Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U dhunua nga izraelitët në Flotiljen Globale, aktivisti: Njërin nga ne e qëlluan me armë në këmbë, mua më rrahën në grup
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U dhunua nga izraelitët në Flotiljen Globale, aktivisti: Njërin nga ne e qëlluan me armë në këmbë, mua më rrahën në grup
AktualitetKronike

U dhunua nga izraelitët në Flotiljen Globale, aktivisti: Njërin nga ne e qëlluan me armë në këmbë, mua më rrahën në grup

Published: May 22, 2026
Shpërndaje

Baki Goxhaj, i pranishëm në Flotiljen ku u dhunuan dhjetëra aktivistë në Izrael, është rikthyer i sigurt në Shqipëri.

Në një intervistë nga Rinasi me emisionin “Shqipëria Live”, Goxhaj tregon tmerrin e përjetuar në Izrael.

“Një nga anëtarët e anijes sime e qëlluan me armë në këmbë dhe pas një plage të madhe u detyruan ta merrnin që ta mjekonin gjatë natës. Pas dy ditësh mbërritëm në port dhe na nxorën në mënyrë të dhunshme nga anija.

Mua më mbajtën të fundit dhe bënë të njëjtën gjë duke më rrahur në grup, njëjtë si të tjerët më parë. Më pas na çuan në tendë, ku siç duket në video është i pranishëm edhe ministri. Unë isha aty i lidhur me ballin tonë dhe e pashë me sytë e mi ministrin dhe isha dëshmitar i dhunës.

- Publicitet -

Ai foli hebraisht, nuk e kuptuam, por kishte thirrje “Free Palestine” dhe ata që e bënë u rrahën. Nuk na lejohej të shikonim anash apo të ngrinim kokën dhe na thoshin të qëndrojmë vetëm drejt. Nuk u ndjeva i rrezikuar për jetën, por ata nëse ndjehen të rrezikuan, qëllojnë. Nuk e bëjnë të madhe”, tha Goxhaj.

Goxhaj tregoi se gjatë procedurave të regjistrimit janë marrë në pyetje nga autoritetet izraelite, të cilat i kanë pyetur pse po përpiqeshin të “thyenin ligjin izraelit”.

“Kaluam një procedurë regjistrimi, ku kishte kamera. Nuk pati dhunë ndaj nesh, por kur kalonin ushtria apo policia, ishin më pak të sjellshëm. Dhamë arsyet pse ishim aty dhe një nga pyetjet ishte: “Pse përpiqesh të thyesh ligjin izraelit?” U përgjigja: “Ne nuk përpiqemi të thyejmë ligjin. Rrethimi i Gazës është i paligjshëm dhe është e drejta jonë të përpiqemi ta ndryshojmë. Jemi në të drejtën tonë për t’i dhënë fund gjenocidit në Gaza”, tha ai.

Më tek foli për mbështetjen e shtetit shqiptar, ku tha se ishte i kënaqur dhe se është pritur shumë mirë nga konsulli ynë në Stamboll. “Ambasadorja jonë në Izrael kishte dalë në aeroport për të më përshëndetur. E falënderoj për këtë; ishte e vetmja ambasadore që pashë. Konsulli ynë në Stamboll më ka pritur ngrohtësisht dhe më ka siguruar rroba. Ne erdhëm në Stamboll me uniformat e burgut. Jam ndjerë mirë nga respekti dhe mënyra njerëzore me të cilën jam trajtuar. Në vija të përgjithshme, me shtetin shqiptar jam shumë i kënaqur”, shtoi ai.

Në lidhje me pjesëmarrjen, ai zbuloi se “Pjesëmarrësit kanë qenë nga mbi 50 shtete. Ishte një pjesëmarrje masive; kemi qenë mbi 400 veta dhe rreth 60 anije”.

Pyetjes së Sidorela Gjonit, nëse do të shkojë sërish, ai u përgjigj: “Realisht nuk jam trembur. Isha përgatitur emocionalisht dhe fizikisht për dhunën fizike dhe kjo nuk ka lënë gjurmë të thella psikologjike deri tani. Nuk është një vendim që e marr tani, por mbetet një mundësi e hapur”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • demo says:
    May 22, 2026 at 1:12 pm

    Mire ta kane bere,Ke hyre si gomari n`duhant.

    Reply
  • Dulla says:
    May 22, 2026 at 2:07 pm

    Je komplet rrot kari. Po cfar muti do ti qe kruan briret kot? Po shkoje ne eskursion? Apo te kishin ftu ne dasem? Eshte shtet ai ka ligje ka rregulla nuk eshte han pa porta. Provoje prap po ta shikosh picken e mizes. Humanist i modh ti idiot i lindur.

    Reply
  • Kaurri realist says:
    May 22, 2026 at 2:43 pm

    Sa bukur i tregon perrallat ky “i dhunuari”, te cilit Izraeli i pagoi edhe bileten e kthimit……

    Reply
  • Dauti nga Gaza says:
    May 22, 2026 at 3:59 pm

    Rrote kari komplet. Cjane keta mor aman?

    Reply
  • Shkaku?! says:
    May 22, 2026 at 4:30 pm

    Një pyetje me vend do të ishte: Vajte në ndihmë të popullit palestinez se të bashkon feja me ta, apo për arsye humanitare?! Po të ketë shkuar për solidaritet fetar, asnjë ndjenjë respekti nga ana ime. Se edhe nga pamja me atë mjekër që ka, më duket ca si taliban. Nga ana tjetër kam respektin maksimal për ata europianë që përpiqen të thyejnë rrethimin e Gazës dhe të ndalojnë genocidin e shtetit fashist izraelit atje.

    Reply
  • Shqiptar says:
    May 22, 2026 at 4:33 pm

    Taleban qe flet shqip

    Reply
  • Ela says:
    May 26, 2026 at 5:05 am

    Ore komentues burra muti
    Izraeli nuk ka faj?

    Reply
  • hdhrjtrgy says:
    June 13, 2026 at 3:40 am

    U dhunua nga izraelitët në Flotiljen Globale, aktivisti: Njërin nga ne e qëlluan me armë në këmbë, mua më rrahën në grup – Gazeta Dita
    [url=http://www.gj01nf9zp28q8zgc14l04hd6hz13853zs.org/]uhdhrjtrgy[/url]
    hdhrjtrgy http://www.gj01nf9zp28q8zgc14l04hd6hz13853zs.org/
    ahdhrjtrgy

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?