Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Unë do t’i jap fund luftës”, Trump telefonon Zelenskyn
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Unë do t’i jap fund luftës”, Trump telefonon Zelenskyn
BoteLajmi i fundit

“Unë do t’i jap fund luftës”, Trump telefonon Zelenskyn

Published: July 20, 2024
Shpërndaje

Për të parën herë që nga koha kur Donald Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë, ish-Presidenti amerikan ka pasur një telefonatë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Presidenti i Ukrainës dhe unë patëm një telefonatë shumë të mirë sot. Ai më përgëzoi për një Konventë Kombëtare Republikane shumë të suksesshme dhe për kandidaturën time si Republikan për President të Shteteve të Bashkuara. Ai dënoi atentatin e tmerrshëm të shtunën e kaluar dhe vuri në dukje se populli amerikan u bashkua në frymën e Unitetit gjatë këtyre kohërave”, tha Trump në një postim në Truth Social.

- Publicitet -

Biseda mes tyre përmes telefonit vjen një ditë pasi Trump pranoi zyrtarisht nominimin e Partisë Republikane për president, por edhe pas shqetësimeve të shtuara në Evropë për politikën që ish-Presidenti do të ndjek në raport me luftën Rusi-Ukrainë, pasi të vijë në pushtet në nëntor.

Pikërisht për këto zëra, Trump në postimin e tij ku njoftonte telefonatën tha se do të jetë ai që do t’i japë fund konfliktit të armatosur në zemër të Europës.

“Unë e vlerësoj Presidentin Zelensky për kontaktin sepse unë, si Presidenti juaj i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, do të sjell paqe në botë dhe do t’i jap fund luftës që ka kushtuar kaq shumë jetë dhe ka shkatërruar familje të panumërta të pafajshme. Të dyja palët do të jenë në gjendje të bashkohen dhe të negociojnë një marrëveshje që i jep fund dhunës dhe hap një rrugë përpara drejt prosperitetit”, shprehet Trump.

Edhe vetë Zelensky reagoi pas telefonatës me Trump me anë të një postimi në platformën ‘X’, ku tha se ai përgëzoi ish-presidentin amerikan për kandidaimin dhe dënoi atentatin tronditës në Pensilvani.

“I urova forcë dhe siguri absolute në të ardhmen. Kam vënë në dukje mbështetjen jetike dypartiake dhe dydhomëshe amerikane për mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë së kombit tonë. Ne ramë dakord me Presidentin Trump për të diskutuar në një takim personal se cilat hapa mund ta bëjnë paqen të drejtë dhe vërtet të qëndrueshme”, shprehet lideri i Kievit.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, Trump ka thënë vazhdimisht se mund ta zgjidhte luftën brenda një dite, por mbetet e paqartë se si do të arrijë ai të bindë Zelenskin dhe Putin për një marrëveshje që i jep fund konfliktit.

Në debatin presidencial muajin e kaluar, Trump tha se kushtet e Putinit për një marrëveshje, e cila do të përfshinte aneksimin e 4 rajoneve të pushtuara nga Rusia janë “të papranueshme”, por ish-presidenti dhe aleatët e tij kanë kritikuar gjithashtu dërgimin e ndihmës ushtarake të SHBA në Kiev.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • demo says:
    July 20, 2024 at 1:02 pm

    Mrekulli bente vetem shen Thomai-thoshte Enver Hoxha. Paqe me 4 krahina te anexuar nga Rusia behet edhe sot.
    Ky palaco qe u be njehere president dhe per pak futi Ameriken ne lufte civile,eshte nje mashe ne dore te Putinit per te sunduar boten.
    Me thuaj me cilin rri,te them kush je.
    E njeh miza pekmesciun.
    Nuk shkoi kot Orbani tek ky palaco.
    Linja Trump,Orban,Putin,Vucic,,Fico,,eshte rruga drejt Moskes..
    Mjere Ne,mjere osova,po u be ky president,.
    Ay Atentat i deshtuyar eshte nje katastrofe.

