Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U shpallën kampionë, Veliaj pret djemtë e volejbollit dhe basketbollit: “Ekipi që sjell kupë apo medalje në Tiranë shpërblehet me premio”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > U shpallën kampionë, Veliaj pret djemtë e volejbollit dhe basketbollit: “Ekipi që sjell kupë apo medalje në Tiranë shpërblehet me premio”
Sport

U shpallën kampionë, Veliaj pret djemtë e volejbollit dhe basketbollit: “Ekipi që sjell kupë apo medalje në Tiranë shpërblehet me premio”

Published: June 5, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti djemtë e ekipeve të volejbollit dhe basketbollit të SK Tiranës, të cilët u shpallën Kampionë në këtë sezon dhe vlerësoi punën e secilit prej tyre, duke i falenderuar për faktin se i sollën 2 kupa të rëndësishme kryeqytetit. Ai tha se Bashkia e Tiranës do të vijojë traditën e mirë të shpërblimit të sportistëve që sjellin kupa apo medalje për Tiranën.

“E vlerësoj jashtë mase sakrificën që keni bërë, punën tuaj, përkushtimin për t’u siguruar që sot Tirana është kampion, edhe në volejboll, edhe basketboll për meshkuj”, tha Veliaj. Ai vlerësoi edhe punën që po bëhet me sportistët e rinj, përmes promovimit të volejbollit dhe basketbollit në komunitet.

“E çmoj shumë skuadrën elitare të basketbollit dge të volejbollit, por ajo që çmoj më shumë është sporti në komunitet. Më gëzon shumë që shumë prej jush, përtej uniformës së Tiranës, jeni angazhuar me trajnimin e shumë vajzave dhe djemve të vegjël. Ata ndoshta ende nuk e dinë ende nëse do jenë me Tiranën, Partizanin apo Dinamon, nëse do luajnë jashtë Shqipërisë apo jashtë Europës, por fakti që sot përfshihen në sport, kanë përveshur mëngët, janë angazhuar si kurrë më përpara në palestra dhe kampe verore, ma mbush zemrën plot gëzim. Jam vërtet mirënjohës për këtë! E di që nuk është ky thelbi i misionit tuaj, thelbi i misionit është që të sillni këtë kupë në Bashkinë e Tiranës, por unë besoj se është një mision po aq i rëndësishëm”, tha ai.

- Publicitet -

Veliaj theksoi ekipi që sjell kupë në Tiranë do të vlerësohet përtej mbështetjes së vazhdueshme që bashkia jep për sportin. “Premtimi që kam dhënë është se do shpërblejmë ata që sjellin një kupë në Bashkinë e Tiranës. Në rastin e futbollit, kësaj here ishte Partizani. Çfarë mendoj unë për Federatën e Futbollit është shumë publike dhe të gjithë e dinë, por nuk jam unë ai që gjykoj. Në finale unë kam thënë: Kush sjell kupë në Tiranë do të shpërblehet. E njëjta gjë vlen edhe për ekipet tuaja, sepse vërtet dua që të ndihet dora e bashkisë, që përtej mbështetjes së përditshme, vlerëson talentin, vlerëson djersën, vlerëson kupat që sillen në Tiranë dhe kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë ne”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

Ai tha gjithashtu se sporti në komunitet, kombinuar me investimet në terrene sportive të bashkisë, duhet të prodhojnë sa më shumë rezultat. Por, hapi i radhës, tha Veliaj, është Pallati i ri i Sportit “Asllan Rusi”. “Kemi marrë disa vendime dhe besoj se ky është ndoshta kampionati i fundit që keni zhvilluar te Pallati i Sportit ‘Asllan Rusi’. Vendimi që kemi marrë është se do bëjmë një modernizim total. Ne duhet të kemi një Pallat Sporti për së mbari. Nuk ka asnjë arsye që ta ketë Shkupi, Podgorica, Beogradi, Sarajeva, Zagrebi, dhe mos ta kemi ne. Ndaj, dua me gjithë zemër që të na mbështesni në këtë projekt. Duam të bëjmë më të mirën për këtë qytet. Ndaj, me të njëjtën filozofi me të cilën dolëm kampion, do të dalim kampion edhe në investime,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kreu i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë, u godit me gurë në kokë nga protestuesit
  • VIDEO: Vazhdojnë ta godasin edhe pse e kanë shtrirë, 6 policë dhunojnë protestuesin
  • Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat?
  • ​Tensione dhe përplasje fizike në Durrës: Të rinjtë sulmojnë postën e skandalit me drejtoreshën
  • VIDEO: “Hiqni kapelet…” Vajzat bëhen gardh përpara policisë për të mos i lejuar të shkojnë te protestuesit e tjerë

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  2. . on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. Politeknikumi on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?