Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vakanca e Holta Zaçaj në Kushtetuese, KED publikon kush mund të jenë tre zëvendësuesit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vakanca e Holta Zaçaj në Kushtetuese, KED publikon kush mund të jenë tre zëvendësuesit
KronikeLajmi i fundit

Vakanca e Holta Zaçaj në Kushtetuese, KED publikon kush mund të jenë tre zëvendësuesit

Published: September 18, 2025
Shpërndaje

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar këtë të enjte renditjen përfundimtare të gjashtë kandidatëve të kualifikuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, i cili mbeti bosh pas largimit të Holta Zaçajt.

Në krye të listës është renditur Asim Vokshi me 89.5 pikë, i ndjekur nga Naureda Llagami me 89.3 pikë, dhe Florian Ballhysa me 77.83 pikë. Pas tyre janë pozicionuar Alma Faskaj (77.77), Genta Tafa Bungo (75.44) dhe Alban Toro (74.22).

Pas miratimit të raportit të arsyetuar për procedurën e verifikimit dhe vlerësimit të secilit kandidat, KED do t’i dërgojë listën Gjykatës së Lartë, e cila si organi emërtues do të zgjedhë një nga tre kandidatët më të vlerësuar: Vokshi, Llagami apo Ballhysa.

- Publicitet -

Në total, 13 kandidatë shprehën interes për këtë pozicion, por procesi vijoi me një listë të shkurtuar, pas tërheqjes së Denar Bibës në fillim të shtatorit.

Mandati i Holta Zaçajt, që do të zëvendësohet përmes kësaj procedure, ishte objekt debatesh publike mes saj dhe Gjykatës së Lartë. Ndërsa Zaçaj insistonte se mandati i saj përfundonte në dhjetor të vitit 2025, Gjykata e Lartë kërkoi largimin e saj që në mars të këtij viti.

Këshilli njoftoi se procesi i vlerësimit është zhvilluar në përputhje me ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe vendimet përkatëse që rregullojnë procedurat e renditjes për Kushtetuesen.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shteti në dorë të Gysit: Ngritja dhe rënia e një ish-inspektori mjedisi
  • Votoi pro Hartës së re Territoriale, Braçe: Rama i dashuruar me pushtetin, nuk më blen e as më shantazhon dot
  • Vendimi i Sylvinhos, ish-trajneri i Kombëtares refuzoi kthimin te klubi i njohur brazilian
  • Milan Radoiçiç shfaqet krah djalit të Vuçiçit në tubimin e SNS-së në Serbi
  • Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy aktivistëve

Komentet e Fundit

  1. ANA on Dorën në zjarr!
  2. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  4. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  5. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?