Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turqia njofton NATO-n se Suedia nuk do të anëtarësohet në takimin e javës së ardhshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Turqia njofton NATO-n se Suedia nuk do të anëtarësohet në takimin e javës së ardhshme
BoteLajmi i fundit

Turqia njofton NATO-n se Suedia nuk do të anëtarësohet në takimin e javës së ardhshme

Published: November 22, 2023
Shpërndaje

Turqia e ka informuar NATO-n se ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë nuk do të përfundojë në kohë për të mundësuar ceremoninë e anëtarësimit gjatë takimit të ministrave të jashtëm të aleancës javën e ardhshme, thanë të mërkurën dy burime që kanë njohuri për këtë çështje.

Javën e shkuar, komisioni i punëve të jashtme i parlamentit turk shtyu një votim për anëtarësimin e Suedisë në NATO duke thënë se kishte nevojë për shqyrtime të mëtejshme. Komisioni ka të ngjarë ta rifillojë debatin mbi këtë çështje të martën ose të mërkurën, tha një nga burimet.

Ministrat e jashtëm të vendeve të NATO-s do të takohen në Bruksel pikërisht në këto ditë, më 28 dhe 29 nëntor, një takim që disa në bllokun perëndimor kishin shpresuar se do të shënonte pranimin e Suedisë. Ministria e Jashtme turke nuk ka komentuar.

- Publicitet -

Suedia edhe Finlanda kërkuar të anëtarësohen në NATO në maj të vitit të kaluar, pas agresionit të Kremlinit ndaj Ukrainës.

Në atë kohë, Presidenti Tajip Erdogan e kundërshtoi anëtarësimin e të dy vendeve. Zoti Erdogan tha se dy vendet nordike mbronin grupe të cilat Turqia i konsideron si terroristë, duke nënvizuar edhe embargot e tyre tregtare për mbrojtjen. Turqia e dha aprovimin për anëtarësimin e Finlandës në muajin prill, ndërsa Suedia vazhdon të jetë në pritje.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?