitaliste.
        Ministrat dhe deputetet e Rames dhe Saliut kane vjedhur po vjedhun dhe do vjedhin po qe se ky popull degjon perralla me kapitalizem si keto te tuar.

        Reply
        • E says:
          July 1, 2026 at 12:21 pm

          Pse jetoj diku ku funksionon ne menyre perfekte Shteti , ku njerezit kane nivel dhe dine cfare duan , ne kete prizem eshte dhe komenti im. Punoj 12 ore ne dite . Kam te ardhura normale per ket shtet ku jetoj. Keta demostrataxhinjt kene 30 dite qe protestojne dhe akoma s‘dine cfare duan. Shqiperia eshte ne nivelin intelektual qe perfaqson populli yne. Thjesht se bertet , dua drejtesi nuk behet drejtesi. Edhe vjedhja, edhe korrupsioni, edhe arroganca e pushtetit ose e njerezve tregon varferine nga jemi nisur dhe sa pak kulture demokratike kemi. Prandaj duhet kohe dhe per mendimin tim Rama eshte me i miri i te keqinjve duke e krahasuar me keta qe bertasin pavaresisht ndihmes nga keto pendthyerat , deputet ekologjiste qe vijne i mbeshtesin

          Reply
          • K R says:
            July 1, 2026 at 1:05 pm

            Pash zotin na trego ku jeton se na knaqe 🙂

          • Aldrin says:
            July 1, 2026 at 2:56 pm

            Ka hall tjeter kjo motra, akoma nuk e di cfare do dhe cfare mendon se duan protestuesit.
            Ndersa, ne Protesta, kemi hallin e Ekzistences.
            Po na i merr Ramuti te gjitha, me Det, me Toke, me shtepi, me uje, me ajer, dhe na thone, ky pra osht Facizmi..
            Ka ardhur koha e belxhikut qe te kendoje vendce..
            Kete po perpiqet te kuptoje kjo putana e Ramutit.
            Nuk keni Belxhik thote, nuk ka kuptim qe protestoni
            Dhe, ka te drejte

    • Hajdar Aga says:
      July 4, 2026 at 4:22 pm

      Ne ate liber s ka asgje penale, thjesht projekte, mendoj qe arktitket te futen ne burg per axhitacion e propagande ose te krijohet njesiti gueril i komitetit te protestes dhe ti ekzkekutoje nje nga nje ne emer te popullit😂😂😂😂

      Reply
  • Anonymous says:
    July 1, 2026 at 8:34 am

    Edhe nese Rama do te kishte gisht, kjo tregon vizionin e te ardhmes se Shqiperise. Te gjithe paraardhesit e tij kane menduar si ta kalojne lumin sot , pa per te ardhmen ??????
    Deri dje thoshim se si sdoli nji drejtues te mendoje per 50 vjet me pas. Tani qe dikush mendon per 100 vjet me pas, shpellaret duan te kthehen ne identitet.
    Ne vitin 91 thirrjet ishin , E duam Shqiperine si gjithe Europa . E sot pse mos e duam edhe me mire se Europa, qofte edhe pas 100 vjetesh ?
    Lum kush te rroje , ta shohe zonje .

    Reply
    • K R says:
      July 1, 2026 at 9:40 am

      Vizion me lek droge dhe me vjedhje pronash te shqiptarve tjer apo me falsfikim per t vjedh tokat publike NUK E DUAM

      S ka vizion mafioz
      Se kriminalizon gjith shoqerin

      Reply
    • Anonymous tjeter says:
      July 1, 2026 at 12:30 pm

      Kush ka qene kurve nje here nuk behet dot zonje kurre.

      Reply
      • Aldrin says:
        July 1, 2026 at 2:57 pm

        Sakte, gjithe Putanat e Ramutit enderojne per Rezortet me sheike..
        Pune kurvash

        Reply
    • S'ka rendesi. says:
      July 1, 2026 at 4:17 pm

      KR mos u bej kurioz fare. Si ky “E” njoh une ne USA qe gezojne te mirat e kapitalizmit por u qan zemra per nje cik nga ajo koha e qoftlargut.

