Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ushtria serbe po monitorohet nga ajri”, komandanti i NATO: Po çojmë armë të rënda e trupa në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Ushtria serbe po monitorohet nga ajri”, komandanti i NATO: Po çojmë armë të rënda e trupa në Kosovë
KosovëLajmi i fundit

“Ushtria serbe po monitorohet nga ajri”, komandanti i NATO: Po çojmë armë të rënda e trupa në Kosovë

Published: April 18, 2024
Shpërndaje

Përballë lëvizjeve shqetësuese të ushtrisë dhe shtetit të Serbisë, NATO po garanton mbrojtjen e Kosovës dhe të Bosnje e Hercegovinës. Këtë e konfirmoi Gjenerali Amerikan, Christopher G. Cavoli, Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, gjatë dëshmisë së dhënë para Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Përtej Ukrainës, zyrtari i Pentagonit dhe aleancës së fuqishme, nënvizoi se ka zhvillime të tjera në europë që nuk janë të mira për interesin kombëtar të SHBA-ve, prandaj po fuqizohet misioni i KFOR-it në Kosovë dhe ai ALTHEA në Bosnje, me dërgimin e armëve të rënda dhe shtimit të personelit ushtarak. Gjithashtu falenderoi ushtrinë franceze që po monitoron ushtrinë serbe nga ajri.

“Shtetet po tregohen vërtetë bujare, por ne do të vendosim pajisje të rënda në terren, gjithashtu edhe më shumë njerëz. Dëshiroj të falenderoj Francën për ndihmën e madhe. Franca ka vendosur Aeroplanmbajtësjen Charles de Gaulle në det të hapur në Adriatik dhe kohët e fundit ka vendosur një batalion në një dislokim operacional për një afat të mesëm.

- Publicitet -

Pra, ata kanë rritur forcat e tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme tani, siç e kuptoni, sepse këtë javë tensionet janë dukshëm më të larta”, tha Gjenerali Amerikan, Christopher G. Cavoli, Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë.

Gjenerali amerikan theksoi në Senat se tani NATO është në një pozitë më të mirë, por kërkoi që rajoni të mbahet gjithmonë në mbikëqyrje. Për këtë arsye ka autorizuar një vëzhgim ajror për të monitoruar kërcënimet e mundshme ndaj Kosovës dhe Bosnjes.

“Ne kemi drejtuar të paktën dy misione të fokusuara grumbullimi për të shtuar mbledhjen e informacioneve të inteligjencës dhe të kuptuarit e asaj që po ndodh në të dy këto vende”, shtoi Gjenerali Amerikan, Christopher G. Cavoli.

Më pas seanca kaloi në dyer të mbyllura. Në një deklaratë thuhet se sulmi i Banjskës dhe grumbullimi i ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën, vitin e kaluar, ishin kërcënimi më I madh për kthimin e luftës që prej vitit 1999.

Gjenerali amerikan ka shprehur shqetësim dhe për ndikimin në rritje të Rusisë në rajon, me qëllim të qartë për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. “Rusia mund të mos jetë vetëm; roli i Serbisë në këto operacione ndikimi mbetet për t’u parë”, ka theksuar ndër të tjera Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë.

 

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Flamur Struga says:
    April 18, 2024 at 10:27 am

