Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ky është fshati i harruar shqiptar në Bullgari
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ky është fshati i harruar shqiptar në Bullgari
AktualitetHistori

Ky është fshati i harruar shqiptar në Bullgari

Published: February 17, 2024
Shpërndaje

Një fjalor bullgarisht-shqip i botuar në prill 2015 dhe i hartuar nga autorja Marija Hristova Georgieva (Peeva) ka si bazë të folmen shqipe në fshatin Mandricë, Bullgari.

Po çfarë është Mandrica?

Nga një mbishkrim në gur në kishën e varrezave “Sveta Nedelja” (Shën e Diela) mësohet se historia e fshatit fillon më 1636.

- Publicitet -

Teksti shoqërues thotë se fshati është themeluar nga tre vëllezër shqiptarë nga Vithkuqi i Korçës.

Rreth vitit 1700, – thuhet më tej aty, – fshati ka filluar të rritet. Në fillim të shek. XX, numri i banorëve ka qenë rreth 3500 veta.

Deri në vitin 1912, në fshat është përdorur vetëm gjuha shqipe.

Në vitin shkollor 1913-1914 ka filluar shkollimi në gjuhën bullgare.

Sot, fshati është shpopulluar shumë. Banorët e paktë të vjetër, që kanë mbetur, vijojnë ta flasin gjuhën shqipe.

Për historinë e themelimit të Mandricës dhe të folmen e saj shqipe ka shkruar edhe profesor Dhimitër Shuteriqi në “Studime filologjike”, 1965.

Bashkë me profesor Mahir Domin ata kanë bërë një studim të plotë shkencor për të folmen e Mandricës.

Sipas profesor Shuteriqit, në vitin 1900, Mandrica ka qenë me 650 shtëpi. Ka disa gojëdhëna, – thotë profesori, –  që Mandrica është themeluar që më 1453.

Edhe Bojka Sokollova ka shkruar për shqiptarët e Mandricës (Berlin, 1983).

Në vitin 2011 është krijuar Shoqata për Ringjalljen e Fshatit Mandricë. Janë pasardhësit e sotëm të banorëve të Mandricës, që e kanë themeluar, me synimin të ruajnë dhe të zhvillojnë traditat, gjuhën dhe pamjen e saj autentike.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Në bazë të historisë says:
    February 17, 2024 at 1:05 pm

    Kjo histori është një « thërime » në politikën bullgare për minoritetet, që ka ndjekur gjatë shekullit XX. Minoritetet në këtë shtet llogariten rreth 13% të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Kryesorët janë turqit, romët dhe pomakët, të cilëve u janë ndruar emrat me fushata nga vitet 1950 deri në vitet 1970. Është interesante se si ky Shtet « eksporton » probleme minoritetesh jashtë Shtetit të tyre, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, në një kohë që problemet e saj janë të pazgjidhura!

    Reply
  • Urrejtesi profesionist says:
    February 17, 2024 at 2:15 pm

    Eeeeeeeeehhh nuk eshte i vetmi rast ne Ballkan e me tej …paskemi qene shume naiv dhe gati feminor si komb. Dhe ne shume raste kemi luftuar veteveten , dhe vazhdojme edhe sot e kesaj dite , shembulli me i mire , e ashtuquajtura Greqi.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    February 18, 2024 at 1:57 am

    Ky fshat ne Bullgari qenka ekujvaleni i Gollobordes.
    Besoj se ne nuk do shkojme atje e ti themi:
    Ne u japim Pashaporta Shqiptare ne se Ju desheroni,
    Vellezer te dashur Ilirjane/Dardane.

    Reply
  • Pse, nuk është skandaloze kjo?! says:
    February 18, 2024 at 4:48 am

    Nuk është ashtu z. Tashko! Gollobordasit ose më saktë kalabardhasit( emri i vjetër i krahinës), janë puro shqiptarë, me një zhargon sllav të mbetur nga puna e murratorit(karpentierit) që bënin në zonat sllave gjatë shekujve. Është joshja e Shtetit Bullgar me pasaporta bullgare që gjen individë që përpara dinjitetit të ndrimit të etnisë vendosin interesin vetjak dhe jo se janë vërtet më etnicitet bullgar. Problemi kryesor është padituria e njerëzve që doli në skenë pas vitit 1990, sepse përpara këtij viti ky problem minoritetesh të paqena nuk ka ekzistuar. Në shkolla nuk studjohet, librat nuk lexohen, mbetet vetëm media e sotme që futet në çdo familje dhe « pompon » çdo ditë me lajme të pavërteta në dëm të etnicitetit shqiptar. Në një kohë kur shtetet e Ballkanit janë të unifikuar, madje në shkelje të të drejtave të minoriteteve të tyre, Shqipëria krijon minoritete të paqena, që nuk kanë ekzistuar asnjëherë!!! Pse nuk është skandaloze kjo ?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  • DETAJET: “Shpëtim Aliu, më i rëndësishmi i hetuar ndonjëherë”! Goditet nga SPAK një tjetër “perandori” e kokainës në Tiranë
  • One Albania sjell admiruesit më pranë Yll Limanit në koncertin “Thirrëm Sot ose Nesër”

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  2. prehistoriku on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  3. Gim on Rasti Koçeku dhe Rama
  4. Anonymous on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?