Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Unë nuk gëzohem që ish presidenti dhe ish kryeministri i vendit tim, në një ditë të ardhshme, si duket jo shumë të largët, mund të jetë i arrestuar për korrupsion madhor, megjithëse mirëfilli e di se këtë e ka merituar prej kohësh, për gjëra shumë më të mëdha dhe më të rëndësishme se kjo.
Unë ndjej revoltë që ish presidenti dhe ish kryeministri i vendit tim ka abuzuar me pushtetin, e ka përdorur atë si mjet për qëllime të errëta dhe mjerim, duke përdhosur besimin që njerëzit i dhanë në dy kohë të ndryshme , duke shkelur shpresat e tyre për ndryshimin e madh që është pritur prej kaq dekadave.
Nuk i gëzohem faktit nëse ai do të jetë në një ditë të ardhshme në arrest shtëpie apo arrest me burg, nga ku mund të përfitojë nga mosha e tij e madhe, këtë gjë ai e ka ditur se mund të ndodhte një ditë dhe askush më mirë se vetë ai nuk e di se sa mëkate, faje dhe rëndesa janë në jetën e tij politike e qytetare.
Revoltohem për besimin që i dhanë njerëzit në vite të ndryshme, për talljen e tij me ligjet themeltare të këtij shteti, që shpesh herë kanë pasur edhe vulën e tij; trazohem se si është e mundur që një pjesë e rëndësishme e qytetarëve të këtij vendi, që kurrë nuk u bënë shumicë, vazhdojnë të besojnë tek një njeri, i cili, kurrë, asnjëherë në jetën e tij nuk besoi te këto njerëz.
Ajo që mund të ndodhë nesër me ish presidentin dhe ish kryeministrin e këtij vendi nuk është një akt gëzimi, por gjykimi, pasi, askush, as Ai që e quan veten mbi ligjin, mbi shtetin, mbi kushtetutën, mbi të drejtën, nuk është më i paprekshëm; ai, përmes këtij akti zhvishet nga pa prekshmëria, bëhet qytetar i zakonshëm, njëri nga të shumtët, vepra e të cilit do të humbë çdo vlerë, megjithëse këto vlera kanë qenë të pakta dhe të pa përfillshme.
Gjykimi i ish presidentit dhe ish kryeministrit të vendit tim, sado i vonuar dhe aspak për gjëra madhore, ku janë gjurmët, mendimi dhe realizimi i tij, nuk bëjnë pjesë në ato çaste kur shumica qeverisëse mund të fërkojë duart, pasi gjynahet dhe mjerimet e saj shpesh herë janë të njëjta në disa aspekte; ai është akti që duhej të kishte ndodhur që në krye të herës, që asaj dite kur shkeli me dhunë mbi të drejtën e votës së lirë në vitin 1996; kur trupat falangiste të Gazidedes dhe të Agim Shehut përgjakën qendrën e Tiranës, shtypën me gjak një revoltë të arsyeshme të opozitës së kohës ndaj asaj që kishte ndodhur.
Heshtja e drejtësisë së kohës është krimi i parë që ndodhi në jetën politike dhe qytetare të këtij vendi, përdhunimi madhor i drejtësisë. Njeriu që, adhuruesit e tij, shpesh herë të njëjtët adhurues të Enver Hoxhës, e kishin quajtur si njeriu i shpresës së madhe, bëri aktin e parë të diktaturës revanshiste.
Nuk gëzohem për një vendim që do të marrë parlamenti i Shqipërisë. Nuk është i rëndësishëm fakti se ish presidenti dhe ish kryeministri do të jetë sot në gjendje arresti, kudo qoftë, në shtëpi apo i izoluar. Është e dhimbshme të mendosh se , edhe pas pesë dekadave të nënshtrimit ndaj Njëshit dh partisë shtet, ata që u besuan për ndryshimin, shkuan edhe përtej asaj që kishte ndodhur. Varret e hapura nga bandat, krimi i rrugës dhe krimi i lidhur me politikën, apo nga politika e lidhur me krimin, në 33 vite, janë më shumë se të vrarët në luftën e klasave dhe, vdekja, sido që të jetë, është kurdoherë pjesë e krimit.
