Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ukraina në BE, Abazoviç: Nëse thoni “jo”, prisni luftë në ndonjë vend tjetër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ukraina në BE, Abazoviç: Nëse thoni “jo”, prisni luftë në ndonjë vend tjetër
AktualitetBote

Ukraina në BE, Abazoviç: Nëse thoni “jo”, prisni luftë në ndonjë vend tjetër

Published: June 15, 2022
Shpërndaje

Në një konferencë të përbashkët pas vizitës në mes të Kievit, ku panë nga afër rrënojat e luftës, kryeministri shqiptar e malazez, Edi Rama e Dritan Abazoviç folën për integrimin e shpejtë të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se Ukrainës duhet t’i jepet statusi kandidat sa më shpejt.

Po kështu u shpreh dhe kryeministri Abazoviç, i cili iu drejtua BE-së me një mesazh të fortë, teksa paralajmëroi se nëse Ukraina nuk futet në Evropë, kjo që po ndodh tani atje, do t’i ndodhë nesër ndonjë vendi tjetër, e pasnesër mund të ndodhë edhe në Ballkanin Perëndimor.

- Publicitet -

“Jemi në një linjë të mirëpërkufizuar të asaj çka jemi e çka përfaqësojmë. Besoj se është gjëja e duhur për t’u bërë. Ukraina kërkon dhe duhet t’i jepet statusi kandidat. Populli ukrainas duhet ta dijë tani që në sytë e BE e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian, kjo është e vetmja gjë që nënkupton statusin kandidat”, tha Rama.

“Mali i Zi është në pararojë të procesit të integrimit të BE, jemi në fazat përfundimtare. Mesazhi kryesor është se pas 24 shkurtit gjërat nuk janë njësoj. Nëse BE nuk e kupton këtë gjë, atëherë ky është problem. Në bazë të meritës, na duhet të bëjmë integrimit. Kështu që nëse një vend meriton të jetë në BE, le të jetë në BE. Por, në emër të solidaritetit, sigurisë së Evropës, ata duhet ta marrin këtë vendim më shpejt. Nëse kjo ndodh vit pas viti, mendoj se të gjithë ne do të përballemi në një moment me një problem të madh. Gjithkush që kërkon të bashkohet me familjen, duhet ta bëjë këtë në bazë të reformave. Interesat e ndonjë vendi janë ndonjëherë shumë më të mëdha se interesat e të gjithë vendeve anëtare. Është momenti përfundimtar për të kuptuar se nuk duhet të largohemi e të lëmë gropa të zeza në Evropë, sepse kjo do të përbëjë problem. Sot është Ukraina, nesër mund të jetë një shtet tjetër, pasnesër mund të jetë në Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme për BE, që të mbetet tërheqëse si organizatë. Kjo është e gjithë historia. Nëse dikush nuk e kupton këtë, mos u çudisni që diçka e ngjashme me Ukrainën të ndodhë diku tjetër”, tha nga ana tjetër Abazoviç.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Aliu nga Selenic says:
    June 15, 2022 at 10:13 pm

    Evropa i ka borxhe Ukrahines. Nje jo e Zylevskit per te mo ju bindur Putinit u be lufte dhe sote u be lufte qe NATOJA dhe EVROPA te mos shkoi ne Ukrahin. Ne ket kontekste Evropa i ka borxhe Ukrahines ndaj duhet te hape Negociatat sa me shpejte.!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?