Nga podiumi në prapaskenë, dhjetëra gra dhe vajza kanë marrë role kyçe në koordinimin, komunikimin dhe ndërtimin e identitetit publik të “Revolucionit të Flamingove” – protesta maratonë më e madhe e tre dekadave të fundit.
Të mërkurën në mbrëmje, pas një shiu të rrëmbyeshëm që zgjati disa orë, Sidorela Vatnikaj zbret nga podiumi i improvizuar përballë Kryeministrisë dhe përqafohet me protestuesit aty pranë.
Aktivistja sapo lexoi me megafon kërkesat e protestës për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e kuadrit ligjor që favorizon ndërtimet në zonat e mbrojtura.
Vatnikaj ruan ende një dozë habie për mënyrën se si një protestë e radhës u kthye në lëvizjen më të madhe që vendi ka parë prej fillimit të viteve ’90.
Ajo tregon se pas ngjarjes së 30 majit në Zvërnec, ku një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet private të sigurisë, bisedoi me miq të tjerë aktivistë dhe vendosën që të protestonin të nesërmen përballë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.
Pritshmëritë nuk ishin fillimisht të mëdha dhe Vatnikaj kujton se priste si zakonisht të mblidheshin disa dhjetra vetë. Por brenda pak minutash, organizatorët panë një turmë të madhe protestuesish që thërrisnin: “dorëheqje”.
“Turma që zakonisht udhëhiqej nga aktivistët tanimë po udhëhiqte vetveten,” kujtoi Vatnikaj për BIRN.
“Nga ai moment, revolta qytetare e akumuluar në tre dekada u bë si një lumë që as mund të kontrollohej e organizohej, por që po ndërtonte shtretër të rinj ligjërimi politik për një Shqipëri të re, pa autokratë, pa oligarkë, pa media të shitur dhe pa legjitimim ndërkombëtar,” shtoi ajo.
Protesta maratonë që njihet tashmë si “Revolucioni i Flamingove” nuk ka një lider dhe as një parti që e drejton. Ajo po mbahet gjallë nga mijëra njerëz që mblidhen çdo natë në bulevard dhe një rrjet aktivistësh koordinatorë – ku vajzat dhe gratë aktiviste kanë një rol gjithnjë e më të dukshëm.
Edhe Luçiana Kokaj ishte në shtëpinë e saj në Rrjoll të Shkodrës kur pa në rrjetet sociale atë që po ndodhte në Zvërnec dhe bëri paralelizmin me atë që po ndodhte në zonën e saj, ku prej shumë javësh ajo dhe banorët e zonës po protestonin për të mbrojtur të drejtën mbi tokat e tyre, mbi të cilën ka nisur ndërtimi i një resorti turistik.
E kthyer nga Italia tre muaj më parë për të protestuar për tokën e të parëve të saj, Kokaj e kuptoi se kjo nuk ishte një betejë vetëm për Zvërnecin apo Rrjollin, por për të drejtat e qytetarëve përballë arrogancës së pushtetit.
“Atë që ndodhi në Zvërnec unë e kisha provuar mbi lëkurë më parë duke parë të afërm që janë goditur në protestë; e dija që Policia e Shtetit nuk funksionon për të mbrojtur qytetarët,” thotë Luçiana Kokaj, e surprizuar gjithashtu në fillim nga bashkimi i mijëra qytetarëve.
“Normalisht, duke qenë që ishim të parët na ngeli si detyrë të siguronim mikrofonin, të gjenim ujë, të nxirrnim lejet për çdo protestë,” shtoi Kokaj, duke theksuar se vajzat që morën iniciativën kanë bërë një punë fantastike, së bashku me djemtë dhe burrat organizatorë.
Ky është edhe revolucioni i grave

Kur më shumë se një shekull më parë gratë dolën në rrugë për të kërkuar të drejtën e votës, ato nuk po luftonin vetëm për një të drejtë politike, por po ndryshonin mënyrën se si konceptohej pjesëmarrja qytetare në jetën politike. Që prej asaj kohe, prania e grave është bërë një nga treguesit më të fortë të lëvizjeve shoqërore.
Edhe protesta e muajit të fundit në Shqipëri po ndjek këtë trajektore, me gra e vajza që jo vetëm mbushin sheshet, por ndikojnë në tonin, organizimin dhe mesazhin e saj publik dhe po ashtu në emancipimin e vetë shoqërisë.
