Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turqia akuzon futbollistin për nxitje të urrejtjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Turqia akuzon futbollistin për nxitje të urrejtjes
AktualitetBote

Turqia akuzon futbollistin për nxitje të urrejtjes

Published: January 15, 2024
Shpërndaje

Autoritetet turke ngritën akuza të hënën ndaj futbollistit izraelit Sagiv Jehezkel për nxitje të urrejtjes pasi ai shprehu solidaritetin me pengjet e marra nga militantët e Hamasit, gjatë një ndeshjeje futbolli. Futbollisti është liruar nga paraburgimi në pritje të gjykimit.

Lojtari i ekipit “Antalyaspor” u ndalua të dielën vonë pasi vendosi një fashë në kyçin e dorës ku ishte shkruar pranë yllit të Davidit “100 ditë 7/10”, në lidhje me 100 ditët nga 7 tetori i vitit të kaluar kur terroristët e Hamasit sulmuan Izraelin duke vrarë mijëra njerëz dhe marrë peng 240 të tjerë. 28-vjeçari izraelit i tha policisë se ai thjesht po bënte thirrje për t’i dhënë fund luftës.

Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, tha të dielën vonë se izraeliti Jehezkel ishte nën hetim për “nxitje të hapur të publikut për urrejtje dhe armiqësi”.

- Publicitet -

Ministri turk tha përmes një deklarate të postuar në rrjetin X se futbollisti Jehezkel ishte përfshirë në “një gjest të shëmtuar në mbështetje të masakrës izraelite në Gaza”. Turqia dhe opinioni publik në atë vend e kundërshtojnë ashpër ndërhyrjen ushtarake të Izraelit në Gaza.

Klubi sportiv “Antalyaspor” e pezulloi futbollistin Jehezkelin nga ekipi dhe njoftoi se po fliste me avokatët e klubit mbi mundësinë e ndërprerjes së kontratës së tij. Futbollisti pritet të kthehet në Izrael më vonë gjatë ditës me një avion privat së bashku me anëtarët e familjes së tij, njoftoi televizioni privat NTV.

Gjatë marrjes në pyetje në polici, futbollisti i mohoi akuzat se ishte përfshirë në një akt provokues, raportoi agjencia private e lajmeve DHA.

“Unë nuk jam pro luftës”, citohet t’i ketë thënë ai policisë, sipas rrjetit DHA. “Dua që ky proces 100-ditor të përfundojë. Unë dua që lufta të përfundojë”. Federata Turke e Futbollit e dënoi veprimin e tij, duke thënë se ishte një gjest që “turbulloi ndërgjegjen” e publikut turk.

Ndërkohë, ndalimi i futbollistit shkaktoi zemërimin e Izraelit. Ministri i jashtëm izraelit, Israel Katz, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe grupeve sportive që të ndërmarrin hapa kundër përdorimit për përfitime politike të dhunës dhe kërcënimet ndaj atletëve nga ana e Turqisë.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  • “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
  • Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  • Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Komentet e Fundit

  1. K R on Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  2. Kokpalari 21 janarit on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. Ethem Lalaj on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. prehistoriku on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?