Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “U shpall non grata pa vëmendjen e…” Intervista në VOA, një grupim diplomatësh amerikanë jo të karrierës merr në mbrojtje Berishën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “U shpall non grata pa vëmendjen e…” Intervista në VOA, një grupim diplomatësh amerikanë jo të karrierës merr në mbrojtje Berishën
BoteLajmi i fundit

“U shpall non grata pa vëmendjen e…” Intervista në VOA, një grupim diplomatësh amerikanë jo të karrierës merr në mbrojtje Berishën

Published: March 19, 2024
Shpërndaje

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë ka botuar këto ditë një raport pas vizitës fakt-mbledhëse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Philip Hughes, përfaqësuesi i këtij grupi që mbledh rreth vetes ambasadorë jo të karrierës foli në Zërin e Amerikës për vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta shpallur person non-grata Sali Berishën.

Zëri i Amerikës: Një nga çështjet kundërthënëse të viteve të fundit është vendimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të shpallur ish Presidentin e Shqipërisë Sali Berisha, persona non-grata. Në raport e konsideroni këtë vendim të padrejtë. A mund të na shpjegoni përse?

Philip Hughes: Kjo që thoni është paksa një lexim i gabuar i asaj që ne po përpiqemi të themi në raport. Është vështirë të gjykojmë rastin e Sali Berishës, sepse nuk kemi qasje tek faktet. Nuk e dimë se çfarë dëshmish i janë paraqitur Departamentit të Shtetit, apo çfarë provash kishte Sekretari Blinken kur bëri përcaktimin. Ajo që po përpiqemi të themi në raportin tonë, ajo që po përpiqemi të nënvizojmë, është se ky mund të jetë një rast, ku një nga ligjet tona po praktikohet në mënyrë shumë të përgjithshme, pa vëmendjen e duhur të Kongresit, duke sjellë pasoja të padëshiruara. Kjo është situatë në kundërshtim me traditat tona ligjore në Shtete të Bashkuara, ku njerëzit duhet të kenë qasje ndaj dëshmisë kundër tyre, në mënyrë që të kenë mundësinë për të kundërshtuar provat dhe të argumentojnë për të mbrojtur veten. Dhe kjo nuk është e mundur me mënyrën se si këto rregullore për shpalljen (non-grata) janë hartuar. Ajo që u përpoqëm të theksojmë është se kemi të bëjmë me diçka që bie ndesh me traditat ligjore amerikane dhe ndoshta duhet shqyrtuar. Ndoshta ka qenë e padrejtë, nuk e di, sepse nuk i kam faktet për rastin e Sali Berishës. Por është e sigurt se ai nuk ka qasje ndaj fakteve dhe nuk ka patur mundësinë që të mbrohet nga shpallja e vendimit apo të argumentojë në mbrojtje të vetes. Kjo nuk është mënyra se si ne i bëjmë gjërat në aspektin ligjor, në përgjithësi në SHBA, ndonëse ai natyrisht është shtetas i huaj.

- Publicitet -

Zëri i Amerikës: Shpallja, megjithatë, është mbështetur në një ligj të Kongresit, si një mjet politik për të luftuar korrupsionin dhe përcaktimet publike kanë filluar në vitin 2018 me prokurorin Adriatik Llalla. Dua t’iu pyes për kornizën kohore të këtij vendimi, sepse ju thoni se është vendim i administratës së Presidentit Biden, i Sekretarit Blinken. A mund të ketë filluar procedura nga administrata e mëparshme?

Philip Hughes: Qeveria amerikane, para zgjedhjes së Presidentit Biden më 2020, mund të ketë patur prova apo të dhëna nga Shqipëria, nuk e di. Ambasada u tregua e gatshme të na takonte por nuk na dhanë asnjë informacion, nuk hynë në asnjë nga faktet e rëndësishme që çuan te vendimi. Prandaj nuk e di se kur qeveria amerikane mund t’i ketë siguruar fillimisht të dhënat që mund të kenë çuar në vendimin e Sekretarit Blinken. Të gjitha diskutimet u përqëndruan në vendimet e marra gjatë administratës së Presidentit Biden…

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • K R says:
    March 19, 2024 at 7:43 pm

    te mire dollaret e shkelzenit o Filip?

    Reply
  • LOL says:
    March 19, 2024 at 7:50 pm

    KUSH SHPIKU NON GRATEN
    DO KETE QENE I ZGJUAR
    QE DHE AJNSHTAININ
    E KA EKLIPSUAR

    Reply
  • chess player says:
    March 19, 2024 at 8:09 pm

    Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë ( qënkan jo të kar -ierës) po bejne nje autogol kunder vete Amerikës. Edhe vete “non grata” eshte nje tallje qe po i ben Amerika e Bidenit Shqiperise edhe pse besuam ne fillim se kishte moral kjo pune.
    .
    Për nje njeri normal Non Grata e albitrit Biden supozonte te ishte KARTON I KUQ per lojkarin Berishe qe do te thoshte ti linte fushen e lojes ( jeten politike) dhe te strukuj ne shtepi..Mos harrojme se para “non grates” kredencialet politike te Usalit te Biberajve ishin afer zeros kurse tani pas Non Grates ai po sfidon fituesit e maxhorances dhe po fshin menderen me Non Graten e Kimes Bidenit..Kam thene me kohe RIP Albania por po vjen koha te themi R.I.P politika amerikane ne Shqiperi me Usaliun e Biberajve te tyre…Po ja ben 8 me 2 Usaliu Amerikes apo kjo e fundit po e perdor si ambasdor virtual ne mungese te ambasadorit real per te ruajtur statukuone e arte..
    .
    A eshte kjo Amerika e sotme ajo qe e besonim si Krishti ne 1990-91 ?..Absolutisht JOOOO. Mos burgosja e Usaliut per krimet e tij ( qe keto ambasdore te pjerdhur nuk i dine) con uje ne mullirin e Enverit deri sa ti vene prangat Saliut ,bulldogut te SERBiberit.

