Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis procesi i votimit për zgjedhjet lokale, Erdogan synon të rimarrë Stambollin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nis procesi i votimit për zgjedhjet lokale, Erdogan synon të rimarrë Stambollin
AktualitetBote

Nis procesi i votimit për zgjedhjet lokale, Erdogan synon të rimarrë Stambollin

Published: March 31, 2024
Shpërndaje

Sot në Turqi mbahen zgjedhjet dhe fokusi kryesor është në përpjekjet e presidentit Recep Tayyip Erdogan që të marrë kontrollin e Stambollit nga rivali i tij, Ekrem Imamoglu, i cili synon të rivendosë opozitën si një forcë politike, pas humbjes së hidhur në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, kishte mposhtur Erdoganin dhe partinë e tij AKP, në zgjedhjet lokale të vitit 2019. Humbja e Stambollit ishte goditja më e madhe për udhëheqësin turk dhe partinë e tij pas dy dekadash në pushtet. Por, Erdogan u kundërpërgjigj më 2023, duke u rizgjedhur në postin e presidentit dhe partia e tij duke marrë shumicën në Parlament.

Rezultatet e së dielës mund të përforcojnë kontrollin që Erdogan ka ndaj Turqisë – shtet anëtar të NATO-s – ose të sinjalizojnë një ndryshim në skenën politike. Një fitore e Imamoglut mund të shihet si ushqim ndaj pritshmërive që ai të bëhet një udhëheqës kombëtar në të ardhmen.

- Publicitet -

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 në lindje të Turqisë, ndërkaq në 8:00 në pjesën tjetër të vendit. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote mbi 61 milionë persona. Vendvotimet mbyllen në orë 17:00 dhe rezultatet e para priten në orën 22:00, sipas kohës lokale.

Në Stamboll, qytet që i jep shtytje ekonomisë turke dhe ka 16 milionë banorë, sondazhet sugjerojnë një garë të ngushtë mes Imamoglut dhe kandidatit të partisë së Erdoganit, Murat Kurum. Kurum në të kaluarën ka mbajtur post ministror.

Rezultatet ka gjasa të formësohen pjesërisht nga problemet ekonomike të nxituara nga inflacioni, që ka arritur gati 70 për qind, dhe nga votuesit kurdë dhe islamikë të cilët kërkojnë një ndryshim politik.

Përderisa çmimi kryesor për Erdoganin është Stambolli, ai po ashtu po synon që të rimarrë kontrollin e kryeqytetit, Ankarasë. Të dy qytetet u fituan nga opozita më 2019, pasi ishin udhëhequr nga AKP dhe paraardhësve të tij islamikë në 25 vjetët e kaluar.

Mundësitë e fitores për Erdoganin janë rritur për shkak të shkatërrimit të aleancës opozitare që ai mposhti në zgjedhjet e vitit të kaluar, edhe pse Imamoglu ende kërkon vota përtej partisë së tij, Partisë Popullore Republikane, që është subjekti kryesor opozitar.

Votuesit nga partia kryesore prokure ishin kyç në suksesin e vitit 2019. Partia e kurdëve, DEM, këtë radhë ka kandidatin e vet në Stamboll, por shumë kurdë pritet të votojnë sërish për Imamoglun.

Po ashtu, rritja e mbështetjes për Partinë Islamike të Mirëqenies së Re nuk është në favorin e Erdoganit. Kjo parti ka qëndrim të ashpër Izraelit në konfliktin në Gazë, por edhe pakënaqësi të mëdha sesi partia e Erdoganit ka menaxhuar me ekonominë e shtetit.

Në këto zgjedhje, votuesit në Turqi do të zgjedhin kryetarët e rinj në 81 provincat e vendit, si dhe anëtarët e Këshillave të provincave dhe zyrtarë të tjerë lokalë./REL

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kapitulli që kjo qeverisje mban të mbyllur
  • VIDEO: Skena lufte dhe përplasje mes protestuesve e policisë në qendër të Tiranës
  • VIDEO: Moment paqeje dhe përqafime mes protestuesve dhe policisë në Elbasan
  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome, Hitaj: Janë përdorur në mënyrë të kufizuar
  • Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  2. Qerratai on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  3. Delina Fico on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  4. e agasi on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  5. prehistoriku on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?