Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U largua papritur nga D-Day në Normandi, Sunak kërkon falje: Ishte gabim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U largua papritur nga D-Day në Normandi, Sunak kërkon falje: Ishte gabim
AktualitetBote

U largua papritur nga D-Day në Normandi, Sunak kërkon falje: Ishte gabim

Published: June 7, 2024
Shpërndaje

Kryeministri britanik Rishi Sunak kërkoi falje për largimin e papritur nga Normandia të enjten, ku ndodhej së bashku me liderë të tjerë botërorë për të përkujtuar 80-vjetorin e zbarkimit të forcave aleate, në atë që në histori njihet si Dita D.

Në media, pati raporte se Sunak ishte larguar përpara se krerët botërorë të mblidheshin në Omaha Beach, ndërsa më vonë doli se ai kishte marrë pjesë në një intervistë televizive. Duke shkruar në mediat sociale, Sunak tha “ishte një gabim që nuk qëndroi më gjatë në Francë dhe për këtë kërkoi falje”.

Kundërshtarët laburistë ndërkohë nuk ia kursyen sulmet, duke e akuzuar menjëherë për “shpërdorim detyre”. Për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm, në Francë mbërriti të mërkurën dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden. Biden synon ta shfrytëzojë këtë vizitë për të theksuar nevojën e një aleancë të fortë transatlantike përballë agresionit rus në Ukrainë.

Ai ka në axhendë takime me kreun e shtetit ukrainas, Volodimir Zelensky, i cili është ftuar në ceremonitë që kujtojnë betejën vendimtare që çoi në fundin e Luftës së Dytë Botërore, si dhe me veteranë amerikanë, pjesëmarrës në sulmin për të marrë nën kontroll plazhet në Normandi në vitin 1944, e pohuar kjo nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.

Biden u shpreh gjatë shënimit të përvjetorit të Ditës D, se bota e lirë është me Ukrainën dhe se nuk do të dorëzohet para agresionit rus, duke hequr paralele me luftën e aleatëve për ta çliruar Evropën nga Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore.

 

- Publicitet -

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Jo më mure ndarës, as në Ballkan dhe as në Tiranë!
  • Putin kërcënon se Rusia do të kundërpërgjigjet ndaj vendeve të BE, nëse sekuestrojnë anijet ruse
  • Grabitja e 700 mln lekëve të postës së Durrësit, Apeli lë në burg ish-drejtoreshën
  • Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
  • VIDEO: Tensione në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK-së lag me ujë Donika Gërvallën

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
  2. 1thundrak on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  3. Durrësi on Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
  4. Pensionisti i Porcelanit on Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
  5. Liria on Dronë në horizont?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?