Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “U bënë si të dehur, fiksoheshin në telefon kur vinte ai orari i lekëve…” Mësuesi rrëfen si u mashtrua Divjaka nga piramidat me kriptomonedha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “U bënë si të dehur, fiksoheshin në telefon kur vinte ai orari i lekëve…” Mësuesi rrëfen si u mashtrua Divjaka nga piramidat me kriptomonedha
KronikeLajmi i fundit

“U bënë si të dehur, fiksoheshin në telefon kur vinte ai orari i lekëve…” Mësuesi rrëfen si u mashtrua Divjaka nga piramidat me kriptomonedha

Published: September 7, 2025
Shpërndaje

Josif Kruti, banor i qytetit të Divjakës ka rrëfyer në A2 CNN, detaje nga mënyra sesi qindra bashkëqytetarë të tij ranë pre e skemës piramidale online, ku josheshin nga të ashtëquajtur agjentë, për të investuar në platformën TXEX, me premtimin se fitimet do të dyfishoheshin.

“Unë për këto skema kam dëgjuar para një viti. Nisi të përflitej në Divjakë dhe diskutonin midis tyre njerëz, dhe persona që na njihnin. Kemi qenë me bashkëshorten mësues prej 30 vitesh.

Na u duk pak si habi e çudi fillimisht kjo nismë online. Unë dhe bashkëshortja kemi pasur përvojë të hidhur gjatë viteve 96’ – 97’ dhe për këtë arsye as nuk guxonim. Edhe kur na thoshin që është shumë e lehtë, me një kartë identiteti regjistrohesh nuk guxuam asnjëherë megjithëse kishim edhe presion nga djali, në kuptimin e mirë, pasi ne nuk dimë të fitojmë lekë pa punë, pa djersë.

- Publicitet -

Edhe shoqet apo shokët e djalit bashkëbisedonin të investonin lekë në këto piramidat online. I njihja si ish-nxënës, djem të rinj që kanë mbaruar dhe janë shkolluar goxha, dhe kur diskutonim në muhabete kafeje i thosha: “Ore djem si po guxoni, si po veproni” – dhe ata më thoshin në formë shakaje: “Hë mo presor, se një milionë nuk u bë qameti, se diku po fitohet”.

Ai më tej zbuloi se ishin të paktën katër persona që vepronin si agjentë për të joshur njerëzit, kryesisht të afërm të tyre, për të investuar fillimisht në këtë skemë piramidale dhe më pas tërhiqeshin njerëz të tjerë me fjalën e gojës dhe premtimin për fitime të shpejta.

“Ishin tre katër si agjentë kryesor që operonin. Ose ftonin njerëzit e tyre duke i bindur se unë po fitoj, jam unë i sigurt, fitimi shtohet shpejt. Dikush tjetër nuk guxonte, disa të tjerë hodhën masivisht. Javën e fundit kur do mbyllej, 2-3 miqtë e mi thoshin hodhëm dy milionë u dogjëm. Dikush tjetër obobo vura 4 milionë, hodha gjithë kursimet.

Ka marrë një lloj rënie dhe prekje. Thoshin që fitohet shpejt, për një muaj dy muaj, mjafton të ndjekësh një orar të caktuar, të aplikosh, të jesh atje, të hapet vetë programi. E di që ishin bërë si të dehur pas kësaj në një orar të caktuar. Edhe rrinin, linin çdo punë, dhe rrinin tek ai orari ku shihnin si po kalonin lekët”, zbuloi Kruti për A2cn.

Sipas Krutit hyrja fillestare në skemë bëhej me shuma që varionin nga 1 milionë deri në 4 milionë lekë të vjetra. dhe investimi kryhej përmes filialeve të bankave.

“Ata që promovonin ishin me profesione nga më të ndryshmet. Punonjës në Divjakë, fermerë, ekonomistë, edhe me arsim të lartë edhe nga fusha e arsimit, mësuesisë. Ka mundësi nëpër filiale bankash dhe banka më pas i kalonte në adresën e skemës TXEX, me aq sa kam dijeni. Nuk e di këtu apo në Kosovë. Di që thoshin kalohen lekë. Vinte shuma online e tregohej shpesh dhe pastaj lekët kalonin”, tha Kruti.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Detari says:
    September 7, 2025 at 11:10 am

    mesues qe perdor terma “muhabete” cuditet pse nxenesit e tije jane kaq truthare…imagjino mesuesit e tjere…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperatura rekord në Francë, në Bordo termometri arrin ne 43 gradë. Mbyllen 845 shkolla
  • Macron pret Ramën në Francë, cili është fokusi i takimit
  • ’mKëngë dhe Rituale”, suita jazz që sjell kujtesën shqiptare në skenë. Hyrja falas
  • “Partizani”, seanca e radhës më 6 korrik. Thirret si dëshmitar nga SPAK ish-ministri Gazmend Oketa
  • Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin me 30 ditë të Agron Shehajt nga Parlamenti

Komentet e Fundit

  1. Kujdes koken zoterinj on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. demo on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Kultura on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  4. Drejtësia on FOTO: Dita 22 e protestës qytetare në Tiranë, disa nga parrullat
  5. Anonymous on Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhanë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?