Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ukraina thotë se fletarrestimi ndaj Putinit i ka ndihmuar në kthim të fëmijëve të dëbuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ukraina thotë se fletarrestimi ndaj Putinit i ka ndihmuar në kthim të fëmijëve të dëbuar
Bote

Ukraina thotë se fletarrestimi ndaj Putinit i ka ndihmuar në kthim të fëmijëve të dëbuar

Published: December 9, 2023
Shpërndaje

Komisionari i Ukrainës për të Drejta të Njeriut, Dmytro Lubinets, ka thënë të premten se dy fletarrestimet e lëshuara ndaj presidentit rus, Vladimir Putin dhe një zyrtareje tjetër ruse, për dëbim të paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi, ka ndihmuar në kthimin e disave në vendin e vet.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar fletarrestime në mars për arrestim të Putinit dhe zyrtares ruse Maria Lvova-Belova, për akuza për krime lufte, të lidhura me rrëmbim fëmijësh ukrainas. Kremlini, në anën tjetër, i hedh poshtë këto pretendime.

Kievi ka thënë se e ka konfirmuar dëbimin e 19.546 fëmijëve dhe se kjo shifër mund të jetë më e lartë.

- Publicitet -

“Sipas mendimit tim, pas fletarrestimeve të lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, është bërë më i lehtë kthimi i fëmijëve”, ka thënë Dmytro Lubinets, në një konferencë për media. Të mërkurën, tetë fëmijë janë kthyer nga Rusia në Ukrainë, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar prej Katarit.

“Nuk e di çfarë argumentesh pranon Federata Ruse, mirëpo fëmijët kanë nisur të kthehen. Jo në mënyrë sistematike, në grupe të vogla, megjithatë, kanë nisur të kthehen”, ka thënë ai. Sipas tij, Ukraina ka arritur t’i kthejë 387 fëmijë prej Rusisë dhe prej territoreve të pushtuara prej Moskës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tensione të forta pranë qendrës, protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarrë drejt policisë
  • Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  • SPAK merr të pandehur biznesmenin Pandeli Carapuli për pastrim parash
  • Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  • Pedagogë, shkrimtarë dhe prindër u bashkohen studentëve

Komentet e Fundit

  1. Mallakastrioti on Pedagogë, shkrimtarë dhe prindër u bashkohen studentëve
  2. Ethem Lalaj on Pedagogë, shkrimtarë dhe prindër u bashkohen studentëve
  3. Anonymous on Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  4. Ela on Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  5. Fjalë me vend on Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?