Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U dënua për vrasjen e 50-vjeçarit në Fier, Fatmir Hoxha shpallet i pafajshëm pas 3 vitesh, lë qelinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > U dënua për vrasjen e 50-vjeçarit në Fier, Fatmir Hoxha shpallet i pafajshëm pas 3 vitesh, lë qelinë
Kronike

U dënua për vrasjen e 50-vjeçarit në Fier, Fatmir Hoxha shpallet i pafajshëm pas 3 vitesh, lë qelinë

Published: December 11, 2023
Shpërndaje

Lirohet nga burgu Fatmir Hoxha, i akuzuar për vrasjen e 50-vjeçarit Ahmet Toska në lagjen “Sheq i Madh”, ngjarje e cila ka ndodhur në 26 tetor të vitit 2020.

Ai ka fituar pafajësinë pas rigjykimit të kësaj çështje nga gjykata e Fierit dhe një riekspertimi të provave (pamje filmike të kamerave të sigurisë, veshjet,etj) që rrëzonin akuzat për autorësinë e tij, dhe nuk ka prova bindëse që vrasja është kryer prej tij.

54-vjeçari Fatmir Hoxha ka lënë pasditen e sotme ambientet e burgut te Fierit me vendim të gjykatës së rrethit gjyqësor Fier. Fatmir Hoxha, i akuzuar për ekzekutimin e Ahmet Toskës në vitin 2020 që pas arrestimit dhe masës së arrestit me burg nuk ka pranuar autorësinë e kësaj vrasje.

- Publicitet -

Fatmir Hoxha është arrestuar në datën 14 nëntor në aeroportin e Rinasit, duke u kthyer nga Italia, ku kishte udhëtuar bashkë me bashkëshorten, ndërsa sipas pretendimeve të avokates, po kthehej për të sqaruar akuzat e ngritura ndaj tij. Ahmet Toska u ekzekutua 26 tetor në orën 06:00 të mëngjesit teksa viktima po shoqëronte bashkëshorten për në punë.

Një person i maskuar iu afrua dhe qëlloi me një plumb në kokë.

Pamjet filmike dhe gjurmët e barutit në veshje ishin provat e Prokurorisë, me të cilat mori masën e Sigurisë arrest me burg ndaj Fatmir Hoxhës, të akuzuar për ekzekutimin e Ahmet Toska në sy të bashkëshortes më 26 tetor 2020 në Fier. 52 vjecari teksa i drejtohej qelisë, deklaroi para gazetarëve se ishte i pafajshëm.

Ky ishte reagimi i Fatmir Hoxhës, pasi Gjykata e Fierit vendosi ta mbajë në burg për ekzekutimin e 50 vjecarit Ahmet Toska në sy të bashkëshortes së tij. Akuzën 52 vjecari e mohoi edhe në seancën me dyer të mbyllura përballë gjyqtarit Alfred Konomi.

Si provën e tij më të fortë kundërshtuese citohet të ketë përdorur faktin se atë mëngjes ishte zgjuar në orën 08:00, ndërsa krimi në fshatin Sheq i Madh, ishte shënuar dy orë më herët. Por gjyqtari nuk i ka marrë parasysh pretendimet e Fatmir Hoxhës dhe avokates së tij të caktuar kryesisht duke i besuar provave të paraqitura nga Prokuroria që në dosje ka pamje filmike dhe gjurmë baruti në rroba.

“Sipas mendimit tonë nuk kishte prova që të formulohej një “dyshim i arsyeshëm”, për ne nuk egzistonte dyshimi i arsyeshëm dhe ndaj kërkuam një masë arresti më të butë seç ishte masa arrest në shtëpi”, është shprehur avokatja e Fatmir Hoxhës.

Arma e krimit sipas burimeve ende nuk është gjetur, sikurse motivi i krimit mbetet i paqartë, edhe pse ka një dyshim se lidhet për çështje intime.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare
  • Rruga e ndërlikuar drejt një qeverie të re në Izrael
  • Egjipti shpall si terroriste një organizatë nga Kosova
  • VIDEO: Misteri i madh i floririt çam, thesaret e groposura përgjatë kufirit Greqi-Shqipëri
  • Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?