Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Operacioni i SPAK, Gjykata e Posaçme cakton “arrest në burg” për 4 prej të arrestuarve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Operacioni i SPAK, Gjykata e Posaçme cakton “arrest në burg” për 4 prej të arrestuarve
KronikeLajmi i fundit

Operacioni i SPAK, Gjykata e Posaçme cakton “arrest në burg” për 4 prej të arrestuarve

Published: May 20, 2024
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme kanë lënë në burg katër nga të arrestuarit nga operacioni i SPAK i organizuar për goditjen e grupeve kriminale.  GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gjergj Cukalin, Albert Zajën, Enver Divën dhe Besian Xhixhën. Ndërkohë bëhet me dije se seanca për Emiljano Shullazin është shtyrë për në orën 14:00.

Arsyeja e shtyrjes ishte se ai kishte kërkuar të mbrohej nga avokati i shtetit dhe se nuk do merrte pjesë në seancë. Ndërkohë, avokat nga shteti ishte caktuar Artan Simoni, që në një proces tjetër mbron Luftar Reçin ku është palë edhe Emiljano Shullazi. Për shkak të konfliktit të interesit seanca u shty për të caktuar një avokat tjetër për Shullazin.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj. GJKKO ka caktuar arrest “arrest në burg”, për 50 shtetas, ku 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit ku falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologë të tyre është bërë e mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë në Itali (2 persona), Gjermani (1 person) dhe Spanjë (1) dhe Belgjikë (2).

- Publicitet -

Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit.  Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit.  Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.

Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Ethem Lalaj says:
    May 21, 2024 at 9:05 am

    VO:
    -Operacioni SPAK+GJKKO..është një SHOW i RADHËS:
    1.Kriminelët aty kan qënë që nga 1991,96,97,98,09,011..dhe DREJTËSIA E SB shumicën e tyre i ka nxjerr nga burgu disa herë me €,$,PRONA..ndryshe magjistratët nuk i kapte vetingu 80 % prej tyre..!
    2.SPAK..veproi pasi mori të dhënat SKY..nga nd/kombëtarët..!
    3.KAPOT E KRIMIT nuk janë këta që jan arrestuar e në kërkim.Por,politiqënët që i kan mbrojtur Ata me anën e DREJTËSISË TË TIPIT GJIN GJONI.. në vite duke u bër PALË ME POKITIKANËT,KRIMINELËT,OLIGARKËT(që nuk zihen në gojë nga Sb,Lb,Im).
    -Në kohën e Sb nuk zihej në gojë DROGA NË LAZARAT,etj ndose ishte e ligjëruar nga Sb dhe vaditej,Korrej e shitej nën mbikëqyrjen e Berishizmit,Lulizmit..!
    -Dhe PS gjeti NJË TRIM-BURDOLLA si S.Tahiri që shkuli LAZARATIN(Droga ishte kultivuar që në 1992),,Arrestoi VIPAT E DROGËS SË SB,Por drejtësia e tredhur e Sb i nxori nga burgu..për të mbjellë më shumë në gjithë territorin që duheshin mbi 1.500.000 polic për ta kontrolluar..ku 50 % e policëve ishin drogëmen që merrnin % e fitimit.Kjo vazhdon edhe SOT..!
    • Ndaj S.Tahiri shkoi për dhjam qëni nga ulërimat e berishiznit KAMPION I SHPIFJES NË SHEK.21,por i lëshuar edhe nga E.Rama si mish për qënt e rrugës..!
    -Dhe droga do të vazhdoi të kultivohet e shitet në këtë sistem ku jemi futur..ku shumë Shtete e kan LIGJËTUAR..!
    -Angazhimi i policisë e VETME me drogën,po i lëshon terren kriminelve në fusha të tjera në dëm të popullit,i cili nuk bashkëpunon më me POLICINË,PREKURORINË,SHISH,GJYQSORIN.etj..pasi bashkëpunëtorët…DEKONSPIROHEN nga palët.. sidomos nga MEDJET KAZAN..!
    -ZOT: SHPËTOE SHQIPËRINË NGA KRIMINELËT..SË PARI NGA ATA ME KOLLARE..!
    -FLM

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate Policinë, shoqërohen 5 prej tyre
  • Kalon sot në Kuvend ratifikimi i marrëveshjes 300 milionë Euro me SHBA-në për pajisjet ushtarake
  • Nisin sot aplikimet në universitete, maturantët kanë 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve
  • Të shtëna me armë zjarri në SHBA, dy viktima dhe pesë të plagosur
  • Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor, Parlamenti blindohet para seancës plenare dhe protestës

Komentet e Fundit

  1. Durrësi on Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor, Parlamenti blindohet para seancës plenare dhe protestës
  2. Shifrat jane kokeforta on Nga milionat për Kanye West te lypja për pajisje: QSUNT pa buxhet, ​fshin dokumentet nga serveri, “imazhi” vihet përpara jetës
  3. Keta jemi ky eshte niveli on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Keta jemi ky eshte niveli on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Huan on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?