Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VALA E TË NXEHTIT: Nga Shkodra në Gjirokastër, ja sheshet ku mund të merret ndihmë mjekësore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > VALA E TË NXEHTIT: Nga Shkodra në Gjirokastër, ja sheshet ku mund të merret ndihmë mjekësore
KryesoreShendetesi

VALA E TË NXEHTIT: Nga Shkodra në Gjirokastër, ja sheshet ku mund të merret ndihmë mjekësore

Published: July 18, 2023
Shpërndaje

 

E ndërsa vendi është nën pushtetin e temperaturave të larta, të cilat do vijojnë rritjen edhe në ditët e ardhshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, ka konfirmuar sheshet ku janë vendosur autoambulancat që do të ofrojnë ndihmën e urgjencës për personat që do kenë probleme me shëndetin si pasojë e të nxehtit.

Janë nëntë njësi të Lëvizshme të Asistencës Mjekësore në territor, të cilat janë pozicionuar në sheshet qendrore të qyteteve, nga Shkodra në Gjirokastër, që do jenë në gatishmëri për t’ju përgjigjur emergjencave shëndetësore, në këto ditë të valës së të nxehtit.

- Publicitet -

Bazuar në rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë, ju bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes në situatat e të nxehtit ekstrem.

  • Këshillohet që qytetarët të mbajnë shtëpinë të freskët dhe temperatura e ambientit duhet të mbahet nën 32°C gjatë ditës dhe 24°C gjatë natës.
  • Këshillohet të vishen rroba të lirshme, me materiale pambuku.
  • Të pihet rregullisht ujë dhe lëngje deri në 2 L dhe shmanget alkooli, kafet e tepërta dhe sheqeri.
  • Rekomandohet të konsumoni ushqim në racione të vogla dhe shpeshherë.
  • Tregoni vëmendje në përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit. Temperaturat e larta favorizojnë prishjen e ushqimit, rrisin rrezikun e diarreve dhe të vjellave, si dhe helmimin nga ushqimi.
  • Për personat që përdorin medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.
  • Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët.
  • Duhet të shmangen aktivitetet fizike me intensitet të lartë.
  • Ajrosni makinën nëse është për një kohë të gjatë në diell, duke hapur dyert dhe nëpërmjet kondicionerit para se të lëvizni me të. Përdorni pajisjet e ruajtjes nga dielli dhe mos i lini fëmijët vetëm në makinë.
  • Ndihmoni të tjerët. Kontaktoni me familjarët, miqtë dhe fqinjët të cilët jetojnë vetëm, pasi në ditët e nxehta mund të kenë nevojë për asistencë.

Grupet më të rrezikuara ndaj temperaturave të larta janë:

  • Të moshuarit.
  • Foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
  • Individët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike si:
  • Sëmundjet kardiovaskulare.
  • Diabeti, thyreotoksikoza.
  • Sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK).
  • Sëmundjet mendore.
  • Sëmundjet e veshkave, insuficienca renale, gurët në veshka etj.
  • Gratë shtatzëna.

 

Kujdes! Të gjithë ata që vuajnë nga sëmundje kronike duhet të konsultohen me mjekun e familjes apo me specialistin për të përballuar sa më mirë temperaturat e larta të stinës së verës.

Për çdo emergjencë shëndetësore kontaktoni 127.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ngrohja globale po përshpejtohet, njihuni me zonat më të prekura
  • Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata
  • Procedohet Adrian Hila, policia çon në Prokurori dosjen për videot intime
  • Hetimet për çështjen KAYO, SPAK i sekuestron telefonin Ardi Veliut
  • AUDIOPËRGJIMI: Kontroll në vilën e Ron Yeffet, SPAK sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Komentet e Fundit

  1. Boll on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  2. Genti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  3. Emigranti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  4. Anonymous on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  5. Jugu on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?