      Reply
  • Ela says:
    July 1, 2026 at 9:17 am

    Po
    Por duhet trasparence
    Shqiperia eshte e shqipetareve te gjithe
    Jo e familjes Rama

    Reply
  • prehistoriku says:
    July 1, 2026 at 9:41 am

    Të mbyllesh në zyrë me 60 studio të huaja dhe të projektosh fatin e pronave të qytetarëve pa asnjë konsultim publik, nuk është kapitalizëm. Është monopol feudal. Qytetarët nuk po protestojnë se “duan gjëra falas”, po protestojnë sepse po u merret e ardhmja e territorit të tyre pa i pyetur fare.
    ​

    Reply
  • Luan says:
    July 1, 2026 at 9:41 am

    S jemi ne komunizem
    Keto ka kapitalizmi
    Zhvillohet nga kapitali
    Cfar doni ju
    Te kthehet Enveri?

    Reply
    • Srv says:
      July 1, 2026 at 9:42 am

      Po kerkojme llogari.
      ​frika se “po kërkuam llogari do të na kthehet Enveri” është gogoli i preferuar i kujtdo që dëshiron të mbrojë status quo-në.
      ​Të kërkosh transparencë për planet urbanistike 100-vjeçare është vlerë perëndimore, jo komuniste. Në Londër, Paris apo Nju Jork, çdo ndërhyrje minimale në hapësirën publike kalon nëpër dëgjime publike me muaj të tërë.
      ​Ta quash kërkesën për llogaridhënie “komunizëm” tregon se ke mbetur vetë me mendësinë e vitit ’45, ku qeveria bënte çfarë donte dhe populli thjesht duhej të ulte kokën e të bënte punë vullnetare.

      Reply
      • Bach.RN.32 says:
        July 1, 2026 at 11:10 am

        Akoma se keni kuptuar …81 vjete qeverisje e fashistave te kuqe ,nuk kemi cfare tu bejme ,munde ti rezoshe vetem me lufte dhe do te ishte nje lufte civile por keta qe protestojne nuk munde ta bejne ,e para sepse ata i kane te gjitha pushtetet dhe e dyta duhet te kurajon dhe pregatitjen luftarake gje e paimagjinushme per te rinjte e sotem.

        Reply
  • Detari says:
    July 1, 2026 at 9:44 am

    Shteti nuk ka lek per “artin” e rames, dhe rama mund ti beje gjithe keto vetem me lekun e krimit. Kriminelet i plotesojne deshira ja ndertojne ashtu si i do piktori dhe ne te njejten kohe pasurohen me pronat publike.

    Reply
  • INKUIZITORI I MALCISE says:
    July 1, 2026 at 11:04 am

    TE DIGJET LIBRI !
    MALCIA TI VERE FLAKEN LIBRIT TE KRIJUAR NGA 80 ARKITEKTET ME TE MIRE TE BOTES.
    ZJARR..!
    NE DUAM TE FLEME SI TE PARET TANE MBI FIERA DHE KASHTE…
    IRIQI E KA VENDIN NE FERRA.
    RROFTE INJORANZA NE BULEVARD!
    STOP VIZIONIT PER TE ARDHMEN..
    RROFTE KANDILI DHE BISHTUKU!

    Reply
  • INKUIZITORI I MALCISE says:
    July 1, 2026 at 11:10 am

    TE DIGJET LIBRI !
    MALCIA TI VERE FLAKEN LIBRIT TE KRIJUAR NGA 80 ARKITEKTET ME TE MIRE TE BOTES.
    ZJARR..!
    NE DUAM TE FLEME SI TE PARET TANE MBI FIERA DHE KASHTE…
    IRIQI E KA VENDIN NE FERRA.
    RROFTE INJORANZA NE BULEVARD!
    STOP VIZIONIT PER TE ARDHMEN..
    RROFTE KANDILI DHE BISHTUKU!

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      July 1, 2026 at 1:04 pm

