Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ukraina e gatshme të zmbrapsë sulmet ruse në Bakhmut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ukraina e gatshme të zmbrapsë sulmet ruse në Bakhmut
AktualitetBote

Ukraina e gatshme të zmbrapsë sulmet ruse në Bakhmut

Published: October 31, 2023
Shpërndaje

Zyrtarë ushtarakë ukrainas thanë të hënën se Rusia ka shtuar praninë e forcave përreth qytetit të shkatërruar Bakhmut në Ukrainën lindore, dhe i ka kaluar ato në ofensivë, por se Ukraina është e përgatitur për t’i zmbrapsur këto sulme. Rusia e mori në muajin maj qytetin Bakhmut, ku ndodhën disa prej luftimeve më të përgjakshme të luftës tashmë 20-mujore. Ukraina filloi një kundërofensivë në muajin qershor që synonte rimarrjen e territorit në jug dhe lindje të vendit, përfshirë qytetin Bakhmut.

“Në zonën e Bakhmutit, armiku ka forcuar shumë praninë dhe ka kaluar nga veprimet mbrojtëse, në ato aktive”, njoftoi Gjenerali Oleksandr Syrskyi, komandant i forcave tokësore të Ukrainës, në rrjetin Telegram.

Volodymyr Fityo, drejtues i komunikimeve për komandën e forcave tokësore të Ukrainës, tha se forcat ruse janë përgatitur që më herët këtë muaj për të rimarrë pozicionet përreth qytetit Bakhmut, të cilat i humbën gjatë kundërofensivës ukrainase.

- Publicitet -

“E pamë këtë, të dhënat e zbulimit e njoftuan. Ishim duke u përgatitur, duke forcuar pozicionet tona mbrojtëse, duke ngritur fortifikime dhe duke shtuar rezervat”, i tha agjencisë së lajmeve Reuters zoti Fityo nëpërmjet telefonit. Nuk na vjen si befasi. Dy zyrtarët ukrainas thanë se forcat ruse ishin në veçanti aktive pranë qytetit Kupiansk në verilindje që kontrollohet nga ukrainasit, ku zoti Fityo tha se Rusia kishte epërsi numerike.

Agjencia e lajmeve Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur situatën në fushëbetejë. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi në raportin e përditshëm se forcat e Kievit vazhdojnë ofensivën pranë qytetit Bakhmut.

“Armiku u përpoq pa sukses të rivendoste pozicionet e humbura pranë Klishchiivkas”, thuhet në raport, duke iu referuar një fshati në jug të qytetit Bakhmut të rimarrë nga Ukraina në shtator. Trupat ruse gjithashtu u përpoqën të përparonin në Synkivka, në veri të Kupianskut, por nuk arritën përparim.

Rusia gjithashtu ka përqëndruar shumicën e forcave të saj në javët e fundit për përpjekjet për të rrethuar dhe marrë Avdiivkan, një qytet strategjik në jugperëndim të qytetit Bakhmut. Ndërkaq kryeministri holandez Mark Rutte njoftoi të hënën se avionët e parë luftarakë F-16 që Hollanda do t’i dhurojë Ukrainës, do të mbërrijnë në qendrën stërvitore në Rumani brenda dy javësh. Në një videokonferencë me Presidentin ukrainas Zelensky, zoti Rutte gjithashtu konfirmoi se raketat kundërajrore Patriot do të dërgoheshin së shpejti. Edhe Danimarka, Norvegjia dhe Belgjika kanë njoftuar se do t’i japin Ukrainës avionë F-16.

“Ajo që po ndodh tani në Gazë dhe sulmi terrorist në Izrael dhe ato që pasuan, nuk do të na shpërqëndrojnë nga ajo çfarë po ndodh mes jush dhe Rusisë, fakti se po luftoni për të zmbrapsur agresionin rus. Duhet të sigurohemi që bota mund të përqëndrohet tek Ukraina dhe tek ato çfarë po ndodhin në Lindjen e Mesme”, tha ai.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet për herë të parë te njeriu virusi Shamonda në Francë, pacienti ndërron jetë
  • “Ndalni dhunën”, kongresmenia e njohur e së majtës kritikon qeverinë shqiptare për protestën
  • VIDEO: Kuvendi në kaos, Berisha shikon rrahjen e Ramës në 97-ën
  • SPAK sekuestron kompaninë “Check Taxi” në Tiranë, ja kujt i përket
  • “Rama është treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Nëse do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën
  2. Anonymous on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. Vezhguesi on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  4. Otto on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  5. Maksi on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?