Ish presidenti dhe ish kryeministri i Shqipërisë , për fat të keq, as nuk ka mësuar nga e djeshmja, as nuk ka mësuar nga e sotmja, dhe, nëse drejtësia do të bëjë shfaqjen e radhës, nuk do të mësojë as nga e nesërmja. Për fat të keq banditët e kanë sunduar politikën, por edhe drejtësinë. Për të njëjtin fat të keq, edhe sot, segmente të bandave, sundojnë mbi drejtësinë dhe mbi politikën. Është fatalitet, por që e kemi nxitur vetë, e kemi rritur vetë dhe, po vetë, jemi ndëshkuar prej saj.
Që ish presidenti dhe ish krye ministri vendit tënd të jetë nesër, në një ditë jo të largët, i burgosur në gjendje arresti, sigurisht është e dhimbshme, por jo tragjike.
Njerëzit duhen mësuar edhe me këtë gjendje. Bile, duhet pranuar, janë të vonuar. Bazamentet e përmendoreve dhe statujave që mbetën bosh, kur u rrëzua e djeshmja, nuk mund të ishin për të ngritur përmendoret e reja, ku vrapuan të jenë pushtetarët.
E djeshmja e sundimit të Njëshit ishte më tërheqëse se sa demokracia për liderët e rinj, që kurrë nuk u bënë prijës dhe as që e kanë ndër mend të jenë të tillë. Cili popull mund të durojë 33 vite një lider partiak, që, pasi bën aktin e parë të dhunës, menjëherë pas saj bën përgjakjen e vitit 1997, u bën thirrje një pjesë të popullit që drejton, të Veriut, për t’u sulur drejt Jugut, për të ndëshkuar si vëllezërit e tyre, thjeshtë për të ruajtur pushtetin? Cili popull mund të durojë kaq gjatë një njeri të kthyer në diktator, të japë urdhër për hapjen e depove dhe armatosjen e militantëve besnikë? Të vendos gjendje të jashtëzakonshme dhe shtetin të vërë nën sundimin e Sigurimit të Shtetit? Të nisë avionët? Të bëjë grushtin e shtetit të shtatorit 1998? Të pushtojë institucionet dhe, kur disa vite më pas, mendohet se i rrezikohet gardhi i jashtëm i selisë kryeministrore, të vrasë katër protestues, të plagosë dhjetëra të tjerë, të arrestojë qindra, të kërcënojë se do të vrasë edhe tre qind të tjerë, se do të asgjësojë shefin e opozitës, të cilit do i mbante në ditë vrasjen e tij fjalimin më të bukur në histori; të krijojë tragjedinë e Gërdecit dhe të vetë shpallet se krye demokrati i këtij vendi.
Asnjë popull nuk do kishte duruar. Asnjë sistem drejtësie nuk do kishte heshtur. Asnjë qeveri pasardhëse nuk do të kishte qëndruar duar kryq, si ndodh me këtë të sotmen.
Mos ndëshkimi i së keqes ka sjellë të keqen e tanishme. Ka sjellë korrupsionin e padurueshëm. Ka sjellë shpifjen si model burrërie, shëmtinë si model i forcës, talljen si model i mençurisë, harbimin si model i zotërisë, vjedhjen si model i të zakonshmes, vrasjen si dëshmi e forcës.
Megjithëse prej kohe e kam shkruar se mos ndëshkimi do të kishte një fund, edhe ndaj të paprekshmëve, si rasti Berisha dhe rreth tij, nuk jam i gëzuar që kjo ndodh.
E dua ndëshkimin e së keqes, pavarësisht nga emri. Në këtë rast e dua për më shumë se sa një akuzë për korrupsion madhor.