      VR:
      CMIRA,MIOPIA,XHELOZIA,PAAFTËSIA,MEDIOKRITETI KAN ZAPTUAR VËNDIN:
      LIBRI MË PAR U SHFAQ NË FB NGA 1 AUTOR..
      RAMA ARGUMENTOI NË PODCAST..
      KORBAT E MORËN,KOPJUAN DHE PO E ÇOJNË NË SKAP..SE GJOJA GJETËN QËNIN E NGORDGUR..
      NË LIBËR ËSHTË VIZIONI I KM PËR SHQIPËRINË E SHEKUJVE..JO TË KJOSKËZIMIT DALIST..
      -QË TË BËSH 1 DENONCIM DUHET 1 AKUZË KRIMI TË BËRË E JO NËSE KE QEJF TË BËSH..
      -SHPIFJE BËHEN ÇDO DITË NGA TË MARRËT KRIM..KRIM..BURG..BURG..NGA 150.000 PROESTUES ANONIM,DROGAXHIJ,TË PA PUNË,MBETËS NË PROVIME SHKOLLE,DEMBELA,TË PAGUARË,..LLOJ Ë..LLOJË SOROLLOPI..PA BESË E FE..
      -E PA NDODGUR NË BOTË QË PROESTUESIT KËRKOJNË TË MARRI PUSHTETIN PA VOTË..IK TI TË VIJ UNË.!
      -KY SKANDAL PO ÇUDIT BOTËN..EDHE PUTININ E RUSISË..
      -NDAJ THON QË SHQIPOT SI KËTA NUK DIN TË BËJNË SHTET LIGJOR.!
      EL NRWS ALBANIA
      FLM DITA

      Reply
  • capi says:
    July 1, 2026 at 1:42 pm

    E keni librin ne internet kush eshte kurioz. Ka nja 800 faqe nese keni durim ta lexoni/shfletoni. Aty do te shikoni gjtha ato shemtiraqet qe kane mbire ne Tirane e gjetke. Aty keni dhe letren atij hollandezit qe ne menyre “ironike” i propozonte te behej mbret.

    Eshte dhe nje, si mund ta quaj drejt, projekt ide e Zvernecit me vila. C’me beri cudi radhen e ka Karavastaja. Sa kuptova, do te jete nje pellgace(besoj laguna) rrethuar me ndertime urbane.

    Sic duket asgje nuk eshte e rastesishme, spontane e castit. Gjithcka e mirekalkuruar kohe me pare.
    Aty ne shesh deri sa te shporret. Lufte nervash dhe ceshtje kohe eshte. Nuk i mbajne shume. Sa me shume te jete nen presion aq me teper nxjerr vetite e tij negative.

    Reply
    • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
      July 1, 2026 at 4:07 pm

      Bravo!
      Sa me shume nen presion e sa me shume ALABAKE ne shesh si AI aqe me teper nxjerr ne pah se ne duar te Kujt eshte katandisur nje POPULL qe 35 Vjet ne vend te BUKES i servirete BETON nga nje QENJE me probleme te renda te shendetit mendor e me shkallen racionalitetit ZERO!

      Reply
  • Katiu says:
    July 1, 2026 at 2:06 pm

    Pjesa me injorante e shqipetarise, mbeshtet Ramen .
    Dje , po kejo kategori , mbeshteste Enverin .
    Keta janë sklleverit që perbejnë berthamen e injorances shqipetare që s’e lë këtë komb te ngrere krye .

    Rama nuk eshtë fisnik , largpames siç I takon te jetë , ai është një ordiner , një alabak që I duhet alabakerise . Nuk dua te merrem me idiotizmat e tij , me llafet që leshon si idiot klasik
    Ky palo burre nuk e kupton se , po nuk iku nga ajo zyre me kembet e tij , do ikij I terhequr zvarrë …
    Dhe pastaj, fundi nuk dihet. !

    Reply
  • 1thundrak says:
    July 1, 2026 at 2:28 pm

    “E”, lexo pak histori po jo nga ajo e haleve, qe te marresh vesh pse eshte jugu italise ashtu. He loqe hapi syte!

    Reply
  • Aldrin says:
    July 1, 2026 at 2:58 pm

    Nuk duhet transparenca vetem per te marre vesh se cbehet, por per te mbrojtur Veten, popullin dhe Shqiperine nga Gllaberimi i perhershem
    Do ngelemi popull pa Atdhe.
    Nuk do kete me popull pastaj, por skllever, dhe prostituta rezortesh

    Reply
  • 1thundrak says:
    July 1, 2026 at 3:07 pm

    Ethem o brace o pelesh uleri manja o zerqine gramoz evgjit krimineli o shurrak shurreli

    Reply
  • Edvin Kristaq Rama says:
    July 1, 2026 at 3:08 pm

    PROSTITUTA POLITIKE EDVIN RAMA SHQIPËFOLËSI ANTISHQIPTAR DUHET TË SHKOJË PARA DREJTËSISË PËR TRADHTI TË LARTË KOMBËTARE 🇦🇱

    Reply
  • fshatari.pafshat says:
    July 1, 2026 at 3:44 pm

    Rama ju hedh here pas here ndonje kocke ketyre udheheqesve te “Protestes” dhe keta O Burra ta bejme Kauze se na u konsumuan “armatimet”. Kujotoj shprehjen popullore Tironse: “Ktu ka ik barra e vojit – ktona i gjemojne kokrrs se ullinit”.

