Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tullumbacja me oksid azoti, flet mjeku: Ekstremi arrin deri në paralizë mendore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tullumbacja me oksid azoti, flet mjeku: Ekstremi arrin deri në paralizë mendore
AktualitetKronike

Tullumbacja me oksid azoti, flet mjeku: Ekstremi arrin deri në paralizë mendore

Published: September 21, 2023
Shpërndaje

Përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tullumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri, ndërsa më Britani prej kohësh konsiderohet droga e klasit c. Ekstremi që mund të sjellë përdorimi i kësaj substance arrin deri në paralizë nervore, ndërsa ekspertët japin alarmin për grupmoshat më të rrezikuara.

I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, mjeku Leidon Shapo përmes një lidhje skype nga Britania tregon se çfarë është kjo substancë e re që po qarkullon lirshëm në vendin tonë dhe pasojat që ajo sjell.

Sipas mjekut, dëmet që sjell tullumbacja me oksid azoti duhet parë në raport me elementë të tjerë si alkooli, duhani, apo lëndët narkotike që mund të përdoren njëkohësisht dhe rregullisht nga një përson.

- Publicitet -

Efekti gazsjellës ose i së qeshurës për të cilën njihet tullumbacja është e ndryshme në varësi të perosonit dhe probleme që mund ta shoqërojnë.

“Për të kuptuar nëse një tullumbace me thithje apo me fryrje është kaq e rëndësishme sa po bëhet, duhen parë të dhënat dhe duhet parë si ndërvepron kjo me të tjerat. Tullumbacja njihet si gazi gazsjellës ose i të qeshurës, sepse pas përdorimit të një tullumbaceje në varësi të personit, për shembull një person që mund të ketë pirë 10 tullumbace mund të mos i ndodh asgjë, por ka edhe persona që pas 2 tullumbaceve të tilla ndjejnë një gjendje ilariteti, të qeshure, mund t’ju merren mendtë, madje ka raste të rralla dhe të rënda ku mund t’ju bjerë edhe të fikët apo të kalojnë në paralizë nervore. Janë pikërisht këto raste të rënda që kanë detyruar studiuesit dhe parlamentin në Britani të marrë një vendim të tillë, i cili është: ‘Kushdo që e prodhon dhe shet mund të dënohet me 14 vjet, kush e përdor hapur dhe kapet mund të dënohet deri në 2 vjet burgim dhe me dëme të tjera financiare”, u shpreh doktori.

Sipas mjekut, grupmoshat 16-24 vjeç janë përdoruesit më të shumtë të kësaj substance, ndërsa shprehet se ka pasur edhe raste të rënda që pasojat kanë qenë të konsiderueshme.

“Për grupet e të rinjve nga 16-24 vjeç, kjo është droga nr.3 në Britani dhe jo vetëm në Britani pasi të dhënat evropiane vërtetojnë të njëjtën gjë. Madje edhe në Shqipëri po të mblidhen dhe analizohen të dhënat do të këtë konkluzione të ngjashme, pasi kjo grupmoshë përdor edhe droga të tjera dhe nga studimet që janë bërë në lidhje me alkoolin ekspertët vënë re që përdorimi i alkoolit rritet me moshën dhe po t’i shtosh tullumbacen alkoolit dhe po t’ju shtosh edhe përdorimin e kanabisit sjell pasoja të rënda. Ka pasur raste që kanë arritur deri në dëmtime të forta nervore, apo në gjendje të fikti dhe për personat astmatikë dëmi është goxha i konsiderueshëm. Nëse merret direkt nga bombula është i rrezikshëm dhe sjell pasoja. Nuk është vetëm dëmi te mushkëritë, dëmet nuk janë të thjeshta dhe të menjëhershme.”

E konsideruar e njëjtë me injeksionet që u bëhen në gojë fëmijëve për mbushjen e dhëmballëve, mjeku sqaroi se pasojat, efektet dhe kohëzgjatja e të dyjave është e ndryshme. Ai tha se problemi i vetëm serioz është përdorimi i tollumbaces.

“Besoj shumë që ato lloj trajtimesh që përdoren në mjekësi dhe stomatologji janë të kontrolluara dhe janë për një periudhë të shkurtër kohore. Prindërit duhet të shqetësohen kur shohin baret e mbushura plot teksa prijnë këto tullumbacet, ndërsa në stomatologji ato janë të kontrolluara”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ditë e Natë i bashkohet Wolt në Shqipëri, duke sjellë mijëra produkte farmaceutike për klientët në gjashtë qytete
  • Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  • Gary Kokalari: Zvërneci mund të trondisë skenën politike amerikane
  • Arrestohet në Krujë i shumëkërkuari Ylli Zalla
  • Europa në alarm për zjarret, edhe Shqipëria mes vendeve në fokus të Copernicus

Komentet e Fundit

  1. Ekonomisti on Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës; Shqipëria me zëvendësimin më të ulët në Europë
  2. plazhisti on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  3. L on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  4. brunilda on ​Mbi 100 vjeç dhe i përjashtuar nga Michelin: Historia e jashtëzakonshme e ustait të sushi-t që refuzoi botën
  5. Precizim on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?