Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U vdiq djali 5 ditësh në maternitetin e Vlorës, babai: E gjeja doktoreshën duke luajtur në telefon! S’më thanë që…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > U vdiq djali 5 ditësh në maternitetin e Vlorës, babai: E gjeja doktoreshën duke luajtur në telefon! S’më thanë që…
KronikeLajmi i fundit

U vdiq djali 5 ditësh në maternitetin e Vlorës, babai: E gjeja doktoreshën duke luajtur në telefon! S’më thanë që…

Published: October 7, 2024
Shpërndaje

Një foshnje vetëm 5 ditëshe ka humbur jetën në maternitetin e Vlorë këtë fillim tetori, duke ngritur pikëpyetje të shumta te familjarët, të cilëve nuk u ishte thënë në asnjë moment se foshnja kishte ndonjë anomali apo problem shëndetësor.

Pas ngjarjes, prindërit kanë bërë denoncim, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë mjekja përgjegjëse. Në një lidhje “Skype” për “Shqipëria Live”, babai i foshnjës Neritan Halilaj, me lot në sy ka treguar gjithë çfarë ka ndodhur, dhe arsyen pse mendon se foshnja ka ndërruar jetë për gabim të mjekëve.

“Lindi shumë mirë, vajta ta marr nusen dhe djalin ditën e tretë, më tha doktoresha do rrijë dhe nja dy ditë sepse po merr një mjekim djali, sepse i kishin dalë ca puçrra të kuqe si çdo fëmije.

- Publicitet -

Ok e lashë, ditën e pestë erdhi doktoresha na tha gjithçka mirë, dhe i bënë vaksinën e bebit, dhe me merr nusja në telefon dhe më thotë do dalim. Marr babanë në telefon të vijë ta marrë sepse unë isha në punë dhe nuk kisha mundësi, më merr nusja prapë në telefon, djali është pajetë, është nxirë.

Kur shkoja atje dhe rrija më djalin infermierja më thoshte është shumë mirë, ndërkohë pastaj nuk e di çfarë ndodhi. Nëse djali ishte i sëmurë të më thonin dhe unë do merrja masa. Ajo ka qenë punë momentale, nuk e di se çfarë ka bërë doktoresha, Idajete Cane.

Askush nga spitali nuk na kanë dhënë një shpjegim. Ne do ta ndjekim rastin deri në fund. Sot kam dhënë dëshminë, do presim autopsinë e bebit. Doktoresha është në punë akoma, nuk është pezulluar akoma.

Nuses i ka rënë tre herë të fikët, pse ma lanë të futej nusja brenda kur fëmija kishte ndërruar jetë? Nëse kishte diçka djali, pse s’ma thanë?

Nusja i kishte dhënë për të pirë, i kishin bërë vaksinën, nusja kishte vajtur për t’u ndërruar, ajo zonja kishte marrë bebin për ta ndërruar, nusja priste në dhomë, ‘pse s’po ma sjellin’. Kishte shkuar të dhoma dhe kishte parë të gjithë aty, i kishin thënë ka një rast urgjence, nusja kishte thënë  ‘dalë se mos është çuni im’, dhe e kishte parë aty të nxirë.

Djali im kishte një vigon në dorë, nuk e di pse e kishte. Ajo doktoresha nuk i ishte trembur syri fare. Nusen e ka gjetur pa ndjenja në tokë kunata ime. Edhe sot nuk më kanë dhënë asnjë shpjegim, asnjë arsye pse fëmija im ka ndërruar jetë.

Unë nuk ia fal kurrë asaj mjeke se ajo ma ka marrë jetën e djalit, do t’i shkojë deri në fund. E di që djali im nuk ka qenë i sëmurë. Pse i mori jetën? Pse? E kanë mendjen duke luajtur me telefon? Sa herë që veja e gjeja në telefon duke luajtur në telefon e ulur në tavolinë. A u ka rënë nga dora, a nuk e di…. Në polici na pyesnin ne ‘mos i ka rënë nga dora kunatës?’, ndërkohë që kunata nuk ka qenë aty”, ka deklaruar ai.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Aldrinp says:
    October 7, 2024 at 3:06 pm

    Sistemi i kriminalizuar ne cdo hallke. Copa putanash te gjithe, as qe e kane mendjen tek pergjegjesite qe kane, po si te hane e si te lyhen e kapardisen si kurvat

    Reply
  • Mirësia says:
    October 7, 2024 at 4:24 pm

    E çfarë të vinë emigrantët në këtë vend ku njerëzve i ka ikur njerëzimi, ku mbi të gjitha është paraja, ku familja ka marrë fund, ku fjalës dashuri i ka humbur kuptimi, ku fasada është mbi të gjitha.

    Reply
  • Shqiptar says:
    October 7, 2024 at 5:26 pm

    Nusen e ka gjetur pa ndjenja në tokë kunata ime. Edhe sot nuk më kanë dhënë asnjë shpjegim, asnjë arsye pse fëmija im ka ndërruar jetë.

    Jete Albanistani, nuk dua te shtoj me teper nga Aldrinp si me larte.

    Reply
  • mali says:
    October 7, 2024 at 6:14 pm

    Nuk e kuptoj se si ky person e reduction kete problem ne dy tre veta te spitalit.
    Nuk e di qe mund te gjykoj.
    Infermieret e vjetra dine me shume .
    Doktoresha eshte direct pergjegjese.
    Ka shume raste duke perfshire gjakun rezus te nenes.
    Edhe per kete ka zgjidhje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?