    Reply
    • K R says:
      July 2, 2026 at 4:04 am

      Po sumfllaqe po

      Reply
  • Aidin Rrokaj says:
    July 1, 2026 at 5:46 pm

    Tani dhe pse Ke nje vizion per nje shqipria te bukur. Je trathtar. Po kush e Ka lexuar librin nga ata qe firmosen???? Nuk eshte tic toc eshte liber e keni parasysh nje me flete

    Reply
  • Aldrin says:
    July 1, 2026 at 5:58 pm

    Pellgace i thone Kenete, o capi
    E kane bllokuar Delten e Vjoses keta qelbesira
    Imagjinon cfare behet?
    SPAK duhet te merret xvarre me gjithe Edi Ramen
    Ky eshte akt kriminal i rende kunder Popullit dhe Shtetit
    Nuk ka vend ne bote te bllokoje Delten
    Keto jane cmendurira
    Legjenda e Balozit po behet realitet
    Mungon vetem Gjergj Elez Alia

    Reply
  • demo says:
    July 1, 2026 at 6:23 pm

    Nje muaj proteste ka nxjerre lakuriq nje KRIJESE TE DEFORMUAR,,nje deshtim natyror,Meqe nuk qullosi gje as ne sport,as ne pikture,mundohet te duket si arkitekt,duke telefonuar arkitekte te njohur,te fitojne miljona ne Shqiperi badiava.
    Mjafton nje zhgarravine me firme,nje kopje projekti si kopja e Teatrit Kombetar..Kullat e cpifura te qendres,apo karakatinat qe po ndertohen tek liqeni.

    Reply
  • E says:
    July 2, 2026 at 5:46 am

    Deri para 10 vjeteve, mezi dilte zeri kur thoje je nga Shqiperia. Kurse tani sa i thua je nga Shqiperia , ata qe kane qene kane mbetur sh te kenaqur dhe ata qe duan te vijne mezi presin.Eshte nje imazh fantastik ne Europe per Shqiperine. Me duket ky zhvillim nuk erdhi se eshte koha, erdhi se dikush pavaresisht nga gabimet po e drejton nga duhet. Si e doni Tironen me qerpiq me nevojtore ne oborr, si te ajo lagja ku u themelua partia e 200 petritave , qe pasojat po i vuajme dhe sot. Pse ca njerezeve nuk i ra radha te fusin lugen ne kazanin e korrupsionit dhe rrumujes 35 vjecare, a duhet te perpiqemi dikur te kete nje fund ky kaos. Fundi vjen kur nuk ka cfare ndahet me. Mire se erdhem ne kapitalizem. Ku peshku i madh e ha te voglin.

    Reply
  • demo says:
    July 3, 2026 at 1:45 am

    Se cfare eshte kapitalizmki ta tregojne ata qindra mijra qe mblidhen ne shesh perdite per te cporrur nje uzurpoator,qe Kapitalizmin e kupton vjedhje.Ato pak muaj qe jetoi ne boten kapitaliste shiti ikona te vjedhura.Ta tregon kapitalizmin Diaspora ne 4 korrik,qe kane dhjetra vite qe punojne e jetojne ne Boten kapitaliste.Edi Rama kryeminister eshte me katrani i te keqijve.Ase berisha,as Esad pasha nuk e arrijne dot.;Cilido nga Ata Emrat e Protestes don ta drejtoje Shqiperine me mire se Edi Rama.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Euro do të ndryshojë dizajn, Banka Qendrore Evropiane publikon modelet e reja të kartëmonedhave
  • Zbulohet një zgavër 70 metra e thellë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, gjenden eshtra kafshësh të egra
  • Mediat amerikane: Trump urdhëron ushtrinë amerikane të pezullojë sulmet ndaj Iranit
  • Në dashuri nuk do të mungojnë emocionet, ja parashikimi i horoskopit për sot
  • Kthjellime dhe mot i qëndrueshëm, ja parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. K R on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  2. K R on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  3. agron saliu on 120 milionerë britanikë, letër kryeministrit që të taksohen më shumë
  4. pirro on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  5. Pensionisti GJK on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?