Sidorela Vatnikaj beson se përfshirja e vajzave e grave në vijë të parë, në ligjërim dhe përballje, jo vetëm po shkatërron një sistem të vjetër autokratik, por po prodhon një imagjinatë të re politike dhe po emancipon të gjithë shoqërinë.
Edhe Luçiana Kokaj mendon njësoj, ndërsa thekson se gratë dhe vajzat janë zëri, energjia dhe forca e protestës, por edhe imazhi paqësor dhe tërheqës i saj.
“Në protestën në Rrjoll, në fillim ishin burrat, por ama ditën që gratë janë përfshirë në të ka marrë tjetër prezantim, tjetër faqe, pasi gratë e ngritën zërin shumë fort,” kujton Koka, ndërsa shton: “por kur erdhi momenti dinin dhe ta zbusnin”.
“Të gjitha ato vajza të reja, gra me fëmijë e gjyshe që vijnë aty, po ashtu ato vajzat blogere që i japin jehonë protestës, janë energjia dhe forca, janë trimëresha dhe të zgjuara,” shtoi më tej ajo.
Për Entela Spahivoglin – një tjetër organizatore që iu bashkua protestës në Tiranë pas aktivizmit të saj në Durrës kundër projektit TID, prania e kaq shumë grave dhe vajzave duhet të shihet si një gjë normale.
“Ato janë aty bashkë me bashkëshortët, djemtë, vëllezërit, prindërit dhe miqtë e tyre. Kjo nuk është një protestë e grave apo e burrave. Është një protestë e qytetarëve. Forca e saj qëndron pikërisht te fakti që jemi të gjithë bashkë,” thekson ajo.
“Ne shkojmë me rrjedhën”

Kryeministri Edi Rama nuk i është përgjigjur kërkesave të protestuesve, ndërsa ka targetuar me sulme personale disa prej tyre. Njëra prej tyre është Entela Spahivogli, një aktiviste kundër projektit TID në Durrës, projekt për të cilin qytetarët protestojnë veçanërisht për shkak të vlerës së ulët të kompensimit të ofruar, vlerë që i nxjerr ata praktikisht të pastrehë.
Rama postoi në rrjetet e tij sociale fotografinë e Spahivoglit duke folur në protestë dhe e akuzoi atë si autore për ndërtim pa leje në zonën ku janë gjurmët e projektit TID. Por aktivistja iu përgjigj duke treguar se ndërtesa në fjalë i përket vitit 1941, gjë që mbështetet dhe nga pamje filmike arkivore të vitit 1966 që e tregonin ndërtesën në formën që ka sot.
Spahivogli i tha BIRN se ky ishte “një sulm personal nga Kryeministri për të më dekurajuar”.
Sulmet e kryeministrit nuk janë të vetmet presione me të cilat duhet të përballet grupi i koordinatoreve.
“Ka presione nga të gjitha anët, po ka dhe presione ndaj nesh si organizatorë për të folur, por ne përpiqemi që t’a mbajmë sa më gjithpërfshirëse që të flasin qytetarët,” tha Spahivogli. Ajo thotë se e gjen forcën te besimi për të vërtetën – që i bën më të fuqishëm sesa njerëzit me pushtet.
Jeta e këtyre vajzave dhe grave që janë njëkohësisht edhe në podium, edhe në paskuintat e protestës, lidhet me të qënit çdo moment në kontakt me atë që po ndodh në shesh, e kur ikin nga sheshi me atë se çfarë ndodh online, organizimet për të nesërmen, intervistat në media apo lajmërimet në rrjetet sociale.
Organizimi fillon zakonisht me takimin e mëngjesit në orën 9 dhe mbaron në orën 1 të natës, kur bëhet dhe një reflektim se çfarë mund të bëhet më mirë.
Për të qenë e pranishme në çdo gjë që ndodh, Kokaj e ka lënë djalin e vogël nën kujdesin e mamasë së saj në Velipojë dhe bashkë me bashkëshortin po jetojnë me qira në Tiranë. Kokaj thotë megjithatë se janë njerëzit në shesh ata që e bëjnë protestën.
“Ne shkojmë me rrjedhën, sepse është e pamenaxhueshme, pa struktura, e lirë dhe s’mund të menaxhosh gjithë qytetarët,” theksoi ajo.
