Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U vra si sot 99 vjet më parë, çfarë mendonte Luigj Gurakuqi për koncesionet në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > U vra si sot 99 vjet më parë, çfarë mendonte Luigj Gurakuqi për koncesionet në Shqipëri
HistoriLajmi i fundit

U vra si sot 99 vjet më parë, çfarë mendonte Luigj Gurakuqi për koncesionet në Shqipëri

Published: March 2, 2024
Shpërndaje

Luigj Gurakuqi u vra në 2 mars 1925 në Bari të Italisë. Ai u qëllua nga një i afërm i tij i paguar nga Ahmet Zogu nëpërmjet kunatit Ceno Kryeziu.

Gurakuqi lindi në Shkodër në një familje tregtarësh të njohur.

Shkollën e mesme do ta përfundonte në Itali, ashtu sikurse edhe shkollën e lartë, duke u diplomuar për mjekësi.

- Publicitet -

Ishte poet, shkrimtar e gjuhëtar e një ndër hartuesit e firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë.

Roli i tij në çështjen kombëtare e sidomos në çështjen e zhvillimit të arsimit në Shqipëri është i njohur gjerësisht.

Por ka një anë tjetër, pak e njohur e tij është kontributi për ekonominë.

Gurakuqi ishte një nga politikanët më të njohur e të arsimuar të kohës.

Ai u emërua Ministër i Financave gjatë periudhës së qeverisjes së vendit nga Fan Nolin në periudhën qershor-dhjetor 1924.

Gazetari Kreshnik Kuçaj, sjell në vëmendje edhe qëndrimin e Gurakuqit, përsa i përket koncesioneve që Shqipëria ishte e detyruar të nënshkruante asokohe për shkak se shihej si e vetmja mënyrë zhvillimi.

Gurakuqi do të shfaqej kritik dhe jo mbështetës i tyre, por sipas tij nëse do te bëheshin te kishte disa kushte që duheshin vendosur ndaj kompanive.

“Luigj Gurakuqi ka qenë një nga deputetët më aktivë në parlamentin shqiptar në fillimin e viteve ’20. Në këtë periudhë, Shqipëria sapo kishte dalë nga Lufta dhe diskutohej gjerësisht mënyrë e zhvillimit ekonomik.

Opsionet për Shqipërinë në këtë periudhë ishin vetëm 2; ajo e marrjes së një huaje nga jashtë dhe tjetra, ajo e dhënies së koncesioneve për shfrytëzimin e pasurive natyrore. Në këtë mënyrë mund të siguroheshin të ardhurat për të mundësuar ndezjen e motorit ekonomik të vendit.

Opsioni i parë, ai i një huaje nga jashtë nuk u arrit e si rrjedhojë, u kaluan në opsionin e dytë.

Ajo që duhet evidentuar është se Shqipëria në këtë periudhë i druhej mundësisë së një pushtimi nga një vend tjetër dhe sapo kishte konsoliduar pavarësinë territoriale të saj.

Ndaj edhe në dhënien e koncesioneve, tregohet shumë kujdes me qëllim që në Shqipëri të mos vinin kompani nga shtete që mund të cënonin këtë pavarësi të rifituar.

Në këtë periudhë, interesi kryesor ishte për pasuritë natyrore të vendit; kryesisht naftën dhe pyjet. Shumë kompani të huaja britanike, franceze, italiane, jugosllave etj afrohen në Shqipëri për të marrë koncesione të ndryshme.

Ndërsa këto kontrata koncesionare paraqiteshin për votim në Kuvend, Luigj Gurakuqi shfaqet si një nga deputetët më të zellshëm në diskutime.

Formimi i tij ekonomik dhe informacion i gjerë që ai kishte për teoritë ekonomike dhe për situata të ngjashme në vende të tjera do të bënin që ai të mbante një qëndrim analitik lidhur me efektin e këtyre kontratave në ekonominë dhe të ardhmen e saj në Shqipëri.

Ai këmbënguli shumë që në dhënien e koncesioneve të mos aplikohej parimi i eskluzivitetit me argumentin se do të “mbysnin” zhvillimin e industrisë dhe tregtisë.

