Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U takua me Radoiçiç në restorant, ambasadori i Serbisë në SHBA: Nuk e fsheh e as kam turp!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > U takua me Radoiçiç në restorant, ambasadori i Serbisë në SHBA: Nuk e fsheh e as kam turp!
BoteLajmi i fundit

U takua me Radoiçiç në restorant, ambasadori i Serbisë në SHBA: Nuk e fsheh e as kam turp!

Published: March 11, 2024
Shpërndaje

Takimin në një restorant me Milan Radoiçiç, i cili ndodhet në kërkim për ngjarjen në Banjskë, ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç e ka quajtur “fushatë negative” kundër tij e Serbisë.

Gjuriç tha se nuk ka ndërmend t’i kërkojë falje kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti e as ministrit Sveçla.

“Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të niste një fushatë negative me rastin e rikthimit tim të fundit. Edhe nëse është goxha e varfër. Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit dhe Sveçlës apo boteve të tyre dhe njerëzve të tjerë keqdashës për asgjë”, shkruan Gjuriç. Ai pohon se nuk ndihet i turpëruar që ka takuar terroristin Radoiçiç.

- Publicitet -

“Nuk i kam fshehur dhe as nuk kam turp asnjëherë nga kontaktet publike që kam në punën që bëj. Përveç përfaqësuesve të ndryshëm serbë me të cilët kam kontakte të rregullta dhe me të cilët dëshiroj të takohem edhe sot, jam takuar shumë herë, gjithashtu në kuadër të punës sime, me udhëheqës të shumtë shqiptarë”, vijon ai.

Ai tentoi që të largojë vëmendjen nga takimi i tij, duke thënë se takime ka pasur edhe me Kurtin e Sveçlën, dhe si rëndom akuzon krerët e shtetit të Kosovës se “shkelin të drejtat e serbëve”.

Ai paralajmëron rikthim në politikë, siç po flitet në krye të qeverisë serbe. “Kam kohë që jam larguar nga politika ditore, ndaj më duket paksa i habitshëm pasioni me të cilin disa në hapësirën publike bëjnë fushatë kundër vendit të tyre, duke menduar se me këtë do të arrijnë përfitime politike. Megjithatë, në të ardhmen e afërt i presin zhgënjime të reja të mëdha. Do të kthehem së shpejti dhe mezi pres t’i përballoj të gjithë së bashku”, shtoi ai.

Eksperti: Radoiçiç kontrollon rajonin nga shërbimet sekrete

Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi, zbuloi në Euronews Albania detaje të reja nga fotoja e ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, me Milan Radoiçiç.

Elezi tha se Radoiçiç është një pjesëtar i shërbimit sekret rus, FSB dhe për llogari të Moskës ka orkestruar disa ngjarje në Serbi dhe Kosovë, përfshirë dhe Banjskën.

Madje eksperti theksoi se Radoiçiç ka më shumë ndikim në shërbimin sekret se vetë presidenti Vuçiç, duke u bërë kontrollues i shërbimeve sekret që kontrollojnë rajonin.

“Radoiçiç ka marrëdhënie të jashtëzakonshme me shërbimin sekret rus FSB. Radoiçiç është pjesëtar dhe ka marrë detyra të larta nga FSB-ja ruse, një institucion që ka ndikim të jashtëzakonshëm në Serbi. Mos të harrojmë se ai ka kryer detyra për shërbimin sekret rus, jo vetëm në rastin e Basnjkës, por ka dhunuar persona në Serbi në emër të Rusisë. Marrëdhëniet e tij me drejtorin e BIA është një marrëdhënie që e tejkalon marrëdhënien e Vuçiç me BIA. Ai ka më shumë ndikim te BIA se vetë Vuçiç. Përmes shërbimit sekret serb Radoiçiç kontrollon rajonin”, tha ai.

Eksperti theksoi se fotoja mund të jetë publikuar nga shërbimet sekrete partnere të cilat mbajnë nën mbikqyrje Radoiçiç.

“Është një fotografi e mirëorganizuar, unë nuk mund të them që kjo fotografi nuk mund të jetë bërë nga shërbimet sekrete partnere. Kjo fotografi nuk ka ardhur nga marrja e kamerave të ambienteve të lokalit. Për sa unë di shërbimet sekrete kanë kapacitete të marrjes së pamjeve nga kamerat e objekteve publike pa u futur brenda duke përdorur passëordin e wifi-së. Por në këtë rast fotoja është klasike, e bërë nga një person, qoftë një person që ka qenë duke shërbyer dhe nuk është marrë nga kamerat e sigurisë së objektit. Por a është publikuar nga partnerët apo nga opozita në Serbi? Pajtohem se kjo është një përpjekje për të treguar marrëdhënien e Radoiçiç me autoritetet në Serbi.

Paramendoni çfarë bëhet për ato që ne nuk i shohim”, tha eksperti.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • capi says:
    March 11, 2024 at 12:27 pm

    Nuk kuptova nga shkrimi, ku ne cilin vend eshte marre fotoja. Sa di une ky eshte ne kerkim nga interpol. Ndoshta e kam dhe gabim. Po qe se eshte ne Serbi, aha vetem keto foto per facebook do te shikoni. Mos prisni ta arrestoj njeri. Sic bene me Vanin e Bosnjes qe e arrestuan pas 15 vjetesh.
    Kur nuk i futen nje kalamidhe bythes, do te ishte dhe me thjesht ceshtja.

    Reply
  • begu says:
    March 11, 2024 at 1:19 pm

    Pasi u takua ambasadori i Serbise ne SHBA me terroristin Radojciq bashksija nderkomtare do i ashpersoj sanksionet ndaj Kosoves se gjore ( ” bije guri mbi vorbe e mjera vorbe ; bije vorba mbi guri sersh e mjera vorbe ” Populli ) !

    Reply
  • mali says:
    March 11, 2024 at 8:08 pm

    Politika pune muti.Kombet duhet t’i dalin zot vetes.Kete po bejne kosovaret dhe mos hidhni balte mbi qeverine e Kurtit.
    Shikoni qeverine Rama ku iu ka cuar dhe po iu con me batuta,puthje ne gushe te Melonit apo dhurate lule I gjunjezuar kryeministrit gay.
    Lind pyetja:perse Rama po puthet me Berishen?
    Pergjigje:Rama nga amerika eshte “non grata” dhe te dy I bashkon antiamerikanizmi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy të vdekur në autobusin me pasagjerë
  • Qeveria rishikon Buxhetin 2026, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, shëndetësi dhe mbrojtje
  • “Fake News”, minstri reagon pas lajmit se kaloi me shpejtësi dhe për pak shtypi një protestues para Kuvendit
  • Zbardhet email-i që eurodeputetja gjermane tha se Rama ua dërgoi për të mos votuar amendamentet në PE për Zvërnecin
  • VIDEO: Incidentet në protestën përpara Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on VIDEO: Incidentet në protestën përpara Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
  2. Aldrin on Zbardhet email-i që eurodeputetja gjermane tha se Rama ua dërgoi për të mos votuar amendamentet në PE për Zvërnecin
  3. 1thundrak on VIDEO: Incidentet në protestën përpara Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
  4. nastradini on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  5. nastradini on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?