Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ulim TVSH për produktet ushqimore”, Rama për paketën fiskale: Kush fiton më shumë, paguan më shumë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > “Ulim TVSH për produktet ushqimore”, Rama për paketën fiskale: Kush fiton më shumë, paguan më shumë
Politike

“Ulim TVSH për produktet ushqimore”, Rama për paketën fiskale: Kush fiton më shumë, paguan më shumë

Published: November 18, 2026
Shpërndaje

Kryeminsitri Edi Rama ka folur në lidhje me buxhetin e propozuar për vitin 2027 dhe për paketën fiskale, nga foltorja e Kuvendit.

Rama tha se sot qeverisë i jepet mundësia të ulë TVSH për produktet e shportës, një premtim i hershëm por që nuk ishte realizuar sepse buxhet inuk e lejonte. Po ashtu, kryeministri përsëriti nismën se ata që përfitojnë më shumë, do të paguajnë më shumë taksa. Nga ana tjetër, ata që fitojnë më pak, do përfitojnë më shumë nga shteti.

Kryeministri theksoi gjithashtu se Shqipëria është i vetmi vend që ka tatimin zero për biznesin e vogël dhe kjo do jetë kështu deri në vitin 2029.

- Publicitet -

“Sot na jepet mundësia që falë reformave dhe punës së madhe të bëjmë lehtësime që nuk mundeshim t’i bënim dje. Sot ne vijmë këtu për të miratuar uljen e TVSH në 6% për 54 produktet e shportës, për bukën,  qumështin, mishin, miellin, vajin, vezën, frutat perimet, ushqimin bazë për foshnjat dhe të tjera produkte të ushqimit bazë. Kjo është masë që na jep atë kënaqësinë e veçantë që mund ta japë vetëm politika kur ajo bëhet forcë e përbashkët për të sjellë rezultate që ndryshojnë jetën e njerëzve.

Nuk po e ulim TVSH-në që diferencën ta fusin në xhep tregtarët, ndaj kjo masë do të shoqërohet edhe me fuqizimin e pasqyrës së çmimeve, e cila ka nisur të japë rezultate inkurajuese të kontrollit të tregut. Pse e ulim për mallrat bazë të shportës? Sepse nuk ka arsye që barra fiskale e shportës së një familjeje me të ardhura të pakta të trajtohet njësoj si taksimi i konsumit të mallrave të tjera.

Ne mbetemi ata që ishim që në ditën e parë, besnikë të asaj që jemi, sa kohë i përkasim kësaj partie të mbledhur dhe fuqizuar ndër vite rreth atij trëndafili që është simboli ynë, që do të thotë se ne jemi partia që mendojmë në radhë të parë për ata që fitojnë më pak. Nuk ka asgjë të padrejtë që ata fitojmë shumë të kontribuojnë më shumë dhe ata që fitojnë më pak, të përfitojnë më shumë.   

32 mijë tatim paguesve të shtresës së mesme t’i ngremë pragun e t’u japim mundësinë që të ndjehen më mirë që të vazhdojë të zgjerohet  Paga mbi 700 mijë lekë, shkojmë në një normë taksimi në 30%, që është kombinimi i 15% të  fitimit të kompanisë me 15% e dividentit. Nuk do i lejojmë pronarët e kompanisë që të shfaqen si rrogëtarë apo biznes i vogël. Deri në vitin 2029, tatimi për biznesin e vogël do të jetë 0, do të jemi i vetmi vend. Por nuk do të lejojmë që biznesi i vogël të përdoret si shteg nga të mëdhenjtë për të ulur detyrimet e tyre, prandaj do të ulim pragun e TVSH-së dhe kush e konsideron taksë mbi biznesin e vogël, duhet të rishikojë formimin e vet.

Për uljen e naftës dhe taksën e automjeteve… T’i hapim rrugë atij perceptimi duke e bërë çmimin e karburantit në Shqipëri njësoj si në rajon dhe më pas duke kaluar detyrimin për të paguar taksën e qarkullimit të mjetit në sistemin e DPSHTRR-së. Këtë reformë, bashkë me buxhetin në tërësi, ne e ndërmarrim sot edhe në emër të zhvillimit të mëtejshëm të ekonomisë, për të ecur më shpejt me makinën e ekonomisë”, tha Rama.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Ulim TVSH për produktet ushqimore”, Rama për paketën fiskale: Kush fiton më shumë, paguan më shumë
  • Rama: Nga janari dyfishojmë rritjen e pensioneve
  • Ambasada amerikane në Tiranë alarm sigurie: Rrezik nga sulmet terroriste gjatë festave
  • Çfarë triumfi! Çfarë burri shteti! Mundi një grua!
  • Dosja Balluku në GJKKO, caktohet gjyqtarja për çështjen

Komentet e Fundit

  1. AI on VIDEO: A është normale?
  2. lato on VIDEO: “Po ti tall b…thën me mua”? Kërkon euro më të trasha në tavolinë, reagon ish-ministrja: Nuk jam unë në ato pamje
  3. anti25642654censurë on Veton Surroi, akuza të rënda për Baton Haxhiun: Lidhja me shërbimin serb, Shqipëria refuzoi shtetësinë (misteri i vilës në Golem)
  4. Leka on Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura dhe kërkon “siguri juridike” për Zvërnecin
  5. RROFSHINPUSHTUESITVDEKSHINÇLIRIMTARËT on Beteja e 17 nëntorit për Tiranën në arkivat amerikane: Një ofertë e heshtur për grusht shteti që u refuzua në fushëbetejë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?