Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turqia njofton NATO-n se Suedia nuk do të anëtarësohet në takimin e javës së ardhshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Turqia njofton NATO-n se Suedia nuk do të anëtarësohet në takimin e javës së ardhshme
Uncategorized

Turqia njofton NATO-n se Suedia nuk do të anëtarësohet në takimin e javës së ardhshme

Published: November 22, 2023
Shpërndaje

Turqia e ka informuar NATO-n se ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë nuk do të përfundojë në kohë për të mundësuar ceremoninë e anëtarësimit gjatë takimit të ministrave të jashtëm të aleancës javën e ardhshme, thanë të mërkurën dy burime që kanë njohuri për këtë çështje.

Javën e shkuar, komisioni i punëve të jashtme i parlamentit turk shtyu një votim për anëtarësimin e Suedisë në NATO duke thënë se kishte nevojë për shqyrtime të mëtejshme. Komisioni ka të ngjarë ta rifillojë debatin mbi këtë çështje të martën ose të mërkurën, tha një nga burimet.

Ministrat e jashtëm të vendeve të NATO-s do të takohen në Bruksel pikërisht në këto ditë, më 28 dhe 29 nëntor, një takim që disa në bllokun perëndimor kishin shpresuar se do të shënonte pranimin e Suedisë. Ministria e Jashtme turke nuk ka komentuar.

- Publicitet -

Suedia edhe Finlanda kërkuar të anëtarësohen në NATO në maj të vitit të kaluar, pas agresionit të Kremlinit ndaj Ukrainës. Në atë kohë, Presidenti Tajip Erdogan e kundërshtoi anëtarësimin e të dy vendeve. Zoti Erdogan tha se dy vendet nordike mbronin grupe të cilat Turqia i konsideron si terroristë, duke nënvizuar edhe embargot e tyre tregtare për mbrojtjen. Turqia e dha aprovimin për anëtarësimin e Finlandës në muajin prill, ndërsa Suedia vazhdon të jetë në pritje.

Turqia ka kërkuar që Suedia të ndërmarrë më shumë hapa për të frenuar anëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila konsiderohet si një grup terrorist nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Stokholmi reagoi me një projekt-ligj kundër terrorizmit, që e bën të paligjshëm anëtarësimin në një organizatë terroriste, duke hequr gjithashtu kufizimet e eksportit të armëve për Turqinë. Suedia thotë se e ka zbatuar marrëveshjen e nënshkruar vitin e kaluar.

Ratifikimi kërkon që projektligji të miratohet nga komisioni i punëve të jashtme turke përpara se të hidhet në një votim të plotë parlamentar, çka mund të kërkojë disa ditë ose javë. Presidenti Erdogan më pas do ta nënshkruajë atë në ligj për t’i dhënë fund procesit, kohëzgjatja e të cilit i ka zemëruar aleatët e Ankarasë dhe ka vënë në provë lidhjet e saj perëndimore.

Ndërsa Hungaria nuk e ka ratifikuar ende anëtarësimin e Suedisë, Turqia shihet si pengesa kryesore për pranimin e Suedisë në NATO.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  • 13-vjeçarja medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
  • Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Komentet e Fundit

  1. Lala i Lushnjes on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. demo on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  3. Një banor I Tiranës on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  4. fshatari.pafshat on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  5. Shqiptar on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?