Në diskutimet e kontratave që bëhen në Kuvend ai mbron tezën e vendosjes së afateve të më të shkurtra të koncesioneve duke e cilësuar si shumë të gjatë periudhën 20-35 vjeçare që jepeshin ato.

Këtë tezë ai e mbron në fillimin e viteve ’20 kur u diskutuan në parlament marrëveshja e qeverisë shqiptare për dhënien e koncesionit të duhanit për një kompani britanike, koncesioni i pyjeve apo kur u diskutua koncesioni i vajgurit.

Po ashtu, Gurakuqi kërkon vazhdimisht që të tregohet kujdes me shtetet të cilave u jepeshin koncesionet në Shqipëri. Në këtë rast, sipas Gurakuqit, koncesionet duhej t’u jepeshin fuqive të mëdha ose shteteve që nuk kishin interesa politike në Shqipëri dhe që nuk rrezikonin sovranitetin e saj.

Një kërkesë tjetër e përsëritur nga Gurakuqi ishte ajo që të mos lejohej shitja e aksioneve të kompanive të koncesioneve nga njëri shtet në tjetrin.

Madje, në listën e propozimeve të tij janë ato që aksionet të jenë nominale, në mënyrë që të dihej se kush ishte zotëruesi real i aksioneve.

Po ashtu, Gurakuqi në shumë diskutime për koncesionet mbështeti tezën e pranisë së shqiptarëve në listën e aksionerëve të kompanive që krijoheshin nga dhënia e koncesioneve për shfrytëzimin e pasurive natyrore apo për qëllime të tjera ekonomike.

Madje, Gurakuqi në propozimet e tij ngulmon që përqindja e shqiptarëve pjesëmarrës në aksione të ishte mbi 50 përqind, duke përbërë shumicën e duke pasur në këtë mënyrë edhe peshën vendimmarrëse.

Edhe pse jeta e tij fizike në Shqipërinë e pavarur ishte shumë e pakët, Gurakuqi la një kontribut të jashtëzakonshëm”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Ugur Hatbi says:
    March 2, 2024 at 7:08 pm

    Ju jame mirjohes per kete artikull te botuar ne Gazeten Dita. Nuk kame patur informacion kaq te zgjeruar per nji personalitet politike si i ndieri ‘LUIGJ GURAKUQI’ por kame patur respekt nga ç’kam degjuar nga opinionet e popullit te thjesht e atdhedashes qe kan qen bashkohes me te nderin, te thone:”Kur ai vdiq, nje komision qeveritar, hapi kasaforten ne zyren e tij dhe gjeti vetem 1/2 Leku!!. (Ky ishte rrefimi i gjyshit tim, 60-vjet te kaluara. Pershendetje Autorit te Artkullit.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    March 2, 2024 at 7:38 pm

    Uguri, ai komisioni qeveritar qe hapi kasaforten ne zyren e Luigj Gurakuqit para 100 vitesh, di gje ti, nga sa vete perbehej dhe cilet ishin?? Ky komision qeveritar asokohe mund te perbehej nga tri veta me kryetar komisioni Ugurin, antarë Ushkuri dhe Uzuri, dhe sekretare Hamame Kallamoqi. Kryetar Uguri iu “shkel syrin” antarëve dhe sekretares Hamide, pra bien në marrëveshje mes tyre, zbraz kasafortën dhe i hedh të gjitha napolonat flori në torbën e vet, iu jep edhe dy antarëve nga një grusht napolonash flori, dhe sekretares ca më shumë, marrin një copë kartë e bëjnë një procesverbal ku shkruajnë se gjetën në kasafortë vetëm 1/2 Leku, si thua zotrote. Se atëhere nuk kishte as kamera.

