Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Udhëheqësit e BE-së të enjten takohen në Moldavi, mbështetje Ukrainës para ofensivës kundër rusëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Udhëheqësit e BE-së të enjten takohen në Moldavi, mbështetje Ukrainës para ofensivës kundër rusëve
AktualitetBote

Udhëheqësit e BE-së të enjten takohen në Moldavi, mbështetje Ukrainës para ofensivës kundër rusëve

Published: May 30, 2023
Shpërndaje

Më shumë se 40 udhëheqës europianë do të takohen të enjten në Moldavi për të shprehur mbështetje ndaj ish republikës Sovjetike dhe vendit në kufi me Ukrainën, ndërsa Kievi përgatitet për filllimin e kundërofensivës ndaj trupave ruse.

Takimi i 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe 20 shteteve të tjera europiane në një kështjellë në Moldavi, vend i njohur për prodhimin e verës, do të përfshijë diskutime mbi çështje strategjike, si dhe do të shënojnë nisjen e një misioni të ri partneriteti të BE-së me këtë shtet. Megjithatë, takimi paraqet më së shumti një shfaqje simbolike bashkimi, në pragun e Ukrainës.

“Nëse jeni në Moskë dhe shihni që mblidhen bashkë 47 vende, në fqinjin tuaj më të afërt, ky është një mesazh i rëndësishëm“, u tha gazetarëve një zyrtar i BE-së përpara takimit të nivelit të lartë, i cili do të zhvillohet 40 kilometra në juglindje të kryeqytetit Kishinau.

- Publicitet -

Një vend me një popullsi prej 2.5 milionë banorësh, i vendosur midis Ukrainës dhe Rumanisë që është anëtare të NATO-s, Moldavia ka pranuar më shumë refugjatë ukrainas për frymë se çdo vend tjetër, ndërkohë që është përballuar me rritje të çmimeve të ushqimit dhe energjisë si pasojë e luftës.

Qeveria ka akuzuar Moskën se po përpiqet të destabilizojë vendin kryesisht rumanishtfolës duke përdorur ndikimin e saj mbi lëvizjen separatiste në rajonin kryesisht rusisht-folës të Transdniestrisë.

Takimi i Komunitetit Politik Evropian, i dyti I këtij formati, një ide e presidentit francez Emmanuel Macron, do të diskutojë çështje që përfshijnë sigurinë kibernetike, migrimin dhe sigurinë energjetike. Ai gjithashtu do të ofrojë një mundësi për të diskutuar tensionet në kontinent, duke filluar nga Azerbajxhani dhe Armenia deri te përleshjet e fundit në veri të Kosovës.

Takimi do të mbahet ndërsa Kievi po përgatitet për një kundërofensivë, duke përdorur armët perëndimore të blera kohët e fundit, në përpjekje për të dëbuar trupat ruse nga territori i saj.

m.b/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shumë turistë, pak para
  • Kuqezinjtë shënojnë në klube, Shpendi kryeson renditjen në Serinë B, Kerjota shënon dy herë në Skoci
  • Dëmtimi i Yamal, do të mungojë në ndeshjen kundër Sabah
  • Jensen Huang rikthehet në postin e CEO-s së Nvidia-s
  • Rreziqet që kërcënojnë sot në Shqipëri vlerat e antifashizmit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore

Komentet e Fundit

  1. Vani on 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës
  2. Dursakja on Durrësi harron tërmetin
  3. https://vids.xvideosporn.cc/ on Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  4. Nik on 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës
  5. Durrsaku. on VIDEO: Lara Colturi shkruan histori, fiton garën e parë të Kupës së Botës në ski për Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?