Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Denis Bajrin, akuzat që rëndojnë mbi të
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Denis Bajrin, akuzat që rëndojnë mbi të
KronikeLajmi i fundit

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Denis Bajrin, akuzat që rëndojnë mbi të

Published: July 25, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Bajrin, 37-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit në gusht të vitit 2020 në Shkodër.

Bajri u ekstradua të mërkurën nga Dubai, pasi ishte arrestuar më 27 shkurt 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e megaoperacionit “Metamorfoza”, i fokusuar në shkatërrimin e grupeve kriminale që veprojnë në Shkodër dhe më gjerë.

Sipas SPAK, ndaj Denis Bajrit rëndojnë pesë akuza të rënda që lidhen me aktivitetin e grupit të strukturuar kriminal të njohur si “Bajrat e Shkodrës”.Akuzat ndaj tij janë: “vrasje me paramendim” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

- Publicitet -

Hetimet e thelluara të SPAK janë mbështetur në përgjimet e aplikacionit të koduar “Sky ECC”, ku janë zbuluar komunikime që lidhen direkt me vrasjen e Gjin Ndojit (njohur edhe si Gjin Boriçi), i cili u ekzekutua në Vau Dejës më 9 gusht 2020. Sipas këtyre përgjimeve, Denis Bajri ka lajmëruar përmes mesazheve bashkëpunëtorët e tij duke konfirmuar vrasjen me fjalën “kryvi”, Ai ia dërgoi mesazhin Behar Bajrit dhe më pas grupi lajmëroi dhe porositësin Ervis Martinaj.

Sipas dosjes së SPAK ishte Pëllumb Gjoka, që ndërmjetësoi mes Ervis Martinaj dhe Bajrave të Shkodrës për vrasjen e Boriçit. Në këmbim, Gjoka i kërkoi Martinajt eliminimin e ish-efektivit të burgjeve Kleanth Musabelliu, me të cilin kishte konflikte. Megjithatë, tentativa për vrasjen e Musabelliut dështoi dhe nuk u realizua.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Debati për pagat e magjistratëve, Rama u drejtohet drejtuesve të gjyqësorit: Ejani të flasim
  • Zbulim i rrallë pas 100 vitesh: Shkencëtarët identifikojnë një specie të re maceje
  • “Pa maska, me fytyrat tona”, veteranët e UÇK protestë në Prishtinë, Policia shton masat
  • Më e keqja s’ka ardhur akoma, çmimi i naftës do të rritet sërish
  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. Aldrin on Sa peshoi në 2015 ndikimi i Ramës në bindjen e Thaçit për të pranuar Gjykatën ku u dënua vetë?
  3. Aldrin on Loja e gjerë e Hagës
  4. Aldrin on Rama dhe i biri, në manastirin e njohur grek, shoqërohen nga kryebashkiaku i Himarës
  5. Sarkazma on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?