    Reply
  • Lol says:
    March 2, 2024 at 7:38 pm

    BURRE QE E BURRE MBETI
    KUR THEMELET HODHI SHTETI
    AI SI DIELL SHKELQEU
    BORXH NE SHEKUJ I KA ATDHEU

    Reply
  • Ugur Hatbi says:
    March 2, 2024 at 7:40 pm

    Sipas meje, une mund te shkruaj opinionin tim; si nje intelektual i mirefilld, i prejardhur nga nje familje me tradita patriotike, i perkushtuar perparimit te vatanit te tij, duke vene te gjitha aftesit profesiionale e intelektuale ne sherbim te atdhet e popullit te tij me nje sinqeritet te plote;’gjithçka per vatanin dhe popullin’ Kjo ishte figura e pasqyruar e keti personaliteti politik. Njr figur politike-Shoqrore si nje icone ku munden te frymzohen politikanet e kohes.

    Reply
  • Drita says:
    March 2, 2024 at 8:03 pm

    Se te deshte, kur s’te deshnin
    Se te qante , kur te qeshnin,
    Se te vishte, kur te zhveshnin,
    Neno, moj, te ra deshmor!

    ……………………………………
    Neno moj, c’eshte perpjekur,
    Goje -mjalt’ e zemer-hekur,
    Syrgjyn-gjall’ e syrgjyn- vdekur,
    Ky Vigan Liberator!
    Fan Noli

    Reply
  • Fjale me vend says:
    March 2, 2024 at 8:17 pm

    Uguri, dakord si figurë politike, po e kisha fjalën që nuk duhet të besojmë se cfarë na thuhet se sa para iu gjet në kasafortën e zyrës së Luigjit, se nuk ka as kuptim dhe nuk tregon dhe ndonjë lloj ndershmërie, pasi kasaforta bosh e zyrës nuk do të thotë se nuk ka forma e mënyra të tjera për t’i fshehur. Pastaj them se do ishte më mirë që kasaforta e zyrës së tij të ishte plot me para pas vrasjes së tij, dhe kjo do të tregonte edhe më tepër se Luigji nuk kishte para për “rrush e kumbulla”.

    Reply
  • Yf says:
    March 2, 2024 at 8:46 pm

    FJALE ME VEND E TEPROVE
    MBYLLE PAK KAMAREN
    SA DIBRAN JE E TREGOVE
    NUK E NJIFKE MBAREN

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    March 2, 2024 at 9:05 pm

    Zogu mire që vodhi arin e tradhtar, por edhe vrasës paska ken. Ptu zogu e zogista, rrnofte Luigj Gurakuqi

    Reply
  • ISMAIL says:
    March 2, 2024 at 9:51 pm

    Gazeta “Corriere De lasera” e asaj dite, hapej me titullin “Gjendet i vrarë ish ministri i Ekonomisë së Shqipërisë, me çorape të grisura”.
    Pra, mos u mundoni më kot, ta fajësoni edhe për “napolonat në kasafortën e tij”, që na paskan gjetur larot e Kryelaros, domethënë, mender mbretit.
    Ndër pak turpet kulmore të Historisë së këtij kombi, është mender mbreti i vetëshpallur – më saktë i emëruar në atë detyrë nga Beogradi dhe nga Athina.
    I PAVDEKSHËM LUIGJ GURAKUQI, KY BIR I MADH I KOMBIT!
    TURPI QË E KA MBULLUAR, MOS IU NDAFTË NË JETË TË JETËVE, MENDER MBRETIT TË SHQIPTARËVE-TRADHTARIT NUMËR 2 TË KOMBIT!

    Reply
  • Sali says:
    March 3, 2024 at 6:53 am

    Çthua ashtu more Lol
    Qe po hiqesh si Gogol
    Vargjet tua per Gurakuqin
    Kallajisin vetem mutin

    Nji mut muti Gurakuqi
    Kot se vrau kusherini
    Token para mir ja skuqi
    U skuq vet dhe kurverimi

    Nuk hyn npun hiç politika
    Ndaj mos folni budalliqe
    Si kapet kujt gruja as çika
    Aq ma shum ngjak e fise

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  • DETAJET: “Shpëtim Aliu, më i rëndësishmi i hetuar ndonjëherë”! Goditet nga SPAK një tjetër “perandori” e kokainës në Tiranë
  • One Albania sjell admiruesit më pranë Yll Limanit në koncertin “Thirrëm Sot ose Nesër”

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  2. prehistoriku on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  3. Gim on Rasti Koçeku dhe Rama
  4. Anonymous on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?