Për Sidorela Vatnikajn, roli që mori në këtë proteste erdhi natyrshëm si pjesë e aktivizimit të saj të mëhershëm.
“Për mua është ‘revolucionare’ që të shoh të gjithë familjen time në protestë, nga e cila njëherë e një kohë ikja fshehtas për të protestuar,” thotë Vatnikaj, ndërsa shton: “meraku i tyre i atëhershëm është zëvëndësuar me rezistencë dhe vullnet për ndryshim”.
Blerina Gjoka – Reporter

Me pak fjalë protesta lindi vetvetiu dhe s’pati ndonjë grup të mirëstrukturuar organizativ. Që këto çupëlina janë bërë tashmë të pranishme në tubime, kjo ka ardhur si inerci falë pjesëmarrjes gjithnjë e më aktive të rinisë në veçanti, por edhe pjesës më të pakënaqur me këtë regjim thellësisht kleptokrat.
Pjesëmarrja masive në protesta është e domosdoshme për ta gjunjëzuar e sikterrosur këtë qeveri të papërgjegjshme dhe harbute me qytetarin. Por kjo nuk mjafton. Imediate për momentin është strukturimi brenda këtij “grupimi online”. Të pretendosh se ke marrë në dorë flamurin e udhëheqjes së protestave duhet të kesh aftësi të mjaftueshme organizative dhe të bësh publik sa më parë emra të spikatur të çfarëdolloj fushe. Çdo anashkalim i kësaj çështje është pikë minus që me kalimin e kohës mund të çojë në dështim, pa arritur kushedi se çfarë qëllimi. Edhe pse po afron një muaj qysh nga dita e parë e protestës, sot asaj i mungojnë akoma kokat. Thuhet se ka një faqe online ku gjithsejcili mund të regjistrohet si mbështetës i protestës, por edhe aty me sa duket mungon grupi koordinues i veprimeve, çfarë lë të nënkuptohet se ajo adresë interneti është sa për sy e faqe.
Populli e njeh mirë marifetin e patericës, për këtë mjafton të përmendim lëvrimjen mjaftiste sorrosiste me parrullat “Nano ik”. Me pak fjalë, ik ti që të vij unë. Larg qoftë përsëritet e njëjta skemë manipulative edhe kësaj radhe, se përndryshe gjithë kakofoninë e opinionistëve shpirtshitur do ta përmbledhim me një shprehje: Ku ishe? Asgjëkund! Çfarë bëre? Një vrimë në ujë!
Ky te Lapsi sugjeron, meqe PiS pretendon “fitore” ne zgjedhjet (2025) (argument me te cilin mbrohet Edvinramut Oligarku) atehere ata mund ta zevendesojne me tjeter figure te PiS.
A esht e mundur kjo utopi? Qe PiS akoma te kete ndonje kokerr te perdorshme per qeverisje kombetare totalisht imune ndaj ndikimit te influencerit Ramut i cili ka krijuar me duart e tija kete organizate te ndyre ligavece
https://lapsi.al/kerkesat-e-protestes-jane-jo-vetem-te-aresyeshme-por-te-domosdoshme-i1088550
Mirel, atë që ti e quan utopi ka shumë gjasa që së afërmi të shndërrohet në dystopi. Koha do e vërtetojë se cilët qëndrojnë prapa (de)gjeneratave x të internetit. Dje Vuçiçi i Serbisë deklaroi se do japë shumë shpejt dorëheqjen për t’i hapur rrugë
zgjedhjevevotimeve të parakohëshme. Gjendet nën presion të vazhdueshëm psikologjik dhe nuk e përballon dot më valën e atjeshme të protestave antikorrupsion. Ka një farë ngjashmërie dhe me protestat e këtyre laraskave ligavece, prandaj nuk është çudi që dhe sivllau i tij surrelas ta ndjekë nga pas e të shpallë dorëheqjen, për t’ja lënë vendin ndonjë si biçim pardesybardhi tjetër, të paafirmuar, pak a shumë të pa njohur siç ishte dhe vetë para se ta sillnin me thonj të paprera nga Parisi i Esat Pashës, Zogollit, Hoxhës, Kapos, Berishës, e së fundmi i Ramës.Me vjen keq o shoko, po nuk eshte Mireli..
‘LAVATRICJA I KA SHERBYER NJEREZIMIT (aqe me teper gruas) DERI ME SOT ME SHUME SE INTERNETI…!’
Nuk ka pse protesta popullore te ndahet me thike gjinore, kete e kane bere komunistet ne histori, qe do te ngrinte nga varri Rosa Luxemburgun dhe Karl Libknechtin per te themeluar nje Parti te Re Komuniste, jo ne Gjermani, por ne Shqypni.
PROTESTA E FLAMINGOVE DUHET TE REZOJE EDI RAMEN NGA PUSHTETI DHE TA COJE KETE DIKTATOR PARA DREJTESISE, TE PASTROJE SHTETIN NGA VEMJET-HAJDUTET E ENVERIT DHE TE GJITHE TE BASHKUAR, PA DALLIME GJINORE, PA DALLIME KRAHINORE, FEJE DHE BESIMI, TE MEDHENJ E TE VEGJEL TE BEJNE ATE QE NUK BENE BAJGAT E ENVERIT NE VITIN 1991.
Vetem atehere Shqypnia do te behet NORMALE si te gjitha vendet e tjera ish komuniste te Evropes Lindore, qe po vrapojne drejt BE dhe Botes Demokratike
Keto protesta mbarepopullore anti-Rama (me te medhate kunder nje pushteti qe ka pare ky vend) ne vetem nje muaj e kane plakur Ramen 20 vite duke e bo moshatar te Sales.
Edi Rama e ka ngritur Jeten,Pushtetin,Mbreterine mbi femrat.E filloi duke rrahur te emen.gruan me gjendje civile dhe te tjerat me radhe.
I nxorri lakuriq ne mexhlis,ne ruge,ne ballkon,I poshteroi,i pasuroi i pushteteroi.E rrethoi veten me GARDEN FEMERORE TE GADAFIT.Provoi qe femra eshte plastelina me e mire per format e Bocetit.|Pushteti i tregoi qe femrat ja kuptonin mysterin qe i levizte ne tru pa folur,,Ja benin hazer me firme e me vule,vetem me isharet.Kurre nuk i kerkuan ti votonte Projektet Zhvilluese ne Referendume,ne Parlament,ne Grup parlamentar,ne KPD,KKRRT,VKM,,.Firmosnin vete SAKRIFICAT E HESHTURA TE LABIRINTHEVE TE MINOTAURIT.
Ju moj sokoleshat e Rrjollit,Zvernecit,Kakomese po i tregoni Ftyren e vertete te Femres shqiptare.Erdhi Dita ti ktheni reston Minotaurit.Ju do ta shqyeni me thonj Minotaurin.Mimi,Mirela,Mirlinda,Belinda,dhe haremi i Lindave te pafund qe rrethojne Minotaurin duhet te turperohen para Vajzave te Protestes.
Eshte edhe Zegjineja..Harrova Zegjinene.Edhe Zegjineja eshte femer.Ne dasem te Zegjinese!
PRAP GAZETA BILD GJERMANE KUNDËRSHTARE E E.RAMËS DEL NË SKENË.
EDHE MIZAT E DHEUT PËR KULLOTË,FOLE E KANË NJË UDHËHEWS..!
EDHE BLEDA PUNËTORE PËR MJALTË E KA MBRETËRESHËN E VETË PËR PUNË E DREJTIM..!
NË ÇDO SEKTOR PUNE KA 1 DREJTUES.!
NË USHTRI SKUARDA E USHTARVE PREJ 7-8 VETASH E KAN KOMANDANTIN.!
VETËM PROTESTUESIT ANONIM NUK KAN KOKË,TRU POR KËMBË PËR TË BREDHUR PËR ZHURMË PËR TË ZGJUAR NGA GJUMI KALAMAJT.
KËSAJ I THONË HA..HA KRUSHQIT HA. HA..NUSJA..!
SI NË RIOLL TË SHKODRËS DHE ZVËRNRC PO PUNON PRIVATI DHE NUK KA PUNË POLICIA E SHTETIT,PASI POLICIA I MERR URDHRAT NGA GJYKATA E JO QEVERIA.!
SIKURSE NË AEROP.VLORËS.. KOSOVARËT DUAN TA SABOTOJNË PUNËN E QEVERISË.
TURMAT DUAN SEHIR SE KAN VAP TË QËNFROJNË NË SHTËPI.
RINIA NË DEMOKRACI KËRKON QEJFIN NË LUFTË DEL PËR ATDHE E FLAMUR.!
BRIDHI SA TË DONI SE NIK U PENGON KUSH.
PO PRANUAT SALIUN..E DI AI DE ÇU BËNË.! MBI 22.000 KA ELEMINUARË.
U FLET 1 PESIONIST ME 23 FËMIJË NIPËR E MBESA.
KRIJONI PARTI,FURUNI NË.ZGJEDHJE DHE LARGONI SALIUN NGA POLITIKA E KRIMIT,PASI FREJTËSINË E KA TREDHUE QË NË 1992.
NDAJ VËNDIT I JAN VJEDHUR MBI 500 MILF.$ 92-25.!
SALIU DHE DREJTËSIA JANË KANCER NGA 1992.!
PA DREJTËSI EDHE 100 QEVERI TË NDRYSHOHEN NUK KA SHTET,LIGJ,DEMOJRACI,EKOMOMI.
EL GAZETAR NEWS AËBANIA
Pozitivitet
Qytetari
Po sa do zgjas?
Derrave nuk u hidhen margaritarë – thot Bibla dhe Kurani
FEMRAT DHE GRATE SOCIALISTE MENDOJNE NDRYSHE NGA FEMRAT DHE GRATE E PROTESTES
Iris Luarasi TYRYFYCKA e Partise Socialiste e ka flakur dinjitetin komunist “DIGNITY” dhe ne studion e Grida Dumes eshte transformuar ne kapitaliste duke deklaruar: “Si do te refuzojme ne, socialistet e Edi Rames nje investim $4 miliarde dollaro ne Zvernec?” qe na kujton bedelet e Edi Rames ne fillim te mandit te tij kriminal kur cirreshin dhe bertisnin: “O-BO-BO! Si mund te refuzojme ne Armet Kimike te Asadit, qe jane bamiresi nga Obama e SHBA dhe qe do ta mbuloje Shqypnine me $dollaro?”
JO MO! JO O TYRYFYCKA IRIS LUARASI SOCIALISTJA-KAPITALISTJA!
Investimet e krimit dhe te droges ne asnje vend te Botes nuk i kane dhene zhvillim vendit ku pastrojne parate e tyre te pista, keshtu qe nuk ka gjasa qe Zverneci te beje perjashtim. Parate e krimit dhe te droges krijojne qytete fantazem, sepse ata duan te zhvasin bleresit, nuk u intereson mjedisi dhe pronari, ata grabisin prona me dokumenta te fallsifikuara, ata grabisin portin e Durresit per te ndertuar pallate banimi mbi rere qe fundosen nga injoranca e projektuesve, ata premtojne inceneratore fantazem qe nuk ekzistojne as ne projekt, vjedhin parate dhe arratisen ne Zvicer dhe Austri, sepse Drejtesia nuk i kerkon ne ato shtete ku nuk ka Drejtesi. Mund te sjell shume shembuj tragjike ne Bote, madje edhe ne gadishullin ballkanik dhe ne bregdetin e Detit te Zi ku mafia e krimit dhe droges e Putinit ka ndertuar qytete gjigande fantazem dhe i ka lene te pambaruara per arsye te ndryshme, qe ka ulur ndjeshem DINJITETIN e ketyre shteteve qe i kane lejuar ne syte e Botes Demokratike, cfare zhvillimi i solli kokaina e Eskobarit Kolumbise? Vetem vrasje, masakra dhe kurgje tjeter bashke me nje prapambetje mbare-popullore, cfare i solli Sinaloa Mexikes dhe Botes? Vetem droge, krim dhe mjerim dhe kjo e pret edhe Shqypnine e Artur Shehut, BOSIT te Zvernecit me te cillin ka rene ne dashni socialistja femer Iris Luarasi qe po qan dhe vajton per parate e krimit dhe droges ne Shqypni,
prandaj:
O Protesta e Flamingove te Nartes me burra dhe gra, me femra dhe meshkuj, qe Bota ju shikon si “Miza pa Koke”, rezoni nga pushteti Edi Ramen, zgjoni SPAK nga gjumi i Ariut dhe nxirreni me hu kriminelin Edi Rama para Drejtesise se Fjetur dhe ASGJE tjeter, kaq mjafton, lerini LLOGJET me 5 pika te burgaxhiut te Hages, Dritan Goxhaj, se keta socialiste-specialiste te mashtrimit dhe manipulimit nuk ikin vete.
Kjo iris luaraska mos ka qënë gjë volejbolliste dhe moshatare me edver kusar hoxhën e çetës socialpise? Nëse po, llogjike qe do mbroje interesat e klanit hoxhist
Nuk e di per cilin lume po flet, sikur ju thau vera. Sa me shume protagonista aq me shume kuptohet kush dhe cfare duan. Kjo goca mund ta kete me shpirt luftimin e korrupsionit ndryshimin e qeverise, mbrojtjen e zogjve e ku di une por ne fund jemi ne Europe . Nuk ka revolucion. Revolucion ka vetem kur ndrrohet sistemi ,si viti 90 ose kur je i pushtuar.Dhe keto kushte nuk plotesohen. Di gje kjo goca cfare do te thote zgjedhje. Me megafon nuk fitohen te shkretat, duhen alternativa dhe njerez qe ti perfaqesojne. Ne podium jane bere si stacion treni, te gjithe duan te shkojne diku por se dine cfare treni te marrin.
Jo jo,,po nuk more vesh me te mire,Protesta do shnderrohet ne demonstrate,duke perdorur te njejtat kritere qe perdori Edvini per te marre pushtetin.A leshoi 20 mije kokepalare Edvini ne 2011 kunder policise me hunj,me kembe tavolinash kokes,ne demonstraten me te dhunshme qe ka pare Historia Shqiprise.Dergoi kokepalaret si mish per top dhe vete u fsheh si skuith tek kulla arabit.A e dinte Edvini,qe Pushteti merret me vote?Pse e mori me revolte? Ate dite Sali Berisha kreu krimin me te pafalshem ne jeten e tij.Nuk gjemoi Edvinn skuthin ta gjinte vrimen ku fshihej dhe tja bente koken vrima vrima.
Ca eshte Alternativa?
Po Podiumi?
Alternativa, per kurven Rilindase, eshte qe te dali perfaqesia qe do negocioje me Ramutin, si te kalojne pushtetin te Ramuti perseri, nepermjet Haleancave te Reja.
Ndersa Podiumi, o kurva dhiare, eshte Kuvendi i Vertete Popullor.
Aty ka te drejte cdokush te shkoje e te flase per hallet e tij, dhe te kerkojne njerezia te drejten qe shteti i qelbesirave ua ka mohuar me vite. Podiumi eshte Sovrani Popull ne te drejten e tij qe te mos lejoje ti neperkembet Fjala nga PiSat dhe Putanat e Kuvendit. qe e kane mbytur zerin e Popullit ne Shqiperi.
Nuk duam me perfaqesim putanash dhe hajdutesh.
As ligje kriminelesh per kriminelet dhe kunder popullit shqiptar.
Duam shtetin tone qe te flasim te gjithe, jo pese kurvat e Ramutit. Jo Kumbarot, Belindat, Zeqineja dhe ajo bundra e Rroskovecit.
JO!
Jeta e shqiptareve nuk duhet te ngelet me ne doren e kurvave dhe krimineleve manjiake te “resorteve”
Shqiperia eshte e popullit shqiptar.
Nuk e sollen me vete as Ramuti, as Belinda, dhe as Xhacka dhe Strategjiket e Rames, si Ulaj dhe Kastrati..As Kumbaro dhe as Berihsa e Basha, e Meta e gjithe plerat qe ja kane vene lakun ne fyt Shqiperise dhe shqiptareve.
LArg nga Podiumi i Popullit , te gjithe ju Maskarenj
Qerrohuni nga ky Kuvend
Eshte fjala e Rinise
EDI RAMA O TRADHTAR JEP DOREHEQJEN SA MË PARË”!
2. “SHQIPNIA E SHQIPTARËVE VDEKJE TRADHTARËVE”!
3. “O ERJON O LEGEN PRITE RAMËN SE PO VJEN”!
4. “DIASPORA ËSHTË SHQIPNIA”
5: “RAMA BURG – BERISHA BURG”!
6.. “VDEKJE TRADHTARËVE-BURG PADRONAZHISTAT”
7. “TË ROJË SHQIPNIA”
PARRULLA: “REVOLUCION-SPAK DËNO RAMËN EDHE SALËN”