E dua për atë që ka ndodhur, për gjëmat që kanë zanafillën në politikën e keqe, anti kombëtare që ka ndodhur , në bjerrinën ku është vendi, dhe në përtalljen që i bëhet njerëzve të zakonshëm.
A do të mësojnë politikanët e sotëm nga ajo që mund të ndodhë, që duhet të ndodhë dhe që, një ditë, do të ndodhë patjetër?
Nuk e di. Kjo klasë politike mjerane është mbi kurrizin e njerëzve, pasurohet, ndërton vila, kundërmon nga e keqja, e megjithatë vazhdon durohet.
Ndëshkimi është formë e së mirës, së duhurës dhe i domosdoshëm.
Duhet të ndodhë.
Me patjetër.
Sot është rasti Berisha, nesër duhet të jenë të gjithë ata që përdhosën çdo gjë të shenjtë që kishin ëndërruar njerëzit.
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Me^se e vertete,reale,e vonuar.
breshka e Ndeshkimit eshte nisur.
Asgje me i mire nuk eshte Kryeministrit i tanishem!
Nuk e di pse me dhimbset Bedriu ( dikur nje fans i tij) qe e quan fakt te kryer arrestimin e Salihut ne shtepi ( se ne burg eshte konfirmuar qe nuk do shkoje).
.
Kjo eshte nje Loje e Piste (Dirty Job) e atyre Drejtoreve/Keshilltareve qe merren me Shqiperine ne Shtepine e Lyer me te bardhe ne WDC apo te Brekeselit te BE.
.
Edhe nje adoleshent e kupton kete radioloje te Euroatllantikasve qe merren me Shqiperine dhe duket se Afera e Klubit Partizani eshte zgjedhur me kujdes sepse perben 0.001% te krimeve te USALI SERBIBERISHES..qe thote Bedriu me lart nga 21 janari,Gerdeci,1997,1998,Remzi Hoxha,Haklajt etj..pra pse ne republiken ambasadoriale te Shqiperise ku SPAKU dhe derivatet e tij bejne ligjin ne keto fusha hapur apo fshehur poshtrojne shqiptaret ??
.
Zotri Bedri !
Late nam duke mallkuar shoqerine civile,mazhorancen apo dhe opoziten e sotme si fajtore per Super-Monstren Berishe ( ish presidenti dhe ish kryministri juaj)…Salihi 99% te fajeve te tij jane si shkak i kllonimit te tij ne vitet 1991-1992 kur CIA & UDB ishin ‘kushrina te para’….u mbrojt hapur me cdo cmim nga ‘arvizute e rradhes’ kur beri KRIME MAKABRE dhe sot ne menyre inteligjente po realizojne nje Radioloje ku si perfundim do dalin te kenaqur ne Barazim si Usaliu i Serbiberajve ashtu si dhe Spaku i Yuri Kimes…
.
Salihi i Serbiberajve duhej te ishte ne biruce te pakten per rastin e 14 shtatorit 1998 ku ka dokumente ‘KOKEFORTA” qe ky kriminel u mbrojt ne menyre te hapur nga Shtetet e Lulbashkuara te Amerikes ( + GJERMANI & ITALIANI )duke kerkuar me shantazhe qe mos arrestohej USALIU i tyre se do priteshin ndihmat..ect..
.
PO AI HAJDUTI NUK KISHTE ASNJE FAJ.. ?..
THUHET NE NJE SKEC KU FSHATI SHANTE FSHATARIN SE I VODHEN LOPEN
Eshtë bërë mjaft e vështirë jeta në këtë vend. Ky vend po bëhet një ferr për qytetarët e tij. Mungojnë programet të ndryshme televizive për ti shërbyer përmbushjes së edukimit gjithëformues të shoqërisë, në stacione të ndryshme televizive mund të shihen programe më të pështira, të pavlera, dhe të shëmtuara. Deri kur kështu më!
UNE NUK MUND TE GEZOHEM KUR NJE KRYEMINISTER JO “ISH” POR AKTUAL KORRUPTON FBI DUKE PAGUAR NJE SPIUN TE SIGURIMIT, KOLEG PUNE ME BEDRI ISLAMIN
dhe:
Qe i ben shqyptaret kudo ne Bote si nje fis korruptues i Institucioneve dhe personaliteteve nderkombetare si mafia Al Capone ne SHBA.
UNE NUK MUND TE GEZOHEM QE KRYEMINISTRI AKTUAL I VENDIT TIM E KA BABANE KILLER, VRASTAR TE ENVERIT QE I GROPOSTE VIKTIMAT POSHTE SHTYLLAVE ELEKTRIKE SI TE GJITHE XHELATET E DIKTATURES KOMUNISTE
UNE NUK MUND TE GEZOHEM QE NE SHQYPNI NUK JANE DENUAR KURRE KRIMET E KOMUNIZMIT KUNDER NJEREZIMIT DHE JANE FSHEHUR NGA POLITIKE ME PROPAGANDE TE SHEMTUAR VAZHDIMISHT
Une nk mund te gezohem kur shoh sot ne mes te Tiranes Piramiden Famekeqe te Rilindur te Enverit qe i kall daten edhe femijeve ne barkun e nenes qe gezon vetem fanatiket e Partise si Bedri Islami dhe pinjollet e xhelateve te Diktatorit, spiune te Sigurimit te bere Presidente, ministra rendi vrastare te Enverit te bere Kryetare Parlamenti, kryeprokurore nip i Aranit Celes, hetues te Enverit ne SPAK, dhe xhelate te regjimit komuniste qe Edi rama i ka hedhur ne majat me te larta te shtetit
O Nazi,lexoje dhe nje here komentin tend,po qe se te duket i sakte dmth qe nuk di shqip ose nuk je shqiptar. Sa per Demon nuk kam ç’te them,nuk me vjen keq se sulmon Berishen sepse ai e meriton burgun por me duket i njejti tip si Mero (ne mos qofte ai vete) qe e sulmon vend e pa vend vetem per inate personale.
“Fajin e ka Saliu” eshte bere lajtmotiv i b.lepiresve te Ramovicit.
Sigurisht kush ka shkelur ligjin duhet te pergjigjet para drejtesise ( jo me regji), por nuk mund te merresh me te kaluaren kur e tashmja uleret nga krimet makabre te rilindasve komuniste.
Sa per 97 historia duhet ta thote te verteten, organizatori i shkaterrimit te reparteve ushtarake ne jug ishte mister Gjenushi, qe sot fatkeqsisht eshte ne krye te akademise shkencore te Ramovicit.
Ne 98 ish komunistet vrane azem hajdarin, dhe donin tja linin fajin Berishes ashtu sic bejne edhe sot.
Ne 2008 ish komunistet organizuan gerdecin me qellim te pengonin antaresimin ne NATO ( e kujtoni beseoj qe edvini ishte kunder NATO-s)
Per 21 janarin eshte e qarte tashme kush e organizoi ate proteste me akte terroriste, si u promovua krytar bashkie nga rilindasi komandati i grupit te zjarrit malaj. Kjo ceshtje patjeter duhet zbardhur sipas modelit amerikan per sulmin e 6 janarit ne kapitol. 21 janari ne tirane dhe 6 janari ne Uashington jane e njetja situate ndaj prokuroret tane duhet te ndjekin modelin amerikan per zbardhjen e kesaj ngjarje, duke filluar nga kryeorganizatori!
Po per Kosoven dhe tradhetine qe i beri Ramovici do duhen nete te gjata te shkruash. 10 vite goditje pas shpine Kosoves duke bashpunuar me vllaun vuqiq
Po krimi, korrupsioni dhe vjedhja e pasurise kombatare me alabak (apo e ka alabar ai)
Po shkaterrimi i vlerave dhe kultures teatri, butrinti, porti i durresit
Po dhenia e teritorit italise per emigrantet apo e pezulloi gjykata kushtetuse…?
dhe mbi te gjitha shpopullimin (spastrimin shtetror) e vendit sidomos nga te rinjte qe asnje pushtues nuk ja ka bere jo ne dhjete vite por ne mijra vite.
Bedri vashdoje ison famekeqe “fajin e ka saliu…”
Nuk e kuptoj kete ndjenjen e trishtimit per ndjekjen penale te SB.Pas Enverit qe vriste kedo por askush nuk mendonte se Drejtesia mund te merrej me te,Berisha krijoi te njejtin precedent.Me vjen mire qe thirret para drejtesise,per te dhene llogari,spo e ben akoma,sparaqitet,ndaj dhe arrestimi i tij eshte detyrim ligjor qe te mos rezohet sistemi.
Te gjithe ata qe ja kane me hile ketij vendi e aq me shume ata qe me besimin e popullit, me voten e ndershme apo me hile kane mare pushtetin dhe kane drejtuer kete vend duhet te japin llogari deri ne nje kushdo qofshin. Drejtesia duhet te meret me ta pa droje, gjithe pasurine e padrejte qe kane perfituar t’ua konfiskoje, ajo eshte pasuri qe i perket popullit te cilit i ka humb shpresa se ky vend mund te behet. Drejtesia ndaj padrejtesive mbase do rilindi shpresen se ky vend mund te behet dhe duhet te behet nga vete shqipetaret.
Z.Bedri.Eshte ne nderin tend qe ne gjithe ate shkrim te kishe permendur nja dy emra personash te tjere qe vertiten ne politiken shqiptare .Ti dhe Fatosi dhe gjithe lukunia qe quhet media visive dhe gazetaria,dhe analiste leshi qe te sjellin zorret ne goje ku ne emisionet e ndryshme duket sikur je ne pazarin e Ri duke thirur te gjithe se bashku me drejuesin ne te njejten kohe ,I bini fyellit ne nje vrime.Nuk permenden 1 a 2 persona nga PS-ja qe te konkurojne per te zvendesuar Ramen.Pra PS eshte e tipit te Korese se veriut(flitet si zv. E motra) ndersa tek socialistet zoteron njeshi ,pra nje tip enverist pa konkurente.PD-JA eshte ndryshe.Nuk eshte e percare por ka fraksione njelloj si partite perendimore.Propaganda komuniste e injoron kete realitet dhe hedh balte mbi opoziten.Largimi I Saliut do t’i jape fryme te re opozites.
replike me komentuesin
“”Proud to be Albanian
14 Dhjetor, 2023 te 8:14 am””
i nderuar,me cfare ke shkruar je antikomunist i cfazuar dhe ringjallja e ju Serbiberishisteve per te treten here eshte e frikeshme dhe me ngjan me rrethimin e trete te Krujes te shekullit 15.
.
Ne nje pike biem dakord qe Edi Ramortja eshte ekuvalent me Usali Serbiberishen (tuaj) ne krimet e tij sepse Saliu vrau njerez dhe shtetin shqiptar kurse Edi vrau shpresen per ta bere ate vend normal..
.
Shkurt ; Ju vuani nga sindromi “Gery Kokalari” i cili ne 2005 risolli ne pushtet me disa USA-tallare te Atlantikut dhe Brekesellit nje Mega Kriminel si Berisha ( juaj) edhe pse kishte bere krime kunder njerzimit…Dhe motoja e Gerit atehere ishte NANO PIJANECI IK dhe KRIMBERISHA HAJDE..
>
e them kete se para nje viti Gery beri nje artikull te forte per krimet e Berishes ne 1996-1997-1998..ne nje kohe qe ai vete me hordhite e tij antikomuniste makartiste ne 2005 ishte ne shtabin e atyre qe ricikluan Monstren e Viqidolit
Shenim: Bashkohem me ty per “t’i ci nanen” komunisteve dhe ediramisteve..por me nje kusht qe Usaliu juaj te denohet si kriminel per 21 janarin dhe gerdecin dhe jo per non grata sallata gallata apo aferen e klubit Parizani qe eshte PMV (pambarimisht e vogel) ne lidhje me krimet e tij…qofte si demonkrati juaj apo kamunist i cartun
Shahisti anti-berishisti:
Bukur e perseritur ate qe ka shkruar intelektuali vite me pare kur Edi Rama i rrihte krahet Sali Berishes kur kishte plasur Bumja ne Gerdec dhe kishte groposur 26 femije dhe prinder dhe ishte Edi Rama ai qe e ngushellonte bashke me mistrecin e Beratit, Erionke Bracen duke i thene:
TE RONI VETE!
por:
Edi Rama nuk ka vrare vetem shpresen e shqyptareve qe eshte nje tra-la-la juridike por groposi poshte betonit 56 fakire qe i besuan urdherit te tij ne Thumane dhe Durres pas termetit te pare kur u tha te ktheheshin ne banesat me pune vullnetare te Enverit nga injoranca ne drejtimin e shtetit sepse nuk ka mbaruar asnje shkolle, prandaj nse kerkon te denohet Saliu per Gerdecin, duhet te denohet edhe Edi Rama per Thumanen se te dy krimet kunder njerezimit vijne nga injoranca ne drejtimin e shtetit dhe Edi Rama ka 2 here me shume viktima se Saliu por SPAK ka mbyllur syte dhe hesht si prokurori bedele.
450 vjet ne Shqiperi zoteroi otomanizmi, 45 vjet zoteroi orth-komunizmi, 30 vjet qe zoteron neokomunizmi.Sot eshte vendosur diktatura e pakicave kombetare e fetare mbi shqiptarine. Ne nje shtet demokratik. ndaria e pushtetit behet sipas % se popullsis mbi baza nacionale-fetare-krahinore.Realisht shtetin sot ne Shqiperi e kane pakicat nacionalo-fetare,eshte nje shtet me program ANTI shqiptaris
Mjaft Bedri Islami,stop me shkrime.Raca tende jane.Mer parate qe te jep gazeta Dita dhe gezoje fund Vitin pa futur doren ne xhepi tend.Gezuar Vitin e Ri!
Z. Bedri thote se nuk gezohet ……… ,sepse ndersa pergjegjesine kryesore e ka Berisha dhe grupi i tij ,
Me Baze Numrin 30, qe mundet lehtesisht te zgjerohet ne: Numrin = 30 x K , K=1, 2, 3, ….. ……
Ku po te inkludojme bashkepunteoret dhe bashkepuntoret e bashkepuntoreve, sikur secili te kete
patur 2 bashkepuntore, rrezulton se kemi nje kangretizim pe permasa te medha, qe te rrenqeth dhe
tregon se problemet qe kemi per te zgjidhur jane mesive. Pra do te jepi te gezuar kur ta ndjejme se
“Kemi Hyre ne Rrugen e Nje Zgjidhje te Sigurte”
Bashkepuntoret e Berishes, “Njerez Pragmatiste” ne raport me interesin e tyre personal, pa ideale
per Shqiperine dhe Kombin tone, jane te gateshem ta hedhin poshte kete monster, por jane te
frikesuar se me vone do i vije raddha e tyre.
PRA: Nuk po mbrojne Berishen por familjet e tyre.
ME VJEN NDOT NGA TY BEDRUSH
TANI KE LAJTHITUR FARE
LECKE E KE BERE VETEN
PER TE FITUAR DY PARE
E DIJA QE SJE I ZGJUAR
JE PUKJAN SIGURISHT
POR JO GJER NE KETE GRADE
DOLE NJE MAJMUN ME BISHT
KERME ESHTE BERE RIPJELLJA
TI KERKON ENDE TA MBROSH
LUM SI TI PER MENT QE KE
S`MBULOHET DIELLI ME SHOSH