    Reply
  • shkurt... says:
    July 20, 2024 at 4:24 pm

    ore demo;
    po sikur cdo gje te jete b..yth’sprapthi ?!?!?…..
    (linja tramp, orban putin….)
    per here te pare, po jape nje variant per veten
    dhe per ata qe u ka vajt’ te vjellet ne
    fyt, nga menyra klishe (alla demokracia perendimore)
    e vleresimit te kesaj bote .
    sikur e drejta te jete e kunderta ?
    dikur ne “kohen e enverit”, nese genjente Ai ,
    kishte ndonje stacion si moska ose bbc, si
    alternative te se vertetes .
    tani te gjithe jane me;
    kapitalizmin, carlin e anglise,
    bidonin dhe trapin e amerikes,
    mak(a)ronin, apo..sholcin
    alias cacin (nje kushuriri im qe vdiq duke punar) .
    dikur kadarea nga, qe u merzit me komunizmin,
    deklaroi se nuk e donte rusine, pasi
    te gjithe shpikesit “ishin ruse” dhe s’po i pelqente
    rusishtja me ato “djeje pricastjet” .
    nga radio moska, pata degjuar nje emision ku
    gorbacovi diskutonte me studentet sic
    diskuton e jep mendim dhe mban gatitu
    cdo zyrtar qe nga nje me i thjeshti deri tek
    nje president apo kryeminister edhe nje
    gazetar apo gazetaruc, ne cdo ctacion televisiv ketu tejk ne .
    kujtoni sidomos fevzo qerosin, deri te
    miu hales, babaramo .
    dhe me sa arrogance .
    jam tronditur nga toleranca, qe vet gorbacovi
    lejonte studentet te shprehnin lirsht’,
    mendime prej kalamanjsh per tema kapitale,
    per te cilat, djersinin per t’u dhene “rruge” dhe
    koka te medha .
    epo…dhe keshtu s’duhet mendoja me vete !?!..
    ti si thua;
    i qendron “qendrimit” te me parshem,
    apo tu krijua dileme !?..

    Reply
  • shkurt... says:
    July 20, 2024 at 4:33 pm

    biden; shurraq .
    ky trump; Kapitalist klasi .
    zelenski (zhelja) sharlatan kalama, tragjik .
    me siguri do e mgush ukrainen
    me bomba berthamore
    dhe putin…dorezohet .
    fituesi ?
    si gjithmon…daj sami .
    do zoti…s’nodh keshtu .

    Reply
  • mali says:
    July 20, 2024 at 4:50 pm

    Rusi mori minierat e Donbasit,mori Krimene dhe keto I ka te ligjeruara me votimet e ketyre popujve dhe vulosjen nga parlamenti rus .Kjo ishte finalja e luftes.
    Tani paqe na u be Trump shpetimtar. Me tokat qe mori rusi ky Zelensky te fshije buzet.

    Reply
  • mali says:
    July 20, 2024 at 4:56 pm

    Tani kam nje pyetje : kapitalisti nje qindarke nuk te fal pa llogaritur fitimin.
    Ku qendron fitimi I Biden qe hedh miliona pa fund ne Ukraine?
    Kush qendron prapa Biden qe hedh kaq para nga taxapaguesit amerikane?

    Reply
  • demo says:
    July 20, 2024 at 5:19 pm

    Ukraina shtet i lire,Sovran,u sulmua ushtarakisht nga shteti agreso0r i Rusise.
    Me ke eshte e drejta o shkurt,,pa e zgjatur fare!??????????????????

    Reply
  • ...fare shkurt says:
    July 20, 2024 at 6:15 pm

    ….d..emo;
    pergjigja jote jo modeste, nuk i pergjigjet
    nivelit tend intelektual, qe ke shfaqur
    perhere neper komente ketu .

    Reply
  • demo says:
    July 20, 2024 at 10:28 pm

    Eee populli shqiptar,,qe ka qene i mencur dhe eshte budallepsur nga e liga,,ka pas thene:-I mbyturi kapet edhe pas fijes se barit.Zelenski eshte kthyer ne origjine.Ne komedian. Vjen neper tallavate e Edi Rames.E shumta Edi Rama ketij mund ti lyeje fortifikatat me boje. I pergjerohet Trumpit,se e kujton Trumpin Padre Eterno qe do i jape fund luftes,duke ja kthyer Ukraines te gjitha tokat e pushtuara. Trumpi perfaqeson MAFIA n e Ndertimit ne Amerike dhe eshte Ortaku N`1 i Putinit.
    E sigurte eshte qe po u be president do nderprese Fondet per Ukrainen. Mos i bjer te mires me shqelm.Eshte si eshte plaku Biden,eshte Furnitori me i madh ne bote i popullit Ukrain,qe lufton kunder agresionit Rus.
    Z4elemski eshte bere si mbreti Sihanuk i Kambooxhias.Me shume varavingo neper bote,se ne Ukraine.
    Me korespondence nuk drejtohet lufta.Jep doreheqje,-po nuk je ne gjendje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • KMD dënon veprimet e federatës ndaj volejbollistes së Dinamos
  • Ndërrojnë jetë brenda pak orësh dy punonjës të IEVP “Jordan Misja”, reagon Drejtoria e Burgjeve
  • Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i pashtershëm i parave të drogës ndërpritet
  • Vuçiç pritet të kandidojë për kryeministër pas premtimit për dorëheqje
  • Nën masa të rrepta sigurie, Irani përgatit funeralin historik për ish-liderin suprem Khamenei

Komentet e Fundit

  1. Sk69 on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Haxhi qamili on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  3. Republika Iliazi on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. ceshtje dinjiteti on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Sk69 on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?