    Reply
    • Prec Ulaj says:
      March 20, 2024 at 11:44 am

      Kjo qe po ndodh ne VOA eshte vazhdim i fosileve qe ka lene Biberaj ne ate institucion te rendesishem te politikes jashtme Amerikane.
      Ardhja e Ambasadorit te ri ne Tirane ne fillim te muajit Maj, eshte termeti qe do i coje ne vend gjithe guret qe kane filluar prej 18 muajsh te levizin, nga mungesa e Ambasadorit.

      Reply
  • mali says:
    March 19, 2024 at 8:31 pm

    E perse do ta duan Saliun ?Ja ku e kane 80 vjecarin ne shba.Le te luftojne a pranojne ate.
    Keto jane gomarlleqe qe nuk I ngre kandari.
    Kush pyeti ne se kishte arme kimiko Sadami? I ra amerika e beri bythe.
    Shqiperine Amerika e ka ne dore 24/7 ore.
    Paguan budallai se nuk ka c’fare t’i beje parate dhe ne lexojme keto gomarlleqe.
    Apo kjo ka lidhje qe te kthejne Saliun ne parlament?
    Ai eshte me arest shtepiak.
    Por ne shqiperi cdo gje ben cudi.
    Prandaj mileti merr aratine nga pasiguria.

    Reply
  • mali says:
    March 19, 2024 at 8:55 pm

    Me sa duket familja Berisha e ka zgjidhur qesen. Sa para ne Amerike aq ne Angli.
    Tani po e kuptojne qe vula do te mbetet ne kete brez.
    Kjo vule nuk vlen per niper e mbesa.

    Reply
  • vlora 97 says:
    March 19, 2024 at 9:18 pm

    Zeri i amerikes vazhdon i ben qoka kriminelit

    Reply
  • mali says:
    March 19, 2024 at 9:55 pm

    Jo vlora 97. V.O I ben hyzmet parase. Edhe ai qe shikon ne foto per para ka mare kete poze.
    Ata e dine qe kjo qe thone eshte nje vere ne uje.
    Zyrtare si ky ka me mijra ne amerike dhe nuk e kane problem te flasin brockulla ,mjafton te paguhen.
    Dikush mafioz shqiptar -amerikan eshte futur dhe ka gjetur kete person per t’i xhvatur dollare familjes Berisha .
    Ky zoteria Phillips me tre shoke qe luan poker e pranuan kete oferte te majme qe u ra nga qielli.
    Keto po lexoni ju.

    Reply
  • Mashkullori says:
    March 19, 2024 at 10:39 pm

    Ore ky parate i morri,ama sa here ka permendur rastin e ” Non grates” per Saliun thote:
    -…ne nuk dime asgje ne rastin e Sali Berishes…
    Domethene,futja pordhes,ne folem,por cfare beme? Ne kaq ditem kaq Thame,merre Sali rradhen tjeter te ” lajme” dhe paret e tua ne xhep ne na vane…

    Reply
  • capi says:
    March 20, 2024 at 1:42 am

    Te me kuptoni drejt, nuk mbaj anen e asnjerit, sidomos Saliut. Por sa kuptoj nga intervista, zoteria u mundua te bente nje parelelizem me nje proces gjyqesor, ku pala e pretenduar si e “paditur”, ne kete rast Saliu, duhet te kete akses te plote te te gjithave provave qe ka pala tjeter (DOS), dhe vice versa.
    Megjithese njohurite e mia ne kete fush jane te limituara, nuk me duket nje paralelizem i goditur. Kete dhe ai pohon ne menyre indirekte kur thot se Sala nuk eshte shtetas amerikan.
    Kjo per mendimin time i ngjan me shume nje rast divorci ne gjykate, kur dy palet nuk jane te detyruara te provojne perse nuk duhet te jetojne bashke. Gjykata nuk hyn fare kesaj rruge te pyesi pse, megjithe se dy palet mund te kene nje mal me arsye per se nuk duan njeri-tjetrin.

    Reply
  • Ugur Hatbi says:
    March 20, 2024 at 8:32 am

    Fake news!.

    Reply
  • katarakti says:
    March 20, 2024 at 10:25 am

    Për mua, është apo nuk është non grata, Saliu e ka vendin në burg për 101 vjet. Aq të këqija i ka bërë këtij vendi. Nuk dua t’i hyj listës së shkatërrimeve, krimeve dhe vrasjeve të tij se i di gjithë Shqipëria.

    Reply
  • Mario says:
    March 20, 2024 at 12:44 pm

    Nuk do ta benin po te mos ishte pagesa e majme, sepse keta ambasadore qe tashme nuk jane me ne karriere keshtu i bejne te ardhurat kur dalin nga karriera. Ku i gjen Sala gjithe keto leke, paska rrjep vertete gjithe Shqiperine. Te jesh shqipetar dhe te vazhdosh te besh avokatine e Sales mbas kaq dekadash cfare ka bere, do te thote te urresh vetveten.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • “Edi Rama më dërgoi email të mos votoja…” Eurodeputetë të tjerë i bashkohen protestës në Ditën 30, pjesë nga fjalimet e tyre
  • 30 qershor 2026
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj

Komentet e Fundit

  1. Kumandar Shurreli on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  2. Rambo on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  3. X on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. Kokpalari 21 janarit on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. K R on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?