Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U dënua me 4.5 vite burgim, Safet Gjici kërkesë Gjykatës nga spitali për lirim me kusht
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > U dënua me 4.5 vite burgim, Safet Gjici kërkesë Gjykatës nga spitali për lirim me kusht
KronikeLajmi i fundit

U dënua me 4.5 vite burgim, Safet Gjici kërkesë Gjykatës nga spitali për lirim me kusht

Published: September 30, 2024
Shpërndaje

Zyrtarët e lartë të cilët janë arrestuar nga SPAK për shkeljet që janë nën juridiksionin e kësaj prokurorie, të gjithë kërkojnë hapësira ligjore për të tentuar lirinë me kusht.

I radhës është Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit, i cili pa e nisur mirë detyrën për mandatin e tij, doli i përfshirë në një skandal seksual që tronditi mbarë opinionin. Ai u arrestua dhe u vu nën akuzën e abuzimit me detyrën, akuzë që në fakt nuk u pranua nga Gjykata e Apelit të Posaçëm e për pasojë atij bashkë me akuzën iu ndryshua edhe masa e dënimit nga njëra shkallë gjykimi në tjetrën.

Në fakt, Gjici tashmë gjendet në spital për shkak të problemeve shëndetësore, por prej aty nuk është ndaluar të kërkojë edhe lirimin me kusht duke e argumentuar se ai e ka përfunduar tashmë një pjesë të mirë të dënimit, ku përfshihet edhe koha e paraburgimit.

- Publicitet -

Kërkesa

Vetëm 3 muaj pasi u dënua me 4.5 vjet burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, ish-kreu i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, kërkon të lirohet me kusht. Kërkesa e Gjicit është depozituar në Gjykatën e Elbasanit nga avokati i tij, Markeljan Janca. Ndërsa gjyqtarja që pritet të shqyrtojë këtë kërkesë më 14 tetor është zgjedhur përmes shortit elektronik dhe mësohet se është Suela Lika.

Për të bindur gjyqtaren se Gjici duhet të lirohet, ish-kryebashkiaku pretendon se ka vuajtur dënimin në masën e tre të katërtave, duke renditur edhe një sërë shkaqesh të tjera si shëndeti jo i mirë dhe arsye të forta familjare. Aktualisht Safet Gjici qëndron i shtruar në ambientet e një spitali, ndërsa është në pritje të marrjes në shqyrtim të kërkesës së tij për t’u liruar me kusht. Ish-zyrtari i lartë i Partisë Socialiste në Kukës, Safet Gjici, u arrestua pasi u filmua në zyrën e bashkisë duke kryer akte seksual me Alma Kaçin, video e cila më pas u shpërnda më tej në media dhe telefonat e çdo qytetari.

Skandali solli nisjen e një hetimi penal në SPAK, duke çuar në dorëheqjen e Gjicit si kryebashkiak dhe më pas në prangosjen e tij nga policia. Nën hetim, por me masën “arrest në shtëpi” u vendos dhe vajza qe e filmoi, Alma Kaçi. Çështja shkoi në gjyq me të dy protagonistët e video-skandalit. Ndërkohë para shpalljes së vendimit, Gjici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit. Gjici u dënua me 4.5 vite burgim, ndërsa gjykata i hoqi dhe të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, mori një zgjatje të masës së dënimit në shkallën e Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi Apeli vendosi të prishë dënimin e shkallës së parë, i cili e dënonte atë vetëm për abuzim me detyrën dhe e dënoi atë për korrupsion. Për korrupsion u dënua edhe Alma Kaçi, gruaja që regjistroi një video në të cilën ajo dhe Gjici shfaqen duke kryer seks në zyrën e kryetarit të bashkisë si dhe duke biseduar për përfitimin e fondeve nga ana e Kaçit për ndërtimin e një qendre për trajtimin e qenve të rrugës në qytetin verilindor.

Gjici ishte dënuar në shkallën e parë për abuzim me detyrën dhe duhej të vuante 1 vit e gjashtë muaj burg, dënim që niste nga qershori i vitit të kaluar, ditën kur ai u arrestua dhe që pritej të përfundonte së shpejti. Por Gjykata e Apelit doli në konkluzionin se Gjici nuk duhej të dënohej për abuzim me detyrën, por për korrupsion aktiv. Rrjedhimisht ai u dënua me 4.6 vjet burg, nga të cilat do të duhet të vuajë 3 vite për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Gic Safeti ky Rilindas shteti says:
    September 30, 2024 at 9:26 am

    Gic Safeti eshte vertet i semure, i ka rene Gripi Derrit…

    Reply
  • TemO says:
    September 30, 2024 at 10:40 am

    Nëse krahason VJEDHJET & VRASJET E NON GRATËS ME ATO TË S.GICIT..OSE SB NË BURG PËR JETË OSE SG DUHEJ NË SHTËPI,PASI MINISTRI YLLI PANGO I PD QË U KAP NË FLAGRANCË SEXSI.. JO VETËM NUK BËRI BURG,POR U BË PROFESOR ME STUDENTET & BËN KOKRRËN E QEJFIT,DUKE BROHORITUR..RROFT SALIU..!
    -Marrëzia vazhdon duke arrestuar 101 Socislist dhe vetëm 1 PD-ist..SALIANI..& PËR KËTË PO BËHET NAMI NË 99 % TË TV-ve TË SB,SIKUR ËSHTË PËRMBYSUR BOTA..! Kjo është banda e PD me non gratën në krye..TMERR i KOMBIT..!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
  • Shifrat e një Shqipërie që po tkurret: Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet
  • Media hollandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të jetë në gjendje të garantojë shtetin e së drejtës
  • Gjykata Kushtetuese kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit, zbulohet arsyeja
  • Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore

Komentet e Fundit

  1. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  2. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. durrsaku on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?