Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ushqime të shtrenjta, por Shqipëria mbajti rekord për peshën e bujqësisë në Europë në 2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ushqime të shtrenjta, por Shqipëria mbajti rekord për peshën e bujqësisë në Europë në 2024
EkonomiLajmi i fundit

Ushqime të shtrenjta, por Shqipëria mbajti rekord për peshën e bujqësisë në Europë në 2024

Published: July 7, 2025
Shpërndaje

Shqipëria po përballet me një paradoks, ku çmimet e ushqimeve për herë të parë në histori e tejkaluan mesataren e Bashkimit Europian, por ndërkohë vendi ka peshën më të lartë të bujqësisë në të gjithë Europën. Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se sektori i “bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve” kontribuoi me 17.9% në krijimin e vlerës së përgjithshme ekonomike të Shqipërisë në vitin 2024. Kjo peshë është shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 1.7%, por dhe më shumë se dyfishi krahasuar me shtetet e rajonit.

Në vend të dytë është Kosova, ku bujqësia sjell 8.8% të vlerës së shtuar bruto. Në vend të tretë është Maqedonia e Veriut, me 8.8%, e ndjekur nga Mali i Zi me 6.5%, Turqia me 6.3% dhe Bosnjë Hercegovina me 5%. Në rajon, peshën më të ulët të bujqësisë e ka Serbia, me 3.7%, duke qenë më poshtë edhe se Greqia (3.8%) dhe Kroacia (4.1%).

Në Shqipëri, kontributi i bujqësisë në ekonomi ka ardhur duke u ulur në vite, teksa në vitin 2019, ky tregues ishte 21%, por sërish vendi mbetet më bujqësori në Europë. Fakti që jemi vendi më bujqësor në Europë nuk ka ndihmuar aspak që qytetarët e vendit të kenë produkte ushqimore më të lira. Përkundrazi.

- Publicitet -

Të dhënat e tjera të Eurostat treguan se për herë të parë që nga viti 2005, kur njësia europiane e statistikave mat të dhënat, indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë e ka lehtë kaluar nivelin 100% (100.1%).

Kjo do të thotë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së. Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm.

Shqipëria i ka çmimet më të shtrenjta dhe në raport me vendet e rajonit. Serbët  blejnë ushqimet me çmime që janë sa 96.4% e mesatares së BE-së. Në Mal të Zi ushqimet kushtojnë sa 84.4% e mesatares së BE-së, në Bosnjë sa 83.2% dhe më të lirat, jo vetëm në Europë, por dhe në rajon janë në Maqedoninë e Veriut, sa 73.4% e mesatares së BE-së.

Bujqësia shqiptare vuan nga problematika të thella që nisin nga që copëzimi i tokës, që nuk mundëson ekonominë e shkallës, subvencionimet më të ulëta se vendet e rajonit, konkurrueshmërinë e ulët, ndërprerjen e zinxhirit të vlerës si dhe emigrimin që ka ulur disponueshmërinë e fuqisë punëtore.

Të dhënat e fundit të INSTAT bënë të ditur se sektori i blegtorisë është në rënie të lirë si për nga numri i krerëve dhe nga sasia e prodhimit. Sipas INSTAT u shënuan rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke përfshirë edhe pulat gjate vitit 2024 në krahasim me 2023. Rënia e numrit të krerëve u reflektua edhe në nën-produktet mish dhe bulmet.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hyrja në BE mund të mos hapë menjëherë tregun e punës për shqiptarët
  • Plagosi bashkëkombësin e tij në Tiranë, kapet në Greqi 19-vjeçari turk
  • Marta Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  • Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi
  • VIDEO: Tjetër sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, një i vdekur dhe 11 të plagosur

Komentet e Fundit

  1. ANA on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Zgjohuni, lufta pa kompromis kundrejt c’do ekstremizmi e ben boten te paqeshme. on VIDEO: Tjetër sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, një i vdekur dhe 11 të plagosur
  3. Zgjohuni, heshtja kundrejt bemave korruptive-kriminale t’ben fajtor on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  4. I pafuqishmi on Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin
  5. AI Music Creator on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?