Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Udhëheqësit botërorë takohen në Konferencën e Sigurisë në Mynih
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Udhëheqësit botërorë takohen në Konferencën e Sigurisë në Mynih
BoteLajmi i fundit

Udhëheqësit botërorë takohen në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Published: February 10, 2025
Shpërndaje

Presidentët e Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara kanë shfaqur gatishmëri të arrijnë një marrëveshje, ndërsa udhëheqësit botërorë mblidhen këtë javë në Konferencën e përvitshme të Sigurisë në Mynih. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Arash Arabasadi takimi i Mynihut mbahet për të diskutuar, ndër të tjera, të ardhmen e sigurisë së Kievit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tregoi së fundmi gazetarëve një hartë, që më parë ishte sekrete, e cila tregon vendndodhjen e mineraleve të rralla të vendit të tij.

“Këto depozita janë tejet të vlefshme… vlejnë shumë. Kjo është arsyeja pse ne duhet t’i mbrojmë. Kjo është ajo që duan amerikanët. Nëse duan të bëjmë marrëveshje, atëherë ta bëjmë marrëveshjen”, thotë presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky.

- Publicitet -

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se është i hapur për negociata.

“Ne duam të bëjmë një marrëveshje me Ukrainën. Ata do të sigurojnë atë që po u japim në këmbim të mineraleve të rralla dhe objekteve të tjera”, thotë Presidenti Trump.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit, Mike Waltz gjatë fundjavës i bëri jehonë kërkesës së presidentit për të vazhduar ndihmën amerikane për Ukrainën në këmbim të burimeve natyrore të vendit.

Mineralet e rralla janë të rëndësishme për prodhimin e motorëve elektrikë dhe pajisjeve për komunikim.

Presidenti Zelensky thotë se rreth 20 për qind e burimeve të Ukrainës janë në pjesë të vendit që janë pushtuar nga forcat ruse.

Ai e quan rajonin Dnipro të Ukrainës “shumë të pasur” dhe paralajmëron se nëse Rusia i kontrollon ato depozita minerale, Moska mund t’i dërgojë tek kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara si Irani apo Koreja e Veriut.

Së fundmi forcat ukrainase kryen sulme me dronë kundër forcave ruse përgjatë lumit Dnipro.

Presidenti Zelensky thotë se Rusia e di vendndodhjen e burimeve natyrore nga hulumtimet gjeologjike të epokës sovjetike.

Presidenti ukrainas thotë se ka diskutuar me Presidentin Trump gjithashtu mbi idenë e magazinimit të gazit natyror të lëngshëm të Shteteve të Bashkuara në depot e nëndheshme të Ukrainës.

Kievi u përball sërish me sulme ajrore, pasi forcat ajrore të Ukrainës thonë se rrëzuan gati gjysmën e 139 dronëve lëshuar nga Rusia. Nga zyrtarët lokalë nuk njoftohet për dëme apo viktima.

Ndërkohë, ligjvënësit gjermanë miratuan vitin e kaluar një fond të posaçëm prej rreth 107 miliardë dollarësh për të forcuar ushtrinë e vendit në përgjigje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Ushtria gjermane aktualisht ka rreth 179 mijë trupa dhe sipas njoftimeve të mediave, Berlini synon të arrijë në 203 mijë trupa deri në vitin 2031.

“Situata në Evropë ka ndryshuar për shkak të luftës në Ukrainë. Pra, tani, ku zona të tëra po ndryshojnë, ne duhet të përgatitemi për një luftë ndoshta në të ardhmen dhe duhet të mbushim rezervat tona”.

Udhëheqësit botërorë do të takohen këtë javë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Gjermani për të diskutuar, mes temave të tjera, mbështetjen për Ukrainën. Bisedimet zhvillohen nga 14 deri më 16 shkurt./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben Tashko says:
    February 10, 2025 at 6:48 pm

    _____________________________________________________

    Disa variante te mundeshme, qe duhet te shqyrtohen,
    sepse per shkak te ngjarjeve te rastit, eshte e veshtire
    te parashikosh ashtu sic desherojme.

    Nje ngjarje qe besojme se ka 1% mundesi te ndodhe
    mund per shkak te informacineve qe nuk i zoterojme
    dhe faktorit te ngjarjeve te rastit, mund ti ndryshoje
    probaliteti ne 99%
    ________________________________________________________

    Do ishte me mire qe Konferenca e Sigurise te mbahej ne nje vend tjeter, sepse
    Aritja e nje zgjidhje diplomatike per te siguruar nje paqe te qendrushme, nuk
    duhet te interpretohet nga ATO qe duan vazhdimin e luftes si mareveshjet e
    MUNIH pare 90 vitesh.

    Eshte ne interesin e popullit te Greenlandes qe te kene aleat kryesore Ameriken,
    te jene nen mbrojtjen e Ombrelles Amerikane. Ne se Europa e sheh te ardheshmen
    e SAJE ne koordinim e mirekuptim te plote me Ameriken, AJO duhet ta pranojne
    kete zgjidhje.

    Por ne se Europa ka qellim per tu shtrire ne Lindje per te patur “hapsiren jetike”
    qe desheron, AJO mund te meret vesh me Kinen qe gjithashtu kerkon ta mare
    Mancurine si ish pjese te Perandorise Kineze dhe te shkoje me tej, ne Siberi.

    Po te realizohen deshirat e tyre dhe Rusia te mos jete ne gjendje te beje lufte ne dy
    fronte, ne perendimit dhe ne lindje, AJO do jete e interesuar shume per nje mareveshje
    serioze me Ameriken dhe do jete dakord qe te kooperojne me Ameriken per cfrytezimin
    e mineralave te rralla kudo qe te ndodhen ATO.

    Ne rast se Kina, Rusia dhe Europa gjejne mirekuptimin, qe te treja se bashku,
    te krijojne nje “Aleancen te Shenjte Trepaleshe” apo me tre pole” ne shekullin 21,
    atehere ATO do mundohen ta bllokojne Ameriken, polin e katert.

    Ka mundesi te madhe qe mjaft shtete Europjane,
    Afrikane, Arabe te ndjehen me te sigurte me Ameriken
    se sa te jene nen tytelen Aleances tre paleshe Euro-Aziatike.

    .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  2. 1 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Ethem Lalaj on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Bravo DITA !!! on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  5. oikoi on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?