Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Unioni i Gazetarëve reagon ashpër ndaj Policisë, pas ndalimit të gazetares që po raportonte nga protesta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Unioni i Gazetarëve reagon ashpër ndaj Policisë, pas ndalimit të gazetares që po raportonte nga protesta
AktualitetKronike

Unioni i Gazetarëve reagon ashpër ndaj Policisë, pas ndalimit të gazetares që po raportonte nga protesta

Published: July 24, 2026
Shpërndaje

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar sjelljen e Policisë së Shtetit gjatë protestës së ditës së sotme, ku thekson se gazetarët dhe operatorët e mediave janë penguar në kryerjen e detyrës së tyre, duke u sulmuar me ujëhedhës e gaz lotsjellës, si dhe duke u shoqëruar në komisariat pa shpjegim publik.

Rasti i gazetares Vjolanda Peca, e mbajtur për më shumë se dy orë në kufizim lirie, paraqitet si shembull i qartë i shkeljes së të drejtave të medias dhe i cënimit të lirisë së shprehjes.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon përgjegjësi nga autoritetet e Policisë dhe Ministria e Brendshme, duke njoftuar se do të përgatisë raporte për organizatat ndërkombëtare që monitorojnë liritë themelore.

- Publicitet -

Në reagim thuhet se nëse këto akte përsëriten, komuniteti i gazetarëve do të reagojë me protesta dhe solidaritet, duke e kthyer çështjen në një kauzë më të gjerë për mbrojtjen e lirisë së medias dhe të drejtave të njeriut.

Reagimi i plotë:

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Shoqërimet e gazetarëve në polici dhe sulmimi i tyre me mjetet ujëhedhëse dhe gazlotues është akt i dënueshëm

Tiranë më 23.07.2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon dhunën dhe agresivitetin e Policisë së Shtetit të dëshmuar sot para mjedisit të Kuvendit të Shqipërisë, jo vetëm ndaj qytetarëve korrekt, por veçanërisht ndaj  gazetarëve, punonjësve dhe mjeteve të identifikuara të mediave.

Në mënyrë të përsëritur Policia e Shtetit gjatë seancave parlamentare përsërit bllokimin e hyrjes së gazetarëve dhe operatorëve, duke shkelur rregulloren e institucionit të lartë kushtetues.

Gjatë episodeve të protestës së ditës së sotme, Policia e Shtetit sulmoi me automjetet ujëhedhës reporterët, operatorët dhe bëri të pamundur procesin normal të raportimit prej tyre, sidomos gjatë transmetimeve direkte.

Imazhet e publikuara nga mediat dhe rrjetet online, kur sulmohen me mjetet ujëhedhës dhe gaz lotsjellës, gazetarët në detyrë, përbëjnë një dëshmi të sjelljes së ashpër të Policisë ndaj gazetarëve në detyrë.

Shoqërimi i reporteres së organizatës mediatike Citizens.al, Vjolanda Peca në Komisariatin e Policisë dhe mbajtja e saj në kushtet e kufizimit të lirisë për më shumë se dy orë, pa një sqarim publik, përbën një shkelje dhe akt cënues dhe pengues të gazetarit.

Gazetarja u mor me forcë duke qenë në krye të detyrës.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë gjatë ditës së sotme, ka marrë disa ankesa nga kolegë dhe operatorë të mediave të cilët, jo vetëm janë sulmuar nga mjetet ujëhedhëse dhe gazi lotues, por janë përballur me shtyrje, pengime fizike për të qenë në pozicionet e përcaktuara me rregullore Kuvendi si dhe u janë dëmtuar paisjet profesionale.

UGSH i drejtohet autoritetit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Ministrit të Brendshëm të vënë para përgjegjësisë të gjithë personat nën uniformë që guxojnë të përsërisin akte dhe sjellje të tilla ndaj gazetarëve.

Organizata jonë ju bën me dije këtyre autoriteteve se për të gjitha rastet po përgatitet një raport -dëshmues i cili do t’u vihet në dispozicion partnerëve, organizatave dhe institucioneve që monitorojnë liritë themelore  dhe veçanërisht lirinë e medias në vendin tonë.

Mosreagimet dhe sidomos mungesa e sqarimeve publike prej Policisë së Shtetit për kësi rastesh dhe për shoqërimin e gazetares Peca, përbën një heshtje kompromentuese. Për këtë arsye paralajmërojmë titullarin e këtij institucioni, Drejtorin e Përgjithshëm, zotin Hita se në rast të ripërsëritjes së episodeve të tilla do të përballet me një reagim solidar proteste dhe jo vetëm, nga komuniteti ynë profesional dhe rrjete organizatash që kontribuojnë për lirinë e shprehjes dhe medias në vendin tonë e më gjerë.

Zyra Informues

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

P.S: Në foto, kolegia Vjolanda Peca e mbajtur në kufizim lirie për më shumë se dy orë në komisariat të Policisë së Shtetit, Tiranë ditën e sotme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Unioni i Gazetarëve reagon ashpër ndaj Policisë, pas ndalimit të gazetares që po raportonte nga protesta
  • Si po sfidojnë gomerët teknologjinë e lartë në luftën kundër zjarreve masive në Spanjë
  • Propozohen pagesat për kujdesin alternativ, përfitim deri 40 mijë/muaj për fëmijët dhe kujdestarët
  • AXHENDA: Rama mbledh sot grupin e PS dhe Qeverinë
  • Padia e Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Komentet e Fundit

  1. Soza on Ndryshime në Kodin Rrugor: 70 orë trajnim për shoferët e rinj profesionistë, ndryshon testi teorik dhe praktik
  2. Detari on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  3. Detari on Ngjarje e rëndë në Roskovec: Emigranti i kthyer nga Anglia merr peng ish-gruan, i vret babanë dhe i plagos nënën
  4. Anonymous on GRAFIKU: Zbuloni qytetet më “dembele”, që po e shmangin më shumë punën
  5. realisti on Aritmetika e fshehur pas fjalëve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?