Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U ndje keq në burgun e Reçit, humb jetën 45-vjeçari nga Lezha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U ndje keq në burgun e Reçit, humb jetën 45-vjeçari nga Lezha
AktualitetKronike

U ndje keq në burgun e Reçit, humb jetën 45-vjeçari nga Lezha

Published: June 7, 2024
Shpërndaje

Pesë ditë pas arrestimit shtetasi Eduard Koka, 45 vjeç nga Lezha ka humbur jetën.

45 vjeçari i cili u vu në pranga nga policia e Lezhës për drogë, maska dhe armë, mësohet se në orët e para të mëngjesit të 7 qershorit nuk është ndjerë mirë duke patur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë.

Stafi mjekësor i burgut i ka dhënë ndihmën e parë por për shkak të situatës së rëndë që ka patur menjëherë është dërguar drejt urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës dhe pas pak orësh ka ndërruar jetë duke mos arritur që të mbijetojë.

- Publicitet -

Mjekët e spitalit rajonal janë munduar që të stabilizojnë gjendjen e tij shëndetësore por ka qenë e pamundur.

Në këtë mënyrë 45 vjeçari humbi jetën në mënyrë natyrale pasi u ndje keq gjatë qëndrimit në burgun e Reçit teksa ndodhej në paraburgim. Shtetasi Eduard Koka u arrestua më 2 qershor të këtij viti nga policia e Lezhës dhe pas arrestimit, nga komisariati i Lezhës u dërgua në paraburgim në burgun e Reçit për të pritur derisa gjykata të mund të jepte një vendim për të.

45 vjeçari mesa duket nuk ka arritur që ta përballojë qëndrimin në burg duke patur shqetësime shëndetësore që i morën jetën në një mënyrë të shpejtë.

Eduard Koka u arrestua si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të dyshuar të implikuar në disa veprimtari kriminale ku specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të policisë Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”.

Nga kontrolli fizik i kryer ndaj ketij shtetasi në lagjen që mban emrin “Gurra” në Lezhë, shërbimet e policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje u gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.

Pasi Eduard Koka humbi jetën për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të përkeqësuar duke patur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë policia dhe prokuroria e Shkodrës po hetojnë për të zbardhur të plota shkaqet e ndarjes nga jeta të 45 vjeçarit i cili u arrestua 5 ditë më parë në Lezhë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa peshoi në 2015 ndikimi i Ramës në bindjen e Thaçit për të pranuar Gjykatën ku u dënua vetë?
  • Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  • “Po, jam kriminel dhe kërkoj falje”: Haga dhe rasti i Jadranko Prliq, pendesë me kalkulim apo një reflektim i vonuar?
  • SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • Çfarë ndodh tani me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin dhe sa mund të zgjasë Apeli i tyre

Komentet e Fundit

  1. . on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. demo on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  3. Arbëria on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  4. Lala on VIDEO: Si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet në Hagë
  5. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?