    Ushtria serbe,eshte identike me ushtrin ruse,prandaj te dyja sebashku i kane edhe wellimet edhe metodat e veprimit te njejta.Se kush eshte ky popull me nje kulture hienash,vrases shovenist te perbetuar,e di me se miri pjesa e kombit tone qe kane jetuar nen roberine ,kolonine rusosllave.Po te cfletojme faqet e historise si prova materiale nga 1878 deri ne prill 18 te 2024,do lexojme se kurr nuk ka zgjatur me shume se nje pese ose gjashte vjec pa i vrare i debuar syrgjynosuf duke ua prishur shtepiat ,prishur varrezat …duke ua nderruar emrat vendbanimeve te pooulluara me rusoserb…kjo eshte fetyra e kulcedres sllave,dhe jemi ne ata qe kemi lundur dhe jemi rritur ne lufte.Edhe pas 1999 ,populli shqiptar i Republikes te Kosoves,gjithmone eshte kercenuar ,hyjne terroriste vrases,hyjne armatime para ,te gjitha keto ,para syve te Europes.Duhet te mendojme se Europa edhe pse aleate e fashizmit sllav,eshte bindur se ka te bej me nje kulceder te pa ngopur,prandaj URINE qe kjo bishe e ka,duhet ti dhperblehet me se miri,dhe kjo eshte nga nderhjegjesimi i NATO,SHBA ANGLI GJERMANI ..se me shume toletime nuk duhet tu behet kokave te cmendura rusosllave..Vigjilenca e NATO po rritet ,po bindet se me ke ka te beje njerezimi,prandaj kesaj egersire duhet nji here dhe mire ti ipet nje mesim i mire.Do shpresojme qe drejtesia do viret ne zbatim,edhe kombi yne meriton te jete i lire i harabarte ne kete globin tokesor…

    Reply
  • Dardan says:
    April 18, 2024 at 11:08 am

    E ardhmja e shqiptareve te Kosoves eshte bashkimi me trungun ame-Shqiperine; e ardhmja e serbeve te veriut te Kosoves eshte bashkimi me Serbine, o me kompromis, o me lufte.

    Reply
  • mali says:
    April 18, 2024 at 12:05 pm

    Dardan,mbush mire apo e ke me seriozitet shkrimin.
    Si o Burre I dheut te nxe goja e thua qe veriun e Kosoves t’u a japesh serbi?
    E di ti qe atje jane minierat me vlere ?
    Serbi ato do dhe nuk behet merak per popullsine.
    Rusi e realizoi qellimin ne Ukraine.Mori Donbasin,minierat e qymyrit.
    Tani ben lodra deri sa te nenshkruhet paqja.
    Edhe serbi kete skenar ndjek qe te mare veriun e Kosoves.

    Reply
  • demo says:
    April 18, 2024 at 12:45 pm

    Mitrovica e Ise Boletinit nuk jepet.
    Boll kemi dhene,Kucedra Serbe eshte e pangopur,.Jo vetem shqiptaret,por edhe Bota duhet te mesoje sakte statistikat e popullsise se Mitrovices,ne 1912,para pushtimit serb,,Pas pushtimit serb dhe Dyndjen e serbeve dhe Largimin e Familjeve Shqiptare te Mitrovices,pas vendosjes se Trupave franceze te KFOR ne Uren e Ibrit.
    Banoret shqiptare den baba den te Mitrovices do te kthehen ne shtepite e tyre,sepse Albin Kurti po ben shtet te drejte per te gjithe etnite ne Kosove.
    Hjeksave antishqiptare qe kerkojne kinse Bashkim te Kosoves me Shqiprine,duke dorzuar tek Serbia Mitrovicen dhe llokma te tjera,ju them qe keta ‘Patriote te Cartur’ jane zagaret e Beogradit,,
    Kosova Shtet Sovrawn ne BE,NUK NDAHET!
    Edi Rama,patriot i cartun qe kerkon Bashkimin e Kosoves me Shqiprine,-Shiko se po te hiken Deti Sarandes,Sazani me Zvernecin,Durresi me Shengjinin,Bistrica me Butrintin,..

    Reply
  • mali says:
    April 18, 2024 at 1:08 pm

    Ketu ka dicka qe nuk shkon.
    Franca do t’i shese Serbise 12 aeroplane luftarake moderne.
    Ushteria franceze kontrollon ushterine serbe nga ajri.
    Lind pyetja:Keta aeroplanet qe folem me lart ,kunder kujt do t’i perdore serbi?
    Kunder aircraft francez?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. Sazan Sahani on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. REDAKSIA ONLINE on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Kokpalari 21 janarit on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Vlora e